Shkripëzimi
Shkripëzimi apo destilimi është një proces i cili largon mineralet nga uji i kripur. Në përgjithësi, shkripëzimi mund të referohet për largimin e kripës dhe mineraleve,[1] nga toka e kripëzuar, e cila gjithashtu është një çështje e rëndësishme për prodhimin në bujqësi.[2]
Uji i kripur shkripëzohet për të prodhuar uji të freskët të përshtatshëm për pije tek njerëzit ose për vaditje. Një mundësi tjetër nga procesi i shkripëzimit është edhe fitimi i kripës. Shkripëzimi përdoret në shumë nëndetëse dhe anije detare. Sot interesi kryesor i shkripëzimit është i përqendruar në zhvillimin e mënyrave me kosto-efektive për sigurimin e ujit të pijshëm për përdorim nga njerëzit. Së bashku me riciklimin/ripërtëritjen e ujërave të zeza, kjo mënyrë është një nga të pak burime të ujit që nuk varen nga reshjet.[3]
Metodat
RedaktoProcesi tradicional i përdorur në këto operacione është distilim në vakum—në thelb valimi i ujit në shtypje më të vogël se ajo atmosferike dhe në këtë mënyrë me një temperaturë shumë më të ulët se ajo normale. Kjo ndodh për shkak se valimi i lëngjeve ndodh kur shtypja e avullit barazohet me me shtypjen e ambientit dhe shtypja e avullit rritet me temperaturë. Kështu, për shkak të temperaturës së reduktuar, mund të përdoret "temperaturë e ulët" e nxehtësisë së "mbetjeve" nga prodhimi i energjisë elektrike ose proceset industriale.
Procesi kryesor konkurrues përdor membrana për destilim, kryesisht duke aplikuar teknologjinë "reverse osmosis" (e kundërta e osmozës).[4] Procesi i membranës përdor membrana gjysmë-depërtuese dhe shtypje për të ndarë kripën nga uji. Plantazhet me sistemin e membranës Reverse osmosis zakonisht përdorin më pak energji se destilim termike, e cila ka çuar në një reduktim në shpenzimet të përgjithshme të destilimit gjatë dekadës së kaluar.[5]
Referime
Redakto- ^ "Desalination" (definition), The American Heritage Science Dictionary, Houghton Mifflin Company, via dictionary.com.
- ^ "Australia Aids China In Water Management Project."
- ^ Fischetti, Mark (shtator 2007). "Fresh from the Sea". Scientific American. 297 (3): 118–119. doi:10.1038/scientificamerican0907-118. PMID 17784633.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Fritzmann, C; Lowenberg, J; Wintgens, T; Melin, T (2007). "State-of-the-art of reverse osmosis desalination". Desalination. 216: 1–76. doi:10.1016/j.desal.2006.12.009.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Thiel, Gregory P. (2015-06-01). "Salty solutions". Physics Today. 68 (6): 66–67. Bibcode:2015PhT....68f..66T. doi:10.1063/PT.3.2828. ISSN 0031-9228.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Shoqata Ndërkombëtare Destilimit
- Periudhat kohore të destilimit
- Shembuj të plantazheve të destilimit të ujit nga WWWS AG Arkivuar 1 janar 2010 tek Wayback Machine