Demokraci e shpërdorur
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Demokraci e shpërdorur Autori: Rexhep Qosja. Botuesi: Toena. Faqet e librit 407.
Kjo është një vepër e pritur dhe e nevojshme për t'i parë më qartë mënyrat e ndryshme, të dukshme e të padukshme, të shpërdorimit të demokracisë në Kosovë dhe në Shqipëri. Pas leximit të saj e kuptojmë se deri në ç'shkallë është bërë e mundshme bashkëjetesa e sjelljeve dhe e veprimeve të papërgjegjshme, të korruptuara dhe, më në fund, të jashtëligjshme në strukturat e pushtetit. Vetvetiu bëhet një vepër me të cilën mbrohen vlerat, pa të cilat sot janë të pamundshme edhe demokracia dhe qytetërimi modern. Kjo vepër mund të lexohet si nga pushtetarët, ashtu edhe nga qytetarët.