Mbushni nje gote me uje dhe hidhni nje pike boje , ne fillim boja do te jete e lokalizuar ne nje nga pjeset e gotes , por pak e nga pak ajo fillon te perhapet ne te gjithe goten.

difuzioni
Difuzion

Vjen nje cast qe ngjyra behet e njetrajtshme ne te gjithe hapesiren e lengshme te gotes.Molekulat e bojes levizin nga vendi me perqendrim me te larte ne nje vend me perqendrim me te vogel. Edhe kur futni qesen e çajit ne nje filxhan me uje te ngrohte ndodh e njejta gje . Ngjyra e çajit perhapet dalengadale ne te gjithe filxhanin , derisa behet e njejta ngjyre .

Dukuria e shperndarjes se molekukave nga nje vend me perqendrim me te larte ne nje vend me perqendrim me te ulet quhet shperndarje ose difuzion. - Kur molekulat jane te shperndara gjithkund njelloj themi se eshte arritur gjendja e ekulibrit.