Raca Bardhoka
Raca e deleve Bardhoka ose Delja e Bardhë e Dukagjinit është një racë autoktone e deleve e cila mbarështohet për (qumësht, mish, lesh dhe hulumtime). Kjo është një racë delesh e përhapur më së shumti në Kosovë dhe pjesërisht në Malin e Zi dhe Shqipëri. Bardhoka i është përshtatur të gjitha kushteve të mjedisit e veçanërisht temperaturave të ulëta. Megjithatë, Bardhoka është e ndjeshme ndaj lagështisë. [1] [2]
Karakteristikat
RedaktoRaca Bardhoka ka një ngjyrë të bardhë me ngjyrë rozë të lëkurës. Që të dy gjinitë janë me brirë.
Deshët e rritur peshojnë 65 kilograms (143 lb) ndërsa delet 50 kilograms (110 lb) Në gjidavi, deshët e rriturr arrijnë 70 centimetres (28 in) dhe delet 60 centimetres (24 in). Periudha e laktacionit tek delet e racës bardhoka zgjatë për rreth 180 ditë, gjatë së cilës japin 200 litra qumësht me rreth 7.1% yndyrë të qumështit. Në lindje, deshtë peshojnë 3.5 kilograms (7.7 lb) ndërsa delet peshojnë 3.2 kilograms (7.1 lb). [3] [4] [5]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ GENETIC DIVERSITY OF BARDHOKA BREED IN ALBANIA AND KOSOVA ANALYZED BY MICROSATELLITE MARKERS Research Journal of Agricultural Science, 41 (2), 2009, Retrieved 2017-11-20
- ^ "Breed description: Bardhoka". SHEEP in ALBANIA. Department of Animal Breeding and Genetics, School of Veterinary Medicine Hannover. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2008. Marrë më 2009-05-14.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Blegtoria e veçante, Niveli II, MASHT Arkivuar 28 tetor 2019 tek Wayback Machine, Prishtinë, 2013, fq. 50
- ^ Prezentim i racave autoktone te deleve qe rriten ne territorin e Kosoves
- ^ Genetic diversity of Bardhoka breed in Albania and Kosova analyzed by microsatellite markers