Dhimitër Simoni
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Dhimitër Simoni linid në Vlorë më 12 janar të vitit 1911.
Dhimitër Simoni | |
---|---|
Lindi | 12 janar, 1911 Vlorë |
Kombësia | shqiptar |
Profesioni | patriot |
Shpejt nëna do ta lërë jetim sepse vritet nga italianët, të cilët i dogjën dhe dyqanin. Viti 1939 do ta gjejë Mitin të rritur dhe me ndjenja patriotike. Kur Shqipëria do të kanosej nga barbarizmi gjerman, Miti tashmë ishte në radhët e guerilëve. Dyqani i tij i këpucarisë u bë çerdhe e njësive guerile dhe e drejtuesve të partizanëve, që u jepnin të rinjve e punëtorisë drejtimin drejt luftës partizane për çlirimin e atdheut. Ky dyqan, në mes të qytetit të Vlorës dhe veprimtaria e tij, po ndiqej nga spiunazhi dhe grupi i tradhtarëve. Këtu do t’i kenë fillimet gjithë vuajtjet e Mitit, atdhetarit nga Vlora.
Për fat të keq u kap në befasi dhe më pas u internua në kampin nazist të shfarosjes, në Mat’hauzen, Austri. Por nuk ishte i vetmi. Nga ky shesh, pushtuesit nazifashistë nisën nëpër kampet e përqendrimit 600 vlonjatë, ku pothuajse të gjithë u pushkatuan, u hodhën në krematorë dhe gjetën vdekjen.
Dita e shënuar e kapitullimit të Gjermanisë naziste e gjeti atë gjallë, edhe pse kockë e lëkurë dhe të torturuar në mënyrën më barbare. Kështu, në 9 maj të 1945, kur forcat aleate çlirimtare u kërkuan të mbijetuarve të përfaqësoheshin me simbolin e atdheut të tyre, Dhimitri Simoni, patrioti antifashist nga Vlora e Ismail Qemalit, mori një beze dhe si Marigo Pozoja skicoi konturet e shqiponjës dykrenore të simbolit të atdheut.
Trupat Aleate që çliruan kampin e vdekjes të Mat’hauzenit, pasi varrosën viktimat e panumërta që gjetën në fushën e betejës, në 20 qershor 1945 organizuan një ceremoni funebre, përpara mijëra varreve të heshtura. Aty, çdo shtet i botës u përfaqësua nga një rob, ndaj Shqipërinë e përfaqësoi Dhimitër Simoni. “Albania” u thirr e para dhe në tasin ku ai kishte ngrënë supën e flamosur, aleatët, mbushën dhe` nga këto varreza. Aty patën dhënë jetën me qindra dhe mijëra njerëz nga kombe të ndryshme të botës. Në mes të tasit të mbushur me dhe` u ngul simboli i flamurit kombëtar shqiptar, i rrethuar me tela me gjemba. Kjo u shoqërua me dokumentin origjinal përkatës dhe iu dorëzua Dhimitër Simonit. Këto simbole, sot e kësaj dite ndodhen në Ministrinë e Jashtme dhe në Muzeun Kombëtar të Luftës në Tiranë.
Pas kthimit nga Gjermania, Dhimitër Simoni ka qenë me raport mjeko-ligjor (kemp) pra nuk ka punuar. Në vitet e fundit të vazhdimit të jetës, për të mos qëndruar jashtë jetës shoqërore, pushteti vendor i asaj kohe i dha një dyqan librarie, ku shitej dhe shtypi i përditshëm. Mit Simoni ka qenë aktiv si veteran, duke u thirrur në shkolla dhe institucione, me rastin e 9 majit 1945 të kapitullimit të Gjermanisë naziste. Në këto raste ai gjithmonë fliste për “bëmat” e nazizmit gjerman. Për ato që ai dhe shokët e tij hoqën në kampin e vdekjes në Mat’hauzen, Austri.