Bajram Curri (Gjakovë, 16 janar 1862Dragobi, 29 mars 1925) ka qenë ushtarak i Perandorisë Osmane, politikan dhe aktivist shqiptar i cili luftoi për pavarësinë e Shqipërisë, më vonë duke luftuar për Kosovën dhe inkorporimin në të pas Traktatit të Londrës në 1913. Pas vdekjes iu dha titulli Hero i Popullit Shqiptar.[1]

Bajram Curri
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Ministër Shqiptar
Në detyrë
27 Mars 1920 – 14 Nëntor 1920
Të dhëna vetjake
U lind më16 Janar 1862
Gjakova, Perandoria Osmane, (sot Kosova)
Vdiq më29 Mars 1925
Dragobi, Republika Shqiptare, (sot Shqipëria)
NënshtetësiaShqiptar
PunësimiPolitikan, Kryetar, Ministër, Ushtarak
Nënshkrimi

Biografia

Redakto

U lind në Krushë të Madhe, Rahovec derisa familja e tij po dërgohej në burg të Prizrenit. Currët njiheshin si zotní, titullin deri tek Bajrami e patën Agë.[2] Kjo familje kishte me trashëgim titullin vojvodë për bajrakët Krasniqe, Nikaj e Mërtur.[3]

Prej pjesëmarrjes së të atit më 1860 në një kryengritje në malësitë e Krasniqes kundër taksave të rënda dhe rekrutimit, i burgosën Currët në Gjakovë.[4] Shaqir agë Curri ishte njeri i besuar i Abdullah pashë DrenitGjakovë, dhe, me sa duket, kishte luajtur rol në tagërmbledhjen dhe rekrutimin në krahinë. Ai ndihmoi Abdullah Pashën në sulmin kundër Mehmet pashë Maxharrit dhe u vra gjatë përleshjeve nga trupat e Lidhjes së Prizrenit.[5][6][7]

Nga pozitat tradicionale të familjes në Malësinë e Gjakovës, si për kundërshtitë ndaj Kryezinjve, u emërua komandant xhandarmërie e zgjodhi kapiten në Prizren, më vonë major në Prishtinë, e së fundmi kolonel (allajbeg) në Shkup, ku kishte në dorë xhandarmërinë e gjithë Vilajetit të Kosovës.[8]

Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899-1900, udhëheqës i lëvizjes në Kosovë dhe një nga prijësit kryesorë të Mbledhjes së Ferizajt, të korrikut 1908, ku përkrahu kërkesën për vendosjen e kushtetutës. Ndihmoi në themelimin e klubeve e të shkollave shqipe në Kosovë dhe mbrojti alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. Qe nënkryetar i klubit "Bashkimi" të Shkupit nga viti 1908. Ndihmoi kryengritjen e armatosur të Malësisë së Mbishkodrës të vitit 1911, dhe u bëri një qëndresë të fortë forcave osmane në Qafën e Morinës.[nevojitet citimi]

Në maj të vitit 1912 u bashkua me vendimet e mbledhjes së Junikut, mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të armatosur, u shqua si një nga tribunët popullorë që theu forcat osmane në Qafën e Prushit në korrikun e 1912,[8] dhe në Fushë Kosovë. Me Hasan Prishtinën në krye, Isa Boletinin, Idriz Seferin dhe Riza bej Gjakova në krye të forcave kryengritëse hyri në Shkup.[8]

Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e Konferencës së Londrës1913 që lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar Kosovën dhe vise të tjera shqiptare dhe luftoi për bashkimin e tyre me atdheun. Në vitin 1913 qe një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbo-malazeze.

1914 mori pjesë në qëndresën kundër Revoltës së Shqipërisë së MesmeDurrës. Po ashtu me Hasan Prishtinën, Ahmet Zogun dhe Isa Boletinin ishin organizatorë të kryengritjes antiserbe të vitit 1915. Me të hyrë ushtritë austriake në Gjakovë më 1916, shkoi në terren ku interesohet për rendin dhe qetësinë, dhe për zhvillimin arsimor.

Në vitin 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" dhe u bë një nga veprimtarët e saj kryesorë.

Kongresin e Lushnjës u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi ministër pa portofol të qeverisë dhe komandant të përgjithshëm te forcave të armatosura.

Udhëhoqi veprimet ushtarake për shtypjen e lëvizjes esadiste në Shqipërinë e Mesme dhe gjithashtu bashkëpunoi me Zogun kundër lëvizjes separatiste të Republikës së Mirditës.

Krizat e dhjetorit 1921 dhe marsit 1922

Redakto

I bezdisur nga krushqia e Zogut me Ceno Kryeziun[9] dhe i nxitur nga Prishtina, Kruja dhe Dibra, mbajti qëndrim kundër forcimit të pozitave të Zogut në shtetin shqiptar.[10]

dhjetor 1921 u caktua Komandant i Përgjithshëm i forcave të armatosura në qeverinë pesëditore Prishtina. Pas qeverive të dhjetorit dhe formimit të kabinetit Ypi, me min. të Brendshëm Zogun, iu dha titulli i kolonelit të nderit. E ngarkuan me ruajtjen e kufirit dhe me mbajtjen e rendit e qetësisë në kufirin perëndimor shqiptar të Kosovës. Në vend të kësaj, mblodhi qindra kosovarë rreth vetes, mori Pukën dhe po bëhej gati të marshonte drejt Shkodrës, bashkë me Elez Isuf Ndreun në marsin e 1922.[11] Në krye të 2 mijë vetëve, Bajram Curri u ndal në Va të Dejës, ku kërkoi bisedime me qeverinë, por nuk vazhdoi pasi nuk mori besën e parisë shkodrane dhe për këtë e la të vetëm Ndreun.

Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 bëri të mundur nxjerrjen fitues Avni Rustemin, falë ndërhyrjes dhe ndikimit të tij në prefekturën e Kosovës.[nevojitet citimi]

Përkrahu Lëvizjen e qershorit1924, duke nisur që më 24 maj fillimin e lëvizjes së armatosur me forcat e veta duke pushtuar Krumën si qendër e pref. së Kosovës. Në vjeshtë të vitit 1924 shkoi në Gjenevë me Nolin, Prishtinën e Gurakuqin, të cilët i paraqitën Lidhjes së Kombeve çështjen e të drejtave të popullsisë shqiptare të Kosovës të shtypur mbretëria jugosllave. Më pas, megjithëse kontribues në kryengritje, qeveria revolucionare e nxori në pension. Shpresonte që të përfaqësohej me njerëzit e vet në qeverinë e Nolit, dhe që sekretari i tij të bëhej ministër Arsimi, por Niman Ferizi u emërua prefekt i Beratit. U tërhoq në Dragobi, i prekur në sedër nga mosmirënjohja e mospërfillja.[9]

Me Triumfin e Legalitetit në dhjetor të 1924 trupat e Zogut nuk u përballën me njerëzit e Currit. Letrat e Zogut, ku i shkruante për t'u larguar përkohësisht nga Shqipëria, Curri nuk i pranonte. Mes kërkesave të palës për mosprekjen e Currit dhe Kryezinjve që donin të merrnin hakun, Hasan bej Kryeziu si prefekt i Krumës mobilizoi xhandarët për ta ndjekur, deri atëherë kur u vetëvra më 29 mars 1925.[12]

Varrimi i tij u bë në prani të autoriteteve shtetërore dhe sipas riteve fetare.

Më 1926 u vendos t'i jepej pension familjeve të Bajramit dhe të nipit, Hysni Currit, për shërbimin e tyre ushtarak.[9]

Bamirësi

Redakto

Falë ndikimit të tij, bën të mundur dërgimin, jashtë shtetit, me bursë shtetërore, e të rinjve premtues, si Rexhep Krasniqi, Xhevat Kortsha e Krist Maloki.

Referime

Redakto
  1. ^ Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 Arkivuar 13 shkurt 2009 tek Archive-It - Republika e Shqipërisë KUVENDI. Tiranë 2005.
  2. ^ Kruja, Mustafa; Margjokaj, P. Paulin (2006). Letërkëmbim (1947-1958). Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 141. ISBN 99943-34-47-6.
  3. ^ Ulqini K., Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror, Tiranë: Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë, 1991.
  4. ^ Aleks Buda (2000), Shkrime historike, vëll. 4, Shtëpia Botuese "8 Nëntori", fq. 171, ISBN 978-99927-1-274-0, Bajram Curri lindi më 1862 në rrugën për në burg në Gjakovë, ku po e shpinin familjen e tij nga Krasniqja, turqit si hakmarrje kundër të atit, që kish udhëhequr një nga kryengritjet e shumta të malësorëve kundër taksave të rënda dhe rekrutimit ...
  5. ^ Shukri Rahimi (1969), Vilajeti i Kosovës më 1878-1912, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, fq. 61, OCLC 3878952
  6. ^ Recherches albanologiques: Folklore et ethnologie, Instituti Albanologijik i Prishtinës, 1979, fq. 28, ISSN 0350-7998, OCLC 260175827
  7. ^ Ali Hadri (1976), Kosova, vëll. 5, Enti i Historisë së Kosovës, fq. 240, OCLC 4032760
  8. ^ a b c Krasniqi R., Jeta dhe vepra patriotike e Bajram Currit, Shkodër: Hylli i Dritës, 3/1944.
  9. ^ a b c Dervishi K., Plumba Politikës - Historitë e përgjakjes së politikanëve shqiptarë,Tiranë: "55", 2010. fq. 93-98. ISBN 978-99943-56-43-0
  10. ^ Dervishi K., Plumba Politikës - Historitë e përgjakjes së politikanëve shqiptarë,Tiranë: "55", 2010. fq. 99. ISBN 978-99943-56-43-0
  11. ^ Vlora E., Kujtime: 1885-1925, Tiranë: IDK, 2008, fq. 477-478. ISBN 99927-780-6-7
  12. ^ Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: 55, 2012. fq. 99. ISBN 978-99943-56-22-5

  Wiki Libri: Kushkuj - Bajram Curri