Delja e Sharrit është një racë delesh që cila e ka marrë emrin mbas Maleve të Sharrit, ku ka rreth 50% prej numrit të gjithmbarshëm të deleve në Kosovë. [1]

Delja e Sharrit

Karakteristikat

Redakto

Delja e Sharrit hyn në grupin e deleve bishtshkurtra dhe supozohet se prejardhjen e ka nga mufloni evropian, por mendohet se ka gjak të deles së stepave (ovis vignei). Hyn në grupin e deleve të imta leshshkurtra, me lartësi të xhidavisë rreth 57,4 cm dhe me thellësi e gjerësi të dobëta të kraharorit. Ka masë trupore prej 30-35 kg. Për herë të parë hyn në riprodhim në moshën 18 muajsh dhe ka pjellori rreth 102%. [2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Blegtoria e veçante, Niveli II, MASHT Arkivuar 28 tetor 2019 tek Wayback Machine, Prishtinë, 2013, fq. 50
  2. ^ Blektori : Delja e Sharrit Arkivuar 24 janar 2020 tek Wayback Machine, OpojaRadio.webs.com

Lidhje të jashtme

Redakto