Dhurata Bozdo
Dhurata Bozdo (Shijak, 1931 - 29 gusht 2018) ka qenë arsimtare dhe romancierje shqiptare.[1]
Biografia
RedaktoU lind më 1931 në Shijak në familjen Deliallisi. Studimet e larta i kreu në degën Gjuhë-Letërsi dhe më pas iu përkushtua për gjithë jetën e saj mësuesisë dhe letrave shqipe. Shkrimtarja Bozdo, ishte anëtare përgjatë gjithë jetës së saj e Lidhjes së Shkrimtareve të Shqipërisë. Ka botuar romanet “Shkëlqim i rremë”, “Përballë dallgëve” dhe “Kush i vrau ato ëndrra?” me dy pjesë.
U nda nga jeta më 29 gusht 2018 në moshën 87-vjeçare.
Referime
Redakto- ^ Jorgaqi, Nasho (4 shtator 2018). "Homazh për romancieren Dhurata Bozdo". Gazeta Dita. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2020. Marrë më 19 shkurt 2021.