Daut Dauti (Koka)
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Jeta
RedaktoDaut Xh. Dauti -Ka lindur në fshatin Kokaj, më 1908. Ishte udhëheqës i fshatit, pjesëmarrës i luftës në rezistencën e armatosur përgjatë “Udhës së frengit”, Raincë në Karadakun Lindore.
Veprimtaria atdhetare
RedaktoNë këto luftime (18 shtator 1944) merr plagë vdekjeprurëse dhe bartet në shpinë nga Isahu i Mustafës së Kokajve, nga vija e frontit në Raincë të Preshevës, deri në Corroticë, ku vdes pas pakë ditësh dhe varroset në fshatin Kokaj. Nga 19 shtator 1944, forcat vullnetare shqiptare, të stacionuara jo larg pjesës së hekurudhës së fshatit Corroticë, kishin ndërmarrë një kundër -sulm ndaj forcave serbe, pasiqë ato ishin thyer keq nga luftimet përgjatë grykës së lumit Rainca, nënkomandën e Hoxhë Lipovicës, ku një njësi e vogël e luftëtarëve shqiptarë po indiqte përtej hekurudhës, në krye me Dautin, i cili si kryeplak i katundit Kokaj, pa e falë Bajramin, iu kishte prirë bashkëvendësve për të ndjekur serbët, të cilit kishin si pikë tërheqje drejtimin e fshatit Bilaç, ku kishte marrë plagë vdekjeprurëse dhe kishte mbetur prapa, pasi që nuk kishte qenë në gjendje të tërhiqej me tjerët. Më vonë, një njësi e përbërë nga shokë te tij,ishin kthyer dhe pas një luftimi të serishëm dhe të rreptë, kishin arritur ta tërheqin Dautin, të plagosur rëndë (sipas Haxhi Isahut, i cili e kishte bartur në shpine[1] ). Para vdekjes e kishin dërguar te i afermi i tij, tek shtëpia përball në kodër, Carratic pasi që e dinin se aty i kishte kushërinjtë, Ramadanin. [1] Atë natë vjeshte, Dauti kishte dhënë shpirt në krah të axhës Dan[2]. Të nesërmen e kishte përcjellë kufomën në fshatin Correticë, që gjendej disa orë larg, ku familjarët dhe të tjerët po e prisnin me lot dhembje e krenarie. Dauti kishte rënë heroikisht në mbrojtje të kufirit të atdheut, i cili atëherë përfundonte në hekurudhë dhe deri aty ku shtriheshin tokat e fshatit Corroticë dhe të fshatrave të tjera në vijën Bujanoc–Preshevë. Axha Dan, me lot në sy tregonte detajet e aksionit, ku kishte rënë Dauti.
Renia ne vijen e para te Frontit Lindor
RedaktoDaut XH.Koka u vra në afërsi të hekurudhës, në vijen frontale, Carratic-Raince më 14 shtator 1944. (Sipas kujtesës së Mihrije Rahim Rrahmanit, e lindur më 10 shkurt 1922, në fshatin Strezovc, e cila jeton në Çerkez nga viti 1965, Dauti ishte udhëheqës i grupit të Correticës, pasi që grupi tjetër ndahet në drejtim të Raincës, nën komandën e Hoxhë Lipovicës[3]. Dauti ra dëshmor si pjesëmarrës i luftës së armatosur përgjatë “Udhës së frengit” në Kosovën Lindore. Është rivarrosur në fshatin Kokaj.
References
Redakto- [1] Deklaratë e Isa Mustafë Koka, dhënë autorit, 1983, Kokaj
- [2] Tregimi për Dautit, Ramadanit, për nipin e tij, D. Dauti.
- [3] Deklaratë nga Isa Mustafë Koka, dhënë autorit, 1983, Kokaj
Lidhje tjera
Redakto- ^ NijaZi, Ramadani (2020). Shtegtim në histori – I / Nijazi Ramadani . – Gjilan : Rrjedha, 2020.–libra ; 21 cm. [Libri] I. – (Gjilani në rezistencën kombëtare në juglindje të Kosovës 1941-1951) : (studim dokumentar monografik) – 295 f.ISBN 978-9951-453-24-0. Gjilan: 2020. fq. 277–281. ISBN 978-9951-453-24-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)