Brunilda Zllami
Brunilda Zllami shkrimtare shqiptare. Ka lindur në qytetin e Bajram Curri (Tropojë) dhe është diplomuar për mjekësi dhe vazhdon fakultetin juridik. Romanet e saj, që në fillimet e botimit prej vitit 1996, kanë gjetur lexuesin e tyre të të gjitha moshave. Fabula, tematika, stili i veçantë, mënyra e trajtimit të problematikes, zgjidhja e intrigës në një mënyrë tjetër, sinqeriteti dhe origjinaliteti i zgjidhjes së konflikteve në romanet e veta e bëjnë atë të afërt dhe të dashur për lexuesin.
Brunilda Zllami | |
Fotoporteti | |
Emri | Brunilda |
Mbiemri | Zllami |
Lindur në | Bajram Curri, Tropojë |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | shkrimtare |
Botimet e shkrimtares Brunilda Zllami janë :
- Dashuri apo urrejtje (1996)
- Fantazma te shpirtrave te etur (1996)
- Ëndrra e papërfunduar e një gruaje (1997)
- Puthja e hënës (1998)
- Hijet (1999)
- Labirintet e Medeas (1999)
- Dinozaurët e ndërgjegjes (2001)
- Çmimi i përjetësisë (2002)
- Dua (2003)
- Matilda (2003)
- Jetoj në harresën tënde (2004)
- Një tjetër (2004)
- Dikur ishim bashkë (2005)
- Rruga e trëndafilave (2007)
- Lindur femër (2007)
- Lakmia (2009)
- Në shpirtin tim bën ftohtë (2010)
- Ti je e nesërmja (2012)
- Nuk jam engjëll (2014)
- E premte pasdite (2016)