Dekatloni
Dhjetgarëshi ose dekatloni është diciplinë atletike për meshkuj e filluar nga viti 1884 në SHBA. Në Lojrat olimpike si disciplinë u fut në lojrat e vitit 1912 në Stockholm.
Gara zgjat dy ditë, dhe përbëhet prej dhjetë disiplina të ndryshme të atletikës.
Dita e parë e garave
- 100m
- kërcim së gjati
- hedhja e gjyles
- kërcim së larti
- 400 m.
Ditën e dytë të garimit kemi disciplinat
- 110 m me pengesa
- hedhja e diskut
- kërcimi me shkop
- hedhja e shtizës
- 1500 m.
Sipas tabelave speciale të federatës ndërkombëtare të atletikës (IAAF), rezultatet e garuesit shëndrrohen në pikë fitues shpallet ai që fiton më shumë pikë.
Rekordi zyrtar botëror regjistrohet nga viti 1922.
Rekordi botëror: aktual është 9026 pikë Roman Sebrle, Çeki / Götzis 27 maj 2001
Sistemi vlerësimit
RedaktoFederata botërore e atletikës IAAf nga viti 2001 e ka miratuar formulën e shpërndarjes së pikëve si më poshtë:
- Pikët = INT(A*(B-P)C) Për diciplinat e vrapimit
- Pikët = INT(A*(P-B)C) për kërcimet dhe hedhjet
A, B i C janë parametra që varen nga diciplina si në tabelën poshtë, P paraqet rezultatin e pjesmarrësit të shprehur në sekonda për diciplinat e vrapimit dhe në metra e centimetra për diciplinat e kërcimit dhe hedhjes.
Diciplina | A | B | C |
---|---|---|---|
100 m | 25,4347 | 18 | 1,81 |
Kërcim së gjati | 0,14354 | 220 | 1,4 |
Hedhja e gjyles | 51,39 | 1,5 | 1,05 |
Kërcimi së larti | 0,8465 | 75 | 1,42 |
400 m | 1,53775 | 82 | 1.81 |
110 m me pengesa | 5,74352 | 28,5 | 1,92 |
Hedhja e diskut | 12,91 | 4 | 1,1 |
Kërcimi me shkop | 0,2797 | 100 | 1,35 |
Hedhja e shtizës | 10,14 | 7 | 1,08 |
1500 m | 0,03768 | 480 | 1,85 |
Shpërndarja e pikëve sipas rezultateve
RedaktoShpërndarja proporcionale sipas vlerës së rezultateve mun të fitohen 1000, 900, 800 dhe 700 pikë në çdo diciplinë.
Diciplina | 1000 pikë | 900 pikë | 800 pikë | 700 pikë | Masa |
---|---|---|---|---|---|
100m | 10,395 | 10,827 | 11,278 | 11,756 | Sekonda |
Kërcim së gjati | 7,76 | 7,36 | 6,94.1 | 6,51 | Metra |
Hedhja e gjyles | 8,4 | 16,79 | 15,16 | 13,53 | Metra |
Kërcim së larti | 2,20 | 2,10 | 1,99 | 1,88 | Metra |
400m | 46,17 | 48,19 | 50,32 | 52,58 | Sekonda |
110m me pengesa | 13,8 | 14,59 | 15,419 | 16,29 | Sekonda |
Hedhja e diskut | 56,17 | 51,4 | 46,59 | 41,72 | Metra |
Kërcimi me shkop | 5,28 | 4,96 | 4,63 | 4,29 | Metra |
Hedhja e shtizës | 77,19 | 70,67 | 64,09 | 57,45 | Metra |
1500m | 233,79 | 247,42 | 261,77 | 276,96 | Sekonda |
Po të kemi parasysh rzultatet e rekordeve botërore të disciplinave teorikisht maksimumi i pikëve të fituara do të ishte 12 516 pikë.
Diciplina | Rekorderi | Rekordi | Pikët |
---|---|---|---|
100m | Usain Bolt | 9,69 sekonda | 1174 |
Kërcim së gjati | Mike Powell | 895 centimetra | 1312 |
Hedhja e gjyles | Randy Barnes | 23,12 metra | 1295 |
Kërcim së larti | Javier Sotomayor | 245 centimetra | 1244 |
400m | Michael Johnson | 43,18 sekonda | 1156 |
110m me pengesa | Dayron Robles | 12,87 sekonda | 1126 |
Hedhja e diskut | Jürgen Schult | 74,08 metra | 1383 |
Kërcimi me shkop | Sergey Bubka | 614 centimetra | 1277 |
Hedhja e shtizës | Jan Železný | 98,48 metra | 1331 |
1500m | Hicham El Guerrouj | 206 sekonda | 1218 |
Gjithsejt | 12516 |
Nëse i marrim parasysh rezultatet më të mira të të gjitha kohërave në secilën disciplinë veç e veç maksimumi teorik në dhjetgarësh është 10 485 pikë.
Diciplina | Rekorderi | Rekordi | Pikët |
---|---|---|---|
100m | Chris Huffins | 10,22 sekonda | 1042 |
Kërcim së gjati | Erki Nool | 822 centimetra | 1117 |
Hedhja e gjyles | Edy Hubacher | 19,17 metra | 1048 |
Kërcim së larti | Rolf Beilschmidt i Christian Schenk | 227 centimetra | 1061 |
400m | Bill Toomey | 45,68 sekonda | 1025 |
110m prepone | Frank Busemann | 13,47 sekonda | 1044 |
Hedhja e diskut | Bryan Clay | 55,87 metra | 993 |
Kërcimi me shkop | Tim Lobinger | 576 centimetra | 1152 |
Hedhja e shtizës | Peter Blank | 79,80 metra | 1040 |
1500m | Robert Baker | 238,7 sekonda | 963 |
Gjithsejt | 10485 |
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Decathlon points calculator
- Team Decathlon website Arkivuar 11 janar 2022 tek Wayback Machine