Dhjetë Urdhëresat
Dhjetë urdhëresat, në Besëlidhjen e Vjetër janë urdhëresat e shkruara në dy rrasa guri të ligjit të dhënë nga Perëndia Moisiut (Musai) në malin e Sinait.
Dhjetë urdhëresat gjenden të "Dalja 20:2-17 dhe Ligji i përtërirë 5:6-21 (të cilat janë pothuaj krejt të ngjashme).
Dhjetë urdhëresat
RedaktoTeksti i mëposhtem pranohet si nga autoritetet krishtere dhe nga hebraike, të gjendura në librin e Daljes 20:1-17, Versioni i Ri i Rishikuar Standard. Atëherë Perëndia shqiptoi tërë këto fjalë, duke thënë:
(1) Unë jam Jahvei, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e robërisë. Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.
(2) Mos bëj gdhëndje ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet lart në qiej ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Mos u përkul para tyre dhe as do t`u shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijët e tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë, dhe unë përdor dashamirësi të patundur deri në të njëmijëtin brez, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia.
(3) Mos e përdor emrin e Zotit, Perëndisë tënd, kot, sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij.
(4) Mbaj mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar. Do të punosh gjashtë ditë dhe në ato do të bësh të gjithë punën tënde; por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh në atë ditë asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafshët e tua, as i huaji që ndodhet brenda portave të tua; sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtunë ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e shabatit dhe e ka shenjtëruar atë.
(5) Ndero atin tënd dhe nënën tënde, me qëllim që ditët e tua të jenë të gjata mbi tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep.
(6) Mos vrit.
(7) Mos shkel kurorën bashkëshortore.
(8) Mos vidh.
(9) Mos bëj dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.
(10) Mos dëshiro shtëpinë e të afërmit tënd; nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd, as shërbëtorin e tij, as shërbëtoren e tij, as kaun e tij, as gomarin e tij, as asgjë tjetër që është e të afërmit tënd".
Dalja 20:1-17
Urdheresa | Jahudizem | Ortodokse | Katolike / Luteriane* | Protestante (pervec Luteriane), |
---|---|---|---|---|
Une jam Zoti Perendia jote. | 1 | 1 | 1 | - |
Mos adhuro perendi te tjera pervec meje | 2 | 1 | ||
Mos bej idhuj | 2 | 2 | ||
Mos e perdor gabimisht emrin e Perendise tende | 3 | 3 | 2 | 3 |
Kujto te shtunen dhe shenjteroje | 4 | 4 | 3 | 4 |
Ndero prinderit tuaj | 5 | 5 | 4 | 5 |
Mos vrit | 6 | 6 | 5 | 6 |
Mos shkel kuroren bashkeshortore | 7 | 7 | 6 | 7 |
Mos vidh | 8 | 8 | 7 | 8 |
Mos bej deshmi te rreme | 9 | 9 | 8 | 9 |
Mos lakmo gruan e fqinjit | 10 | 10 | 9 | 10 |
Mos lakmo shtepine e fqinjit | 10 |
Shiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Dhjetë urdhëresat në Enciklopedinë hebraike.
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Dhjetë urdhëresat në Enciklopedinë Katolike.
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Dhjetë urdhëresat në Enciklopedinë britanike
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Katekizmi i Kishës Katolike