Adoptimi i një sistemi të gradave shkencore lehtësisht të njohshme dhe të krahasueshme, gjithashtu përmes Suplementit të Diplomës, me qëllim që të nxitet aftësia për punësim e qytetarëve evropianë dhe konkurrenca ndërkombëtare e sistemit europian të arsimit të lartë. Adoptimi i një sistemi kryesisht të bazuar në dy cikle kryesore, universitare dhe të diplomuar me grada shkencore. Promovimi për në ciklin e dytë do të kërkojë plotësimin e sukseshëm të ciklit të parë të studimeve, që zgjat në një minimum prej tre vjetësh. Grada shkencore që jepet mbas ciklit të parë do të njihet në tregun evropian të punës si një nivel i përshtatshëm kualifikimi. Cikli i dytë do të çojë në titullin master dhe/ose doktoratë si në shumë vende Evropiane. Vendosja e sistemit të krediteve -te tilla si sistemi ECTS - si një mjet i përshtatshëm për nxitjen e lëvizshmërisë më të gjerë të studentëve. Kreditet gjithashtu mund të përftohen dhe në kontekstin e arsimit jo-të lartë, duke përfshirë të mësuarit gjatë gjithë jetës, duke siguruar që ato të njihen nga universitetet e interesuara. Promovimi i lëvizshmërisë (Mobiliteti) duke kapërcyer pengesa drejt të ushtruarit të efektshëm të lëvizjes së lirë, me vëmendje të veçantë ndaj: studentëve, mundësive të tyre për studim, trainim dhe shërbime që lidhen me to, për pedagogë, kërkues dhe staf administrativ, njohje dhe vlerësim i periudhave të harxhuara në punë kërkimore brenda kontekstit Evropian, mësimdhënie dhe trainim, pa paragjykuar të drejtat e tyre statusore. Promovimi i bashkëpunimit evropian në sigurimin e cilësisë me synim zhvillimin e kritereve dhe metodologjive krahasuese. Promovimi i dimensioneve të nevojshme evropiane në arsimin e lartë, veçanërisht në lidhje me zhvillimin e kurrikulës, bashkëpunimit ndër-institucional, skemave të lëvizshme dhe programeve të integruara të studimit, trajnimit dhe kërkimit. Ne angazhohemi që të arrijmë këto objektiva brenda kuadrit të kompetencave tona institucionale duke respektuar plotësisht diversitetin e kulturave, gjuhëve, sistemeve kombëtare të arsimit dhe autonominë universitare , për konsolidimin e hapësirës evropiane të arsimit të lartë. Për këtë qëllim, ne do te ecim në rrugën e bashkëpunimit ndërqeveritar, së bashku me ato organizata joqeveritare evropiane të cilat kanë kompetenca mbi arsimin e lartë. Ne shpresojmë që përsëri, universitetet të reagojnë me shpejtësi, pozitivisht dhe të kontribuojnë në mënyre aktive për suksesin e kësaj iniciative. Të bindur se krijimi i hapësirës evropiane të arsimit të lartë, kërkon në mënyrë konstante: mbështetje, supervizion dhe adoptim ndaj nevojave që janë në ndryshim të vazhdueshëm, ne vendosim që të takohemi përsëri brenda dy vjetësh me qëllim që të vlerësojmë progresin e arritur dhe hapat e reja që do të duhet të ndërmerren.

Shih edhe

Redakto