Derbi II
Derbi II ose Derbi i Vogël quhen ndeshjet e ndërsjellta mes ekipeve të Tiranës dhe Dinamos, dy klubeve më të suksesshme në Shqipëri dhe dy klubeve të kryeqytetit. Ky është një nga derbet më jetëgjatë në kategorinë superiore të futbollit shqiptar.[1] Tirana është superiore në ndeshjet direkte, teksa kanë fituar 60 ndeshje përballë 47 fitoreve të Dinamos. Tirana gjithashtu dominon në ndeshjet direkte përgjatë 30 sezoneve të fundit.
Ndërkohë në përplasjet historike për llogari të Kupës, Dinamo është më superiore duke u kualifikuar 10 herë karshi 7 të Tiranës.
E shkuara
RedaktoTitulli i turpit
RedaktoIshte 24 Qershor, 1967. Tirana dhe Partizani sapo luajtën ndeshjen derbi të javës së 19të të kampionatit. Ndeshja u luajt deri në fund dhe përfundoi 2-1 me fitoren e Tiranës. Tifozët po largoheshin paqësisht nga stadiumi dhe, pasi lojtarët u futën në dhomat e zhveshjeve, dy lojtarë kundërshtarë të klubeve përkatëse patën një debat loje i cili u mbyll aty për aty.
Ishte vërtet një habi e madhe të shihje të nesërmen disa nga titujt e faqeve kryesore të gazetaveː "Me vendim të Federatës, Tirana dhe Partizani humbin në tavolinë ndeshjen 0-3, u hiqen nga 3 pikë dhe humbin 0-3 të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit". Shumë pyesninː "Çfarë ndodhi? Ndeshja u luajt në fushë deri në fund, prodhoi plot emocione e gola dhe tifozët e pranuan paqësisht rezultatin final. Çfarë paskan bërë ekipet që të marrin një dënim kaq të rëndë?"
U bë gjithsesi e qartë disa ditë më pasː vendimi që dënon kaq rëndë ekipet u mor nga Ministria e Brendshme dhe iu kalua më pas për ekzekutim Federatës së Futbollit. Ngaqë Partizani ishte gjithsesi larg luftës për titull duke konsideruar distancën me pikë nga kreu, e vetmja rrugë që Dinamo të fitonte kampionatin do të ishte ndëshkimi i Tiranës - kryesuesve në tabelë. Më së fundi u gjet dhe justifikimi i duhur, duke u marrë si shkak debati i dy lojtarëve në fjalë në dhomat e zhveshjes. E vërteta ishte se Ministria e Brendshme nuk e suportonte dot faktin që Tirana po shpallej kampione për herë të tretë rresht, në vend që ky nder ti takonte njërit nga ekipet e ministrive. Llogaritë ishin bërë me kohëː duke iu hequr këto pikë Tiranës, Dinamo e kishte mundësinë që nga ndeshjet e mbetura ta kalonte në tabelë duke fituar dhe titullin. Në këtë mënyrë, Dinamo, e ndodhur deri në atë moment pas Tiranës (17 Nëntorit të atëhershëm) në renditje, i fitoi ndeshjet e mbetura dhe iu dha titulli kampionǃ Gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeut, trajneri i Dinamos, Skënder Jareci refuzoi ta ngrejë atë gjatë xhiros tradicionale të nderit, duke cituar se Dinamo nuk e meritonte në të vërtetë atë trofe.
Ky ishte një turp i madh për futbollin shqiptar, i një dimensioni të tillë që UEFA refuzoi ta njihte (ende nuk njihet zyrtarisht) atë kampionat. Sezonin e ardhshëm, për shkak të kësaj farse të turpshme, UEFA i mohoi ekipit shqiptar pjesëmarrjen në Kupën Europiane (sot Liga e Kampioneve); kundërshtari i tyre, Braunschweig, kaloi turin pa luajtur.[2]
Gjatë epokës së Komunizmit, shumë talente të Tiranës (si dhe klubeve të tjera elitare të rretheve), me urdhër të Byrosë Politike, detyroheshin të linin klubet e tyre e të luanin për Dinamon dhe Partizanin. Disa nga rrethanat që i bënin këta lojtarë të luanin për këto ekipe ishin ose shërbimi i detyruar ushtarak "në shërbim të Atdheut", ose kërcënimi se do tu mbyllej përgjithmonë karriera futbollistike nëse nuk i shërbenin Partizanit apo Dinamos.
Totali fitore-humbje
RedaktoSuperliga
RedaktoKompeticioni | Luajtur | KF Tirana | Barazim | KS Dinamo | KF Tirana Golat |
Dinamo Tirana Golat |
---|---|---|---|---|---|---|
Superliga | 141 | 60 | 34 | 47 | 213 | 182 |
Kupa
RedaktoKompeticioni | Luajtur | Tirana | Barazime | Dinamo | Tirana Gola |
Dinamo Gola |
Tirana kualifikime | Dinamo kualifikime |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kupa | 31 | 9 | 6 | 16 | 32 | 44 | 7 | 10 |
Të gjitha ndeshjet Tirana vs Dinamo
RedaktoFitore Tirana Barazim Fitore Dinamo
Sezoni | Ndeshja 1 | Ndeshja 2 | Ndeshja 3 | Ndeshja 4 | Nr ndeshjeve sezonale | ||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1950 | 0–1 | - | - | - | 1 | ||||
1951 | 1-2 | 0–6 | - | - | 2 | ||||
1952 | 0–1 | 1-0 | - | - | 2 | ||||
1953 | 0–3 | 4-2 | - | - | 2 | ||||
1954 | 0–2 | 3-1 | - | - | 2 | ||||
1955 | 1–2 | 0–2 | - | - | 2 | ||||
1956 | 0–2 | 0-0 | - | - | 2 | ||||
1957 | 1–3 | 1-1 | - | - | 2 | ||||
1958 | 4-0 | 1-0 | - | - | 2 | ||||
1959 | 1-1 | 2-0 | - | - | 2 | ||||
1960 | 0-1 | 0-2 | - | - | 2 | ||||
1961 | 0-2 | 0–1 | - | - | 2 | ||||
1962-63 | 1-1 | 1–3 | - | - | 2 | ||||
1963-64 | 1–2 | 0–1 | - | - | 2 | ||||
1964-65 | 2-1 | 2-1 | - | - | 2 | ||||
1965-66 | 2-1 | 2-1 | - | - | 2 | ||||
1966-67 | 3-1 | 2-2 | - | - | 2 | ||||
1968 | 2-1 | 2-1 | - | - | 2 | ||||
1969-70 | 3-2 | 3-0 | - | - | 2 | ||||
1970-71 | 0–1 | 0–1 | - | - | 2 | ||||
1971-72 | 2-1 | 2-2 | - | - | 2 | ||||
1972-73 | 0–3 | 1–3 | - | - | 2 | ||||
1973-74 | 3-0 | 0–2 | - | - | 2 | ||||
1974-75 | 1-1 | 2-2 | - | - | 2 | ||||
1975-76 | 2-2 | 2-1 | - | - | 2 | ||||
1976-77 | 2-1 | 0–1 | 1–2 | 1-1 | 4 | ||||
1977-78 | 1-0 | 0-0 | - | - | 2 | ||||
1978-79 | 1-1 | 2-2 | - | - | 2 | ||||
1979-80 | 4-5 | 0–1 | - | - | 2 | ||||
1980-81 | 3-2 | 0–1 | - | - | 2 | ||||
1981-82 | 0–1 | 2-2 | - | - | 2 | ||||
1982-83 | 1-1 | 4-3 | - | - | 2 | ||||
1983-84 | 0-0 | 1-0 | - | - | 2 | ||||
1984-85 | 1-0 | 2-3 | - | - | 2 | ||||
1985-86 | 3-5 | 0-0 | - | - | 2 | ||||
1986-87 | 3-4 | 2-3 | - | - | 2 | ||||
1987-88 | 1-1 | 0-0 | - | - | 2 | ||||
1988-89 | 3-0 | 2-1 | 4-3 | 0–1 | 4 | ||||
1989–90 | 0–1 | 1–0 | 0–2 | – | 3 | ||||
1990–91 | 1–1 | 1–1 | 5–1 | – | 3 | ||||
1991–92 | 1–1 | 0–1 | – | – | 2 | ||||
1992–93 | 0–1 | 0–0 | – | – | 2 | ||||
1993–94 | 1–0 | 3–0 | – | – | 2 | ||||
1994–95 | 3–3 | 1–2 | – | – | 2 | ||||
1995–96 | 3–1 | 1–0 | – | – | 2 | ||||
1996–97 | 3–0 | – | – | – | 1 | ||||
1997–98 | 2–0 | 4–1 | – | – | 2 | ||||
1998–99 | 1–0 | 3–0 | – | – | 2 | ||||
1999–00 | 4–0 | 2–1 | – | – | 2 | ||||
2000–01 | 1–1 | 3–1 | – | – | 2 | ||||
2001–02 | 2–2 | 1–3 | – | – | 2 | ||||
2002–03 | 3–1 | 3–2 | – | – | 2 | ||||
2003–04 | 0–0 | 5–1 | 0–3 | 1–1 | 4 | ||||
2004–05 | 3–1 | 1–2 | 1–0 | 0–2 | 4 | ||||
2005–06 | 3–3 | 1–1 | 1–1 | 3–0 | 4 | ||||
2006–07 | 2–1 | 2–1 | 2–1 | – | 3 | ||||
2007–08 | 2–0 | 0–0 | 1–2 | – | 3 | ||||
2008–09 | 4–2 | 2–1 | 3–2 | – | 3 | ||||
2009–10 | 1–2 | 1–2 | 3–2 | – | 3 | ||||
2010–11 | 1–1 | 2–1 | 0–0 | – | 3 | ||||
2011–12 | 1–0 | 2–3 | – | – | 2 | ||||
2012–13 | Dinamo luajti në Kategorinë e Parë | ||||||||
2013–14 | |||||||||
2014–15 | |||||||||
2015–16 | |||||||||
2016–17 | |||||||||
2017–18 | |||||||||
2018–19 | |||||||||
2019–20 | |||||||||
2020–21 | |||||||||
2021-22 | 4–0 | 1–0 | 1–0 | 1–2 | 4 | ||||
2022-23 | |||||||||
2023-24 | 3-2 | 1–1 | 3–2 | 3–2 | 4 | ||||
2024-25 |
30 sezonet e fundit
RedaktoSezoni | Ndeshja 1 | Ndeshja 2 | Ndeshja 3 | Ndeshja 4 | Ndeshjet |
---|---|---|---|---|---|
89-90 | 0-1 | 1-0 | 0-2 | - | 3 |
90-91 | 1-1 | 1-1 | 5-1 | - | 3 |
91-92 | 1-1 | 0-1 | - | - | 2 |
92-93 | 0-1 | 0-0 | - | - | 2 |
93-94 | 1-0 | 3-0 | - | - | 2 |
94-95 | 3-3 | 1-2 | - | - | 2 |
95-96 | 3-1 | 1-0 | - | - | 2 |
96-97 | 3-0 | - | - | - | 1 |
97-98 | 2-0 | 4-1 | - | - | 2 |
98-99 | 1-0 | 3-0 | - | - | 2 |
99-00 | 4-0 | 2-1 | - | - | 2 |
00-01 | 1-1 | 3-1 | - | - | 2 |
01-02 | 2-2 | 1-3 | - | - | 2 |
02-03 | 3-1 | 3-2 | - | - | 2 |
03-04 | 0-0 | 5-1 | 0-3 | 1-1 | 4 |
04-05 | 3-1 | 1-2 | 1-0 | 0-2 | 4 |
05-06 | 3-3 | 1-1 | 1-1 | 3-0 | 4 |
06-07 | 2-1 | 2-1 | 2-1 | - | 3 |
07-08 | 2-0 | 0-0 | 1-2 | - | 3 |
08-09 | 4-2 | 2-1 | 3-2 | - | 3 |
09-10 | 1-2 | 1-2 | 3-2 | - | 3 |
10-11 | 1-1 | 2-1 | 0-0 | - | 3 |
11-12 | 1-0 | 2-3 | - | - | 2 |
12-13 | - | - | - | - | - |
13-14 | - | - | - | - | - |
14-15 | - | - | - | - | - |
15-16 | - | - | - | - | - |
16-17 | - | - | - | - | - |
17-18 | - | - | - | - | - |
18-19 | - | - | - | - | - |
19-20 | - | - | - | - | - |
20-21 | - | - | - | - | - |
21-22 | 4-0 | 1-0 | 1-0 | 1-2 | 4 |
22-23 | - | - | - | - | - |
23-24 | 3-2 | 3-2 | 1-1 | 3-2 | 4 |
24-25 | - | - | - | - | - |
Totali: | Golat 118- 72 | 35 fitore | 16 barazime | 15 humbje | 66 ndeshje |
Lidhje të jashtme
RedaktoShiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Ndeshjet nga viti 1998 e këtej". Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2012. Marrë më 8 shtator 2012.
- ^ Skifter Këlliçi – Ndëshkimi i Tiranës 1967[lidhje e vdekur]