"Dikur ishim bashkë" libër me Autore Brunilda Zllami. Shtëpia botuese Dudaj, viti 2005. Faqet e librit 290.

" - Dikur ishim bashke Robert... Dikur... në një tjetër kohë. Tani jo më. - foli ajo duke fshire lotet qe i rridhnin rreke. Roberti la pijen mbi tavoline. Duhet te ikte, por s'i benin kembet. Marina ishte aty, ashtu siç kishte enderruar, e peduar dhe jo nje perbindesh siç kishte dashur ta mbante mend per ta harruar. Kaloi prane saj per te dale jashte, por nuk mund ta linte pa e perqafuar dhe nje here. "


Historia e pabesueshme e dashurisë së Marinës dhe Robertit, dy shpirtra që janë bërë për njëri-tjetrin, por që ndahen mizorisht nga prindërit e tyre. Ata përpiqen ta harrojnë njëri-tjetrin dhe të vazhdojnë secili jetën e tij. Roberti martohet me një grua tjetër, ndërsa Marina i përkushtohet punës dhe njihet e fejohet me Klitin, edhe pse nuk e dashuron. Fati do t'i vërë përsëri ballë për ballë Marinën dhe Robertin, derisa ata të kuptojnë se nuk jetojnë dot pa njëri-tjetrin. Nga ana tjetër kemi Mariolën, motrën e vogël të Marinës; një rebele që është mishërimi i lirisë. Ajo bie në dashuri me djalin e gabuar dhe ngel shtatzënë. Eventualisht ajo e gjen veten përballë zgjedhjes më të vështirë të jetës së saj: ta mbajë fëmijën ose ta abortojë atë.

Brunilda Zllami e ka tejkaluar veten me këtë roman prekës e të dhimbshëm. Emocionet janë të thella dhe ka plot të fshehta përgjatë gjithë librit. Nëse dëshironi të relaksoheni, të keni morrnica në trup ose edhe të qani herë pas here, ky është libri i duhur për ju...