IEEE
Instituti i Inxhinierëve Elektrikë dhe Elektronikë ( ang. Institute of Electrical and Electronics Engineers, IEEE), është një organizatë jo fitim prurëse dedikuar zbulimeve teknologjike të avancuara që kanë lidhje me fushën e inxhinierisë elektrike. Kjo organizatë ka më shume se 400.000 anëtarë nga më shumë se 160 shtete, 45% e të cilëve jetojnë jasht Shteteve të bashkuara të Amerikës.
Lloj | Organizatë Profesionale |
---|---|
I themeluar | 1 janar, 1963 |
Zyrat qendrore | New York City |
njerëzit kyçe | Moshe Kam, President i tanishëm |
Fokusi | Electrical, Electronics, Communications, Computer Engineering and Computer Science |
metodë | Industry standards, Conferences, Publications |
Të ardhurat | US$330 million |
anëtarët | 400,000+ |
Historia
RedaktoËshtë formuar në vitin 1963, me bashkimin e dy kompanive Instituti i Radio Inxhinierëve (ang. Institute of Radio Engineers, e formuar me 1912) dhe Instituti Amerikan i Inxhinierëve Elektrikë (ang.American Institute of Electrical Engineers, formuar me 1884)
Interesi kryesor i IAIE (Instituti Amerikan i Inxhinierëve Elektrikë) ishin komunikimet me tel ( telegrafi dhe telefoni). IRE ( Instituti i Radio Inxhinierëve) ishin të preokupuar më shumë me teknologjinë e komunikimeve me Radio. Në vitet 30-të, kur Elektronika kishte filluar të lulëzonte , inxhinierët e elektronikës zakonisht bëheshin anëtarë të IRE-së. Aplikimi në masë të madhe i teknologjisë së tubit elektronik, bëri që dallimi mes IRE-së dhe IAIE-së të ishte i vështirë për tu dalluar. Pas Luftës së dytë botërore, në vitin 1961, Kryesia e IAIE-së dhe IRE-së vendosën të konsolidonin të dy organizatat. Të dy organizatat u bashkuan zyrtarisht nën të njejtin emër më 1 janar 1963.
Njerëz të shquar që ishin kryetar të IIEE-së:
- Elihu Thomson ( IAIE, 1889-1890)
- Alexander Graham Bell ( IAIE, 1891-1892)
- Charles Proteus Steinmetz (IAIE, 1901-1902)
- Lee De Forest ( IRE, 1930)
- Frederick Terman (IRE, 1941)
- William Reddington Hewlett (IRE, 1954)
- Ernst Weber( IRE 1959; IIEE 1963)
- Ivan Getting (IIEE 1978)
Korniza Ligjore e IIEE-së e përcakton qëllimin e organizatës si “ shkencore, edukative, me qëllim të avancimit të teorive dhe praktikës të Elektroenergjetikës, Elektronikës, Telekomunikacionit, Inxhinierisë Kompjuterike, Informatikë si dhe degëve të inxhinierisë që lidhen me artin dhe shkencën. Në përmbushje të këtyre qëllimeve, IIEE shërben si një publikues i madh i revistave shkencore dhe organizues të konferencave shkencore. Gjithashtu kryeson në zhvillimin e standardeve industriale në diciplina të inxhinierisë. IIEE zhvillon dhe merr pjesë në aktivitete edukative si akreditimi i programeve të Inxhinierisë Elektrike në Institucione të edukimit të lartë. Logoja e IIEE-së është një dizajn i formës së diamantit që simbolizon rregullën e dorës së djathtë, e vendosur ne balonën e Benjamin Franklinit, që u krijua në vitin 1963. Gjithashtu IIEE sponzorizon më shum se 1000 konferenca ndërkombëtare secilin vitë
IIEE mbërthen në vete njësi organizative, struktura teknike të bazuara në regjione gjeografike( psh IIEE Afrika e Jugut ) dhe në pikëpamje teknike ( psh IIEE Shoqëria Kompjuterike).
IIEE përmban gjithësej 38 shoqëri, të organizuara në fusha të specifikuara teknike, me më shumë se 300 oragnizime lokale që mbajnë takime të rregullta.
Publikime
RedaktoIIEE prodhon 30 % të literaturës botërore në laminë e Inxhinierisë Elektrike dhe Elektronike, Shkencave Kompjuterike.
Përmbajtja e revistave si dhe përmbajtja e qindra konferencave të mbajtuara mund të gjenden online në librarinë digjitale të IIEE-së
Mundësitë e Edukimit
RedaktoIIEE ofron mundësi studimi në shkenca inxhinierike, hulumtime, dhe teknologji. Synimet e programeve edukative të IIEE-së është që të rrisë njohurit dhe aftësit në lëmit profesionale teknike dhe të nxisë një përkushtim të vazhdueshëm të edukimit së bashku me antarët e IIEE-së.
IIEE-së ofron mundësi edukimi si IEEE eLearning Library,the Education Partners Program, Standards in Education andContinuing Education Units (CEUs).
IEEE eLearning Library është një koleksion të kurseve të edukimit online. Programi Education Partner, sidomos për antarët e IIEE-së, ofron programe, kurse online me 10 % sbritje. The Standards in Education spjegon qka janë standardet dhe rëndësia e zhvillimit të tyre dhe përdorimi i tyre
IIEE gjithashtu sponzorizon një ueb site të dizajnuar që njerëzit e moshës së re të kuptojnë më mirë se qka do të thot Inxhinieria , se si një karier inxhinierike mund të jetë pjesë e së ardhmes të tyre. Nxënësit ( Mosha 8-18), prindërit, dhe mësuesit mund të explorojn nëpër sajt( ang. Site) që të përgaditen për kariera inxhinierike, të parashtrojn ekspertëve pytje, luajn lojëra interaktive, hulumtojn planprograme etj.[1]
Standardet dhe proceset e zhvillimit
RedaktoIIEE është njëra ndër organizatat botërore që kryeson në vënjen e standardeve. Këtë funksion e ushtron përmes the IEEE Standards Association (IEEE-SA). Standardet e IIEE-së përfshinjë një diapazon të industrive si: Energjisë, Biomedikale dhe Shëndetësisë, Infromation Technology (IT), Telekomunikimit, Transportit, Nanoteknologjisë, Siguria e të Dhënave. Një ndër standardet më të njohura është IEEE 802 LAN/MAN group ku pwrfshin the IEEE 802.3 Ethernet standard dhe IEEE 802.11 Wireless Networking standard
Shpërblimet
RedaktoIIEE zhvillon interesat e antarëve të saj duke njohur kontributin e tyre në zhvillimin e fushave të ndryshme në interes të IIEE-së dhe përfitimit të shoqërisë. Nga kjo nënkuptohet se imazhi dhe prestixhi i organizatës, anëtarëve të saj dhe profesioneve zgjerohet. Programi i shpërblimeve IIEE shpërblen anëtarët dhe profesionistët e tjerë për shërbimet e tyre ndaj shoqërisë.
Për gati një shekull ka vlerësuar njerëzit me arritje të jashtzakonshme dhe kontribut të pakrahasueshëm të cilët kanë lënë gjurmë të përhershme ne teknologji, shoqëri dhe Inxhinieri
Medaljet
Redakto- IEEE Medal of Honor
- IEEE Edison Medal
- IEEE Founders Medal
- IEEE James H. Mulligan, Jr. Education Medal
- IEEE Alexander Graham Bell Medal
- IEEE Simon Ramo Medal
- IEEE Medal for Engineering Excellence
- IEEE Medal for Environmental and Safety Technologies
- IEEE Medal in Power Engineering
- IEEE Richard W. Hamming Medal
- IEEE Heinrich Hertz Medal
- IEEE John von Neumann Medal
- IEEE Jack S. Kilby Signal Processing Medal
- IEEE Dennis J. Picard Medal for Radar Technologies and Applications
- IEEE Robert N. Noyce Medal
- IEEE Medal for Innovations in Healthcare Technology
- IEEE Centennial Medal
Shoqëritë
RedaktoIEEE gjithësej përfshinë 38 shoqëri, që fokusohen në njohuri të caktuara. Këto shoqëri janë:
- IEEE Aerospace and Electronic Systems Society
- IEEE Antennas & Propagation Society
- IEEE Broadcast Technology Society
- IEEE Circuits and Systems Society
- IEEE Communications Society
- IEEE Components, Packaging & Manufacturing Technology Society
- IEEE Computational Intelligence Society
- IEEE Computer Society
- IEEE Consumer Electronics Society
- IEEE Control Systems Society
- IEEE Dielectrics & Electrical Insulation Society
- IEEE Education Society
- IEEE Electromagnetic Compatibility Society
- IEEE Electron Devices Society
- IEEE Engineering in Medicine and Biology Society
- IEEE Geoscience and Remote Sensing Society
- IEEE Industrial Electronics Society
- IEEE Industry Applications Society
- IEEE Information Theory Society
- IEEE Instrumentation & Measurement Society
- IEEE Intelligent Transportation Systems Society
- IEEE Magnetics Society
- IEEE Microwave Theory and Techniques Society
- IEEE Nuclear and Plasma Sciences Society
- IEEE Oceanic Engineering Society
- IEEE Photonics Society
- IEEE Power Electronics Society
- IEEE Power & Energy Society
- IEEE Product Safety Engineering Society
- IEEE Professional Communication Society
- IEEE Reliability Society
- IEEE Robotics and Automation Society
- IEEE Signal Processing Society
- IEEE Society on Social Implications of Technology
- IEEE Solid-State Circuits Society
- IEEE Systems, Man & Cybernetics Society
- IEEE Ultrasonics, Ferroelectrics & Frequency Control Society
- IEEE Vehicular Technology Society
Referimet
Redakto- ^ IEEE