Delfini i Amazonës
Delfini i Amazonës (Inia geoffrensis), i njohur dhe si boto, butu ose bufeo, është një lloj i balenave me dhëmbë, që i takon familjes Iniidae. Tre nënlloje janë të njohur: I. g. geoffrensis (Delfini i Amazonës), I. g. boliviensis (Delfini i Bolivisë) and I. g. humboldtiana (Delfini i Orinokos). Këto tre nënlloje janë të përhapur në pellgun e Amazonës, në lumin Madeira në Bolivi dhe në pellgun e Orinokos.
Delfini i Amazonës | |
---|---|
Klasifikimi shkencor | |
Unrecognized taxon (fix): | Inia |
Lloji: | Template:Taxonomy/IniaI. geoffrensis
|
Emri binomial | |
Inia geoffrensis | |
Përhapja e delfinëve të Amazonës |
Delfini i Amazonës është lloji më i madh i delfinëve të lumit, me meshkujt e rritur që arrijnë deri në 185 kg në peshë dhe 2.5 metra në gjatësi. Të rriturit marrin një ngjyrë rozë, më të shquar tek meshkuj, duke i dhënë pseudonimin "delfinët rozë të lumit". Dimorfizmi gjinor është shumë i dukshëm, me meshkujt që janë 16% më të gjatë dhe 55% më të rëndë se femrat. Ashtu si balenat tjera me dhëmë, ata kanë një shalqi ballor, një organ që përdoret për bio sonar. Penda shpinore, edhe pse e shkurtër në lartësi, konsiderohet e gjatë, dhe pendët e gjoksit gjithashtu konsiderohen si të mëdha. Madhësia e pendës, rruazat e pandërprera dhe përmasat e tij relative mundësojnë manovrim të përmirësuar gjatë notimit nëpër pyje të përmbytura dhe për kapjen e presë.
Ata kanë një nga dietat më të gjera në mesin e balenave me dhëmbë, dhe ushqehen me 53 lloje të ndryshme të peshkut, duke përfshirë mustakët dhe piranjat. Ata gjithashtu konsumojnë kafshë të tjera si breshkat e lumenjve dhe gaforret e ujërave të ëmbla.
Në vitin 2008, ky lloj u rendit nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) si një lloj me mugesë të të dhënave, për shkak të pasigurisë në lidhje me trendet e tyre të popullsisë dhe ndikimin e kërcënimeve. Ndërkohë që gjuetia është një kërcënim i madh, në dekadat e fundit, ndikimi më i mëdh në popullsi është për shkak të humbjes së habitatit dhe ngatërrimit pa dashje në rrjetat e peshkimit.
Është i vetmi lloj i delfinëve të lumenjve që mbahen në kaptivitet, kryesisht në Shtetet e Bashkuara, Venezuelë dhe Evropë; megjithatë, është i vështirë për t'u trajnuar dhe një vdekshmëri e lartë shihet tek llojet në kaptivitet.