Dennis Ritchie
Dennis MacAlistair Ritchie ( 9 shtator 1941 - 12 tetor 2011) ishte një shkencëtar kompjuterik amerikan. Ai zhvilloi gjuhën e programimit C dhe ishte bashkëpunëtor në zhvillimin e sistemit të operimit UNIX. Ndër të tjerë, ai punoi për Alcatel-Lucent dhe për Bell Labs.
Dennis Ritchie ndryshoi epokën dixhitale duke krijuar Gjuhën C. Gjuhë të tjera që janë shkruar në C janë Lisp, Visual Basic, Pascal, COBOL, Turbo pascal 7.0, PL/1, ADA, etj. Për programuesit e rinj, Gjuha C është shumë e përshtatshme për shkak të sintaksës së thjeshtë.
Dennis Ritchi mori çmimin Turing bashkë me kolegun e tij Ken Thompson për implementimin dhe zhvillimin e sistemit UNIX në vitin 1983. Gjithashtu ka marë Medaljen Hamming nga IEEE në 1990 dhe Medaljen Nacionale për Teknologji nga presidenti Bill Clinton në 1999. Ai ka shkruar së bashku me Brian Kernighan librin : Gjuha e programimit C i cili ka qënë shumë i suksesshëm.