Dhimitër Çani

skulptor shqiptar
This is the stable version, checked on 19 shtator 2019. 2 pending changes await review.

Skulptori Dhimitër Çani lindi në Korçë më 14 shtator 1904 dhe ndërroi jetë në Tiranë më 25 dhjetor 1990. Në vitin1917 emigroi në SHBA duke u vendosur në fillim në Marlboro e më pas në Framingham. Pas disa vitesh pune u regjistrua në një institut fizkulture ku mësoi mbi teoritë e shumë disiplinave sportive me pedagog Charles Atlas (1). Gjithashtu në SHBA Dhimitri u njoh me Nolin i cili e ndihmoi të kryente studimet e larta në skulpturë (2). Fillon në vitin 1929 shkollën e artit në “British Academy of Arts” në Romë, Itali me pedagog Antonio Sciortino, maltez 1879-1947.(3) Mbaron studimet më 1934 dhe kthehet si fillim në Berat e me pas ne Korçë, ku fillon punë në lice. Aty jep kryesisht lëndën e vizatimit, por edhe kulturën fizike. Me inisiativën e tij u hap një palestër, ku përveç orëve të mësimit zhvilloheshin gara volejbolli, basketbolli, gjimnastike, etj. Dha mësim në disa shkolla të mesme në vend. Gjatë periudhës së luftës ndihmon në njësitet guerrile të qytetit, megjithëse kishte ide nacionaliste. Rreth vitit 1950 vendoset përfundimisht me banim në Tiranë. Jep mësim në disa shkolla të mesme derisa lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve e lejon të dalë në krijimtari të lirë dhe shteti i jep një studio në rrugën “Mihal Grameno” në vitin 1957. Aty ai punoi deri në fund të karierës së tij artistike.

Formimi artistik

Redakto

Ikonat e kishave bënë që Dhimitri të dashurohet me skulpturën. Kështu ai krijon skulpturën në reliev të “Jezu Krishtit” 1916-17. Puna tjetër e po e këtij viti është medalioni me portretin e “Skënderbeut” 1917.(14) Gjatë kohës së emigrimit në SHBA ai ka ndjekur kurse modelimi dhe ka bërë disa punë artistike si “Hedhësi i diskut”, figurë “Femre”, “Moxarti”, “Autoportret”, “Baba Rrapi”etj.

Realizon portretin e “Skënderbeut” në bronx më 1929 (4). Gjatë kohës që studionte në “British Academy of Arts” realizon portretin e poetit Henry Llongfellow


në gur në vitin 1933 i cili ndodhet në G.A.Korçë. Gjithashtu midis të tjerash ai realizon bocetin e monumentit “Lëndina e lotëve” sipas emrit të sheshit në Korçë(5). Monumenti nuk u realizua për arsye të politikave të kohës(6). Në përfundim të akademisë, Dhimitri mori çmimin e parë (bravura e pare), ndër shumë studentë nga shtete të ndryshme. Çmimi u fitua me punën e titulluar “Pafajësia”. Gazeta “Vatra” e pasqyron këtë lajm(7). Për këtë arsye Ambasada Britanike financon udhëtimin dhe qëndrimin e Dhimitrit në Bienalen e XIX të Venecias (ekspozione internazionale d’arte contemporanea) maj-tetor 1934 ku ai do të paraqitej me portretin e mbretit Zog I(8)(9). Portreti nuk dihet nese u ekspozua dhe ku është. Në vitin 1935 Dhimitri u kthye në atdhe dhe angazhohet në Berat në punimet e monumentit “Dëshmorët e kombit” që kishte filluar prej kohësh. Dy vjet më vonë realizon në mermer portretin e patriotit Babë Dudë Karbunara. Në nëntor 1937 Dhimitri merr pjesë në Tiranë në një konkurs ndërkombëtar për monumentin e Skënderbeut, krahas skulptorëve Odhise Paskali, Kolë Shala, Romano Romaneli dhe A.Agustincic (10). Si skulptor profesionist i kërkohet të kontribuojë së bashku me artistët e tjerë që jepnin mësim në shkollën e vetme të artit në Tiranë në “Shkolla e vizatimit”(11). Periudha pas çlirimit pati numrin më të madh të punëve që Dhimitri realizoi. Në fillim të kësaj periudhe ai u mundua që të bëjë punë me përmasa të mëdha si “Lenini” rreth 290 cm tek ish-shkolla e partisë, punimi ”I shëruari” 190 cm në llixhat e Elbasanit, ”Ndertuesit” 170cm, ”Punëtori tornitor” etj. Më vonë përqëndrohet tek bustet e mëdha për sheshe. Punoi bustin e “Koci Bakos”, “Sami Frashërit”, “Gjergj Aranitit”, “Pjetër Budit”,”Ismail Qemali”,“Ali Kelmendit” ,“Perlat Rexhepit”,“Vasil Shanto” “Fan S.Nolit”, Me kalimin e viteve përfundimisht ai përqëndrohet tek portretet, të cilëve iu dedikua deri në fund. Janë te shumtë punët si portreti i “Avni Rustemit”,“Kristaq Tutulanit”,”Lym Ketes” “Shefqet Musarajt”, “ I munduari” “Milto Sotir Gura”,“Ndre Mjeda”,“Dirigjent Mustafa Krantja”, “Abedin Cici” “Loro Kovaci”portreti i te shoqes “Netes”etj etj.

Ekspozite personale

Redakto

Skulptori Dhimitër Çani gjatë karierës artistike ka hapur tre ekspozita me rreth 130 punime.

(12)(13)Ekspozita e parë “Ekspozita vetiake e skulptorit Dhimiter Çani” 1962 Tiranë.

(14)Ekspozita e dytë “Një ekspozitë portreti në skulpturë” 18 maj 1975 Tiranë .

Ekspozita e tretë “Dedikuar, Kushtuar vendlindjes sime” 1982 Korçë (ku pjesa me e madhe e punimeve i jane dhuruar G.A Korçë

Pjesëmarrja në konkurse

Redakto

Konkuroi në disa konkurse të artit pamor, bienale, ekspozita, etj.

Konkursi ndërkombëtar për monumentin ekuestër të Skënderbeut 1937 (10) Tiranë me skulptorët Romaneli (itali), Agustinçiç (kroat), Paskali, Çani, Shala.

Busti “Ushtari i Popullit” çmimi i parë në ekspozitën me temë “Krijimi i ushtrisë sonë popullore” 1957 Tiranë.

Busti “Ushtari i Popullit” ekspozuar në bienalen ndërkombëtare 1957 Aleksandri Egjypt aktualisht në G.K.A.Tiranë.

Konkursi për monumentin e heroit kombëtar Skënderbeu 1962 Tiranë


Referimet

Redakto