Detektoret e metaleve
Një zbulues i metaleve shtë një instrument elektronik i cili zbulon prezencën e metaleve në afërsi. Zbuluesit e metaleve janë të dobishëm për gjetjen e metaleve të fshehura brenda objekteve, ose objekte të metalit të varrosura nën tokë. Zakonisht përbëhen nga një mbajtës i dorës me një sensor hetues i cili mund të rëshqitet mbi tokë ose mbi objekte të tjera. Nëse sensori shkon afër një pjese të metalit ndërron toni i zërit në kufje, ose një lëvizje e gjilpërës në tregues. Zakonisht pajisja jep disa shenja në largësi; sa më afër metali, më i lartë është toni në kufje ose më larg shkon gjilpëra. Një tip i ngjashëm janë zbuluesit e metaleve “walk through” të përdorur për shqyrtimin e sigurisë në pikat e hyrjes në burgje, gjykata, dhe në aeroporte për të zbuluar armët e metalit të fshehura në trupin e personit.
Forma më e thjeshtë e një zbuluesi të metaleve përbëhet nga një oshilator që prodhon rrymë alternative që kalon nëpër një spirale duke prodhuar një fushë magnetike alternative. Nëse një copë metali elektricitet-përçuese është afër spirales rrymat eddy do të indukohet në metal, dhe kjo prodhon një fushë magnetike të vetën. Nëse një tjetër spirale përdoret për të matur fushën magnetike (duke vepruar si magnetometër), ndryshimi i fushës magnetike për shkak të objektit metalik mund të zbuluohet.
Zbuluesi i parë industrial u zhvillua në vitet e 1960-ta dhe u përdor ekstensivisht për kërkime minearle dhe aplikime të tjera industriale. Përdorimi përfshin de-minimin (zbulimin e tokave të minuara), zbulimin e armëve si thikave dhe armëve të tjera (veçanërisht në sigurimin e aeroporteve), kërkime gjeopsikike, arkeologji dhe në kërkime thesarësh. Zbuluesit e metaleve janë po ashtu të përdorur për të gjetur trupat e huaj në ushqim, dhe në industrinë e konstruksionit për të gjetur shufrat e çelikut ose edhe kabllot e fshehura nëpër mure dhe dysheme.
Historia
RedaktoKah fundi i shekullit të 19, shumë shkenctarë dhe inxhinierë përdorën njohuritë e tyre në rritje të teorisë elektrike në një përpjekje për të përcaktuar një makinë që do të detektonte metale. Alexander Graham Bell ishte i pari që përdori një paisje të tillë në përpjekje për të gjetur një plumb të paraqitur në gjoks të presidentit Amerikanë James Garfield ne 1881, përpjekja ishte e pasuksesshme.[1]
Në ditët e sotme detektori i metaleve është shumë i përdorur. Operacioni i detektorëve të metalit është i bazuar mbi parimet e induksionit elektromagnetik.
Detektorët e metalit i përmbajnë një ose më shumë mbështjellje induktore që përdoren për të bashkëvepruar me elemente metalike në terren. [2]
Keto pajisje janë të bazuara kryesisht në eddy-rrymat të shkaktuar nga një fushë ngacmimi në frekuencë Gama e tipike kHz 2 deri 30 kHz [3]
Funksionimi
RedaktoPas krijimit te fushës magnetike vendosim metalin në atë fushë dhe atehër në muret e metalit do të krijohen eddy rrymat. -Kjo është një anomali e cila detektohet dhe detektori ka per detyre ta dergoj këtë informacion tek perdoruesi në formë dridhje ose sinjali vizual. [1]
Detektorët e metalit janë si makina, ata kanë teknologji të ndryshme,dhe karakteristikat e përformancës për qëllimin e përdorimit të tyre.
Llojet
RedaktoEkzistojnë pesë lloje themelore të detektorë metali:
- Qëllime të përgjithshme - Monedha/Relike/Thease,
- Hulumtime për ari
- Plazhi nënujor & kripa
- Hulumtime për depo të fshehta
- Për sigurim
Disa detektorë metali janë të dizajnuara veçanërisht për një lloj të kërkimit. Për shembull, detektorët për kërkimin e arit janë të dizajnuar dhe kanë pjesë jashtëzakonisht të ndjeshme. [4]
Detektorët e sotëm të metaleve kanë arritur avancimin teknologjikë, që jo vetëm të detektojnë praninë e metalit por edhe të tregojnë thellësinë nën tokë ku gjenden ato, madhësinë, llojin e metalit etj.
Referime
Redakto- ^ a b http://en.wikipedia.org/wiki/Metal_detector
- ^ Molecular Expressions: Electricity and Magnetism - Interactive Java Tutorials: How A Metal Detector Works
- ^ http://iris.elf.stuba.sk/JEEEC/data/pdf/8s_106-43.pdf
- ^ "Metal Detector FAQ's". Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2012. Marrë më 14 qershor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)