Shtatgarëshi ose heptatloni është shumgarësh në atletikë që përbëhet prej shtatë disciplinash të ndryshme. (hepta shtatë, dhe athlon garë).

Ekzistojnë dy lloje heptatloni:

  • Heptatlon për femra që zgjat dy ditë me këtë program
    • dita e parë: 100 m me pengesa, kërcim së larti, hedhja e gjyles, vrapim 200 m
    • dita e dytë: kërcim së gjati, hedhje e shtizës, vrapim 800 m
  • Heptatloni për meshkuj vetëm në sallë:
    • dita e parë: 60 m, kërcim së gjati, hedha e gjyles, kërcim së larti
    • dita e dytë: 60 m me pengesa, kërcimi me shkop, vrapim 1000 m

Sipas tabelave speciale rezulatet e secilës garë shëndrrohen në pikë, fiton ai që grumbullon më shumë pikë.

Shtatgarëshi u fut si diciplinë në vitet tetëdhjetë të shekullit XX si zgjërim i pesëgarëshit për femra.

Rekordi botëror aktual: 7291 pikë mbahet nga Jackie Joyner-Kersee, SHBA / Seul, 24 qershor, 1988.

Shih edhe

Redakto

Dekatloni