Juniku (Serbisht: Јуник Junik) është një komunë dhe qytet i vogël në Kosovën perëndimore, në Rajonin e Gjakovës. Është e vendosur në perëndim të Kosovës. Sipas regjistrimit të vitit 2011, qyteti i Junikut ka 6,053 banorë, ndërsa komuna ka 6,084 banorë. Bazuar në vlerësimet e popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në vitin 2016, komuna ka 6,425 banorë.

Juniku
Junik
Јуник
Official logo of Juniku
Vendndodhja e komunës së Junikut në Kosovë
Vendndodhja e komunës së Junikut në Kosovë
Koordinatat: Stampa:Xb 42°28′34″N 20°16′39″E / 42.47611°N 20.27750°E / 42.47611; 20.27750
ShtetiKosova Kosova
RajoniGjakova
KomunaKomuna e Junikut
Komuna2008
Qeveria
 • KryetariRuzhdi Shehu (LDK)
Lartësia mbidetare
517 m (1.696 ft)
Popullsia
 (2011)
 • Urban
6.053
 • Komunal
6.084
Kodi postar
50000
Prefiksi+381 390
Faqja zyrtarekk.rks-gov.net/junik

Ndodhet në mes të Deçanit dhe Gjakovës përgjatë kufirit malor të Kosovës me Shqipërinë. Është e populluar me shqiptarë etnikë. Juniku është vendlindja e disa njerëzve të shquar, përfshirë ish-kampionin evropian të boksit në peshën e rëndë, Luan Krasniqi dhe poetin Din Mehmeti.

Emërtimi i këtij fshati, rrëzë Alpeve shqiptare rrjedhë nga fjala latine:

Judico- avi, atum, are: që do të thotë me gjaku.
Junetio-onis: që do të thotë, bashkim, lidhje.
Unus, a unum: që do të thotë i vend i jashtëzakonshëm, i veçantë i pashoq.

Historia

Redakto
Artikulli kryesor : Historia e Junikut

Për bashkërëndimin e forcave, me nismen Hasan Prishtina, u mblodh me 21 maj 1912, ne Junik u mbajt nje kuvend i posaçëm. Në të morrën pjesë, kryesisht, përfaqësues të Kosovës, disa përfaqësues të Dibres dhe te Shkodres dhe ndonjë përfaqësues nga Jugu. Pas shumë debatesh u lidh besa për rifillimin e kryengritjes së pergjithshme. Në themel të programit të kryengritjes u vu kërkesa për autonominë e Shqipërise. Programi i Kuvendit te Junikut përmbante: ngritjen e një administrate shqiptare në të cilen shqipja te përdorej si gjuhë zyrtare; ngritjen e flamurit shqiptar në të gjithe vendin dhe garancine e Fuqive te Mëdha për zbatimin e këtyre kërkesave.

Kuvendi i Junikut, me programin e tij kombëtar, ndikoi ne zgjerimin e kryengritjes në viset e tjera dhe në shtimin e radhëve të saj me mijëra luftetarë.

Ne korrik, kryengritja ishte shtrire pothuajse ne te gjitha trevat shqiptare, qe nga Mitrovica, ne veri, dhe deri ne Cameri, ne jug. Forcat kryengritese cliruan qytete dhe krahina te tera, sidomos ne vilajetin e Kosoves. Veprimet e reparteve ushtarake dhe te autoriteteve osmane ne Shqipëri u paralizuan.

 
pozita gjeografike

Juniku, shtrihet në bregun e majte të lumit Erenik, dhe në të djathtë të lumit Trava, me lartësi mesatare detare prej 367-500 metrash. Juniku gjendet mes gjërsisë gjeografike 42,22 shkallë dhe gjatsisë gjeografike prej 20,26 shakallë. Në drejtim të këtij fshati gravitojnë fshatrat e Vokshit dhe të Rekës së Keqe, duke u shtri rrenze Alpeve Shqiptare. Mu të burimi i lumit Erenik, ngritet maja me e lartë e Alpeve Shqiptare Gjeravica. Juniku karakterizohët me klimë të mesme kontinenatale të modifikuar me komponente të klimës mesdhetare. Vera është e nxehtë dhe e thatë. Temperatura mesatare e muajt korrik është 21 C , kurse gjatë dimrit - janar është minus 11 C . Burimet e ujrave që vinë nga kurorat e maleve nga gropa e Erenikut dhe nga Alpet Shqiptare, formojnë rrjedhat sipërfaqsore të ujërave në fshatin Junik. Të gjithe prronjet e këtij teritori derdhen në lumin Erenik, i cili derdhet në Dri afër Urës së Fshejtë. Ereniku buron nga Bjeshkët e Junikut (liqejt e gjeravices),në lartësi afër njëmi metra, kalon nëpër bjeshkët e Erenikut (Junikut) , Malin e madhë. Lipovicat, në anën e djathtë të lagjës Gacafer, rrënze bregut Moronica, në mesin e lagjës Berishë dhe kalon tërë fshatrat e rekës, dhe në dalje të Gjakovës derdhet në Dri të Bardhë. Ereniku me kapacitetin e ujit, ujitë fushën e Junikut, që është shumë pjellore, rrafshinat e tyre kanë rëndësi të madhe ekonomike dhe antropogjeografike.

Bjeshket e Junikut .

Demografia

Redakto

Duke u mbështetur në të dhënat statistikore të vitit 1981 dhe disa regjistrimeve lokale që janë bërë pas luftës, vlerësohet të ketë:

  • Popullsi prej 12.500 banorë (me njësi tjera kadastrave).
  • Dendësia e popullsisë afërsisht 145 banorë / 1km2
  • Familje prej mesatarisht 7 anëtarë.

FAKTE RRETH JUNIKUT

Redakto

1. Juniku si vendbanim përmendet në librin e Ptolemeut (87-150) me emërtimin JUDICO, si pjesë e Judico- avi, atum, are: që do të thotë- gjaku. Junetio-onis: që do të thotë-bashkim, lidhje. Unus, a unum: që do të thotë- i vetëm, i jashtëzakonshëm, i veçantë, i pashoq. Dardanisë Ilire, Perandorisë Romake.

2. Mbi Junik gjendet një vend që quhet Gradina, ku mendohet se ishte i banuar që nga koha Ilire.

3. Sipas defterit osman të viti 1485, Juniku kishte 52 shtëpi dhe ishte vend pazari.

4. Juniku sipas pushtuesve osman ishte një nga vendbanimet më të mëdha të kësaj ane, i njohur me ermin ALLTËN (vend i artë)

5. Juniku ishte i vetmi fshat në trojet shqiptare ku jetonin 12 fise shqiptare, tani jetojnë 10 prej tyre.

6. Xhamia në lagjen Çoku është ndërtuar në vitin 1570, dhe është njëra nga më të vjetrat në rajonin e Dukagjinit.

7. Është një vend qe quhet “Therra e Kishës”, ku mendohet se ishte një Kishë katolike e periudhës mesjetare.

8. Më 21-25 maj 1912 në Junik u mbajt Kuvendi i Junikut, drejtuar nga Hasan Prishtina dhe atdhetarë të tjerë, ku morën pjesë 250 delegat nga vise të ndryshme shqiptare. Vendimet e Kuvendit i dhanë shtytje kryengritjes së përgjithshme shqiptare kundër pushtuesit osman dhe pretendimeve sllave.

9. Si rezultat i rezistencës dhe luftërave kundër pushtuesve nga dhjetori i viti 1921 deri në shkurt të 1923, Juniku ishte Zonë Neutrale, ku gjatë viti 1923 forcat serbo-malazeze dogjën 12 shtëpi, vranë 60 burra dhe plaçkitën në gjithë Zonën Neutrale.

10. Oda e Junikut është e njohur në trevat shqiptare si një institucion ku ndahej dhe pleqërohej drejtësia. Në këtë odë për disa shekuj me radhë janë pleqëruar ngatërresa të ndryshme dhe asnjëherë nuk është thyer ndonjë vendim i dalë nga ky institucion. Oda e Junikut udhëhiqej nga 6 krerë, 12 pleq përfaqësues të fiseve, dhe 24 dorëzanë. Ajo që është pleqëruar në Junik nuk ka mundur me u pleqëruar diku tjetër, çka do të thotë u vulosë në Odën e Junikut.

11. Juniku është e vetmja Komunë në Kosovë që nuk ka minoritete, 100 për qind e banuar me popullsi shqiptaro-ilire.

12. Në Junik ishin disa Valavica, ndër to në lagjen Berishë dhe në lagjen Gacafer, të cilat shërbenin për përpunimin e leshit dhe veshjeve kombëtare. Sot është një dhe shërben si muze dhe qendër rinore.

13. Në Junik dikur kishte 30 mullinj, disa nga ta ishin: Mulliri i Tofajve, Mulliri i Sadridinve, Mulliri i Hoxhës, Mulliri i Tahirselmanëve, Mulliri i Gjotës, Mulliri i Ahmet Halitit, Mulliri i Çokut, Mulliri i Kadri Makës, Mulliri i Sallajve etj.

14. Në Junik janë 2 xhami, 1 teqe dhe 10 tyrbe.

15. Sipërfaqja e zonës kadastrale e Junikut është 7.467, 7 ha, dhe paraqet zonën e tretë kadastrale më të madhe nga qendrat komunale në Kosovë.

16. Sipërfaqja e përgjithshme e territorit të Komunës së Junikut është 77,7 km2

17. Maja më e lartë në Republikën e Kosovës është në Junik, dhe quhet Gjeravica, me lartësi mbidetare 2656 m.

18. Në Junik hasen liqene glaciale (akullnajore), të krijuara gjatë epokës së akullnajave, ata janë: Liqeni i Madh dhe i Vogël i Gjeravicës, si dhe Liqeni i Tropojës, ku karakterizohen me ujë të pastër gjatë gjithë vitit. Në pjesën më të madhe të viti këto liqene janë të ngrira.

19. Qendra e Junikut ka lartësi mbidetare 553 m, ndërsa pika më e ulët është 426 m.

20. Temperatura mesatare vjetore e ajrit është rreth 9,8 ℃, kurse sasia mesatare e të reshurave vjetore është 1.466 mm, që paraqet rekord të reshjeve në teritorin e Kosovës.

21. Junikut ka hapësirën më të pasur me ujëra nëntokësore në nivel të Kosovës.

22. Bjeshkët e Junikut të përfshira brenda Parkut Kombëtar, ku rreth 8.4% e hapësirës së parkut i takon Komunës së Junikut.

23. Gjatë luftës së Kosovës 1998-1999, Juniku u shkatërrua po thujse mbi 90%, ndër to edhe dhjetra kulla të rëndësishme kulturore e historike, që ishin vlerë e trashëgimisë së Kosovës. Disa nga kullat janë rindërtuar e restauruar.

24. Pos dëmeve material, në Junik gjatë luftës së fundit 1998-1999, kanë rënë në mbrojtje të vendit: 20 Dëshmorë ,19 të rënë, 40 të rënë në masakrën e Mejës.

25. Juniku është e vetmja Komunë në Kosovë që Kullën e ka shndërruar në Bibliotekë të Komunës, e cila emërtohet me emrin e poetit të madh vendas, “Din Mehemeti”.

26. Në Junik gjenden disa kulla, të cilat shërbejnë si bujtina për turistë vendorë e ndërkombëtar si: Kulla e Ramë Zyberit.

27. Juniku u furnizua me energji elektrike në vitin 1958.

28. Në Junik ka disa shoqata bjeshkatare, por më e rëndësishmja është “Rrasa e Zogut”, e cila organizon çdo vit në muajin qershor “Ditët e Gjeravicës”, ku marrin pjesë mbi 500 vetë nga trevat e ndryshme të trojeve shqiptare dhe ndërkombëtare.

29. Juniku është njëra nga 5 komunat në Kosovë që ka qindra hektarë me gështenja.

30. Në Junik është Teqja e Sheh Xhaferit, e cila për nga madhësia konsiderohet si më e madhja në Ballkan.

31. Shkolla e parë shqipe në Junik u hap në vitin 1915.

32. Në Junik u njoh Ushtria Çlirimtare e Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare, me takimin që u bë në mes të dërguarit amerikan Richard Hollbruk dhe përfaqësuesve të UÇK-së.

33. Në Junik janë të njohura tri beteja të UÇK-së, ajo e Zharreve, e Kallavajit dhe e Rogopeqit. Në gusht të vitit 1998, në mbrojtje të Junikut u vranë edhe luftëtarët Bedri Shala, Bekim Berisha -Abeja dhe shumë luftëtarë të tjerë!

34. Mbi 20 mijë ushtarë të UÇK-së kanë kaluar nëpër Junik, duke e furnizuar me armatim Kosovën në luftën e fundit 1998-1999.

35. Në Junik është vetëm një shtatore, ajo e Heroit të Kosovës, Edmond Hoxha.

36. Data e çlirimit të Junikut është 13 qershor 1999.

37. Juniku ishte disa herë Komunë si në vitet: 1921-23, mbas Luftës së Dytë Botërore 1945 deri në fillim të viteve 1950, ku Juniku bashkohet me Komunën e Deçanit. Pas luftës 1998/99 Juniku fiton statusin më 26.06.2006 si Pilot Komunë, ndërsa me 13 gusht 2008 u zyrtarizua si Komunë. Kryetar i parë i Junikut ishte Ali Bajraktari në vitet 1931-1941.

38. Komuna e Junikut është shpallur dy vite radhazi 2016, 2017, si Komuna me transparente dhe me shërbimet më të mira në Kosovë, kjo falë qeverisjes së mirë në krye me kryetarin Agron Kuçi.

39. Komuna e Junikut ka: 1 kryetarë, 1 nënkryetarë, 7 drejtorë, 15 asamblesit, 63 punëtorë të tjerë administrativ.

40. Shkolla Fillore e Mesme e Ulët në Junik mban emrin e Heroit të Kosovë “Edmond Hoxha”, ajo ka: 1 drejtor, 1 sekretar, 1 pedagog, 4 edukatore, 14 mësues klase, 23 arsimtarë, 5 punëtorë teknikë dhe mbi 700 nxënës.

41. Gjimnazi i Junikut mbanë emrin “Kuvendi i Junikut”, i cili u pavarësua në vitin 2007, dhe nga 2018 është edhe një paralele e mjekësisë. -Në Gjimnazin e Junikut janë: 1 drejtor, 2 doktor të mjekësisë, 4 profesor me master, 9 profesorë, 1 pedagog, 3 punëtorë teknik dhe 220 nxënës.

42. Komuna e Junikut ka dy fshatra imagjinare pasi që nuk jeton asnjë familje atje, fshatrat Gjocaj dhe Jasiq. Këto familje janë shpërngulur dhe jetojnë në lagjen “Agim Ramadani”.

43. Hoteli i vetëm ne Bjeshkët e Junikut është “Grand Gjeravica”, i cili gjendet në lartësi mbidetare 1800 m. Hoteli ofron shërbime të shkëlqyera, si në akomodim, po ashtu edhe me restoranin e tij me ushqime tradicionale. Në veçanti me pamjen mahnitëse të Alpeve shqiptare që e rrethon atë.

44. Junikasve iu pëlqen që emërtimin Junik ta shqiptojnë duke e theksuar me një vizë ndarëse inicialen e parë si në theksim J-UNIK, që do të thotë janë Unik.

45. Në pesë vitet e fundit në Junik kanë shërbyer 5 qytetar amerikan, vullnetar të Korpusit të Paqes, të cilët e japin kontributin e tyre si mësimdhënës të gjuhës angleze në të dy shkollat e Jnikut, në mënyra që nxënësit ta zotërojnë sa më mirë këtë gjuhë internacionale.

46. Qendra e Mjekësisë Familjare mbanë emrin e doktorit të parë në Komunën e Deçanit që ishte edhe Juniku në atë kohë “Ali Hoxha”, stafi i saj është: 1 kryeshef, 10 doktorë, 12 motra medicinale, 4 shoferë, 1 laborant, 2 punëtorë teknik.

47. Historiani i parë në Kosovë, prof.dr. Skënder Rizaj, ishte me prejardhje nga Juniku.

48. Deputeti i vetëm nga Juniku ishte Haxhi Kraku në vitin 1992.

49. Nga Juniku kanë dalë dy boksier profesionist në kategorinë e rendë dhe një sportist i atletikës, të cilët me talentin e tyre në këtë sporte e, kanë arritur deri tek titulli i kampionit të Evropës dhe i Kosovës,ata janë: Luan Krasniqi, Haxhi Krasniqi dhe Arsimi Miroci, i cili është kampion i shtatëfishtë i atletikës në Kosovë.

50. Logoja e Komunës së Junikut është më e bukura dhe më domethënëse si logo komunale në Republikën e Kosovës, ajo përbëhet nga tri elemente: 1) Kulla e cila simbolizon qëndresën, mikpritjen, objektin institucional odën; 2) plisin (qeleshen), i cili është vërtetuar që është simboli më i vjetër shqiptar, që daton që nga koha iliro-pellazge, në logo janë 12 plisa, që simbolizojnë 12 fiset në Junik; 3) Shqiponja dykrenare, simboli më i dashur i shqiptarëve.

Pergatiti:Arton Loshaj

Kultura

Redakto

Sporti

Redakto

Një ndër boksierët më të spikatur janë Luan Krasniqi, dhe Robin [Haxhi] Krasniqi qe po arrijne suksese te shumta ne arenen nderkombetare. Klubi i atletikes se Junikut ka arritur poashtu suksese te shumta ne duke fituar trofe dhe medalje te dhumta ne te gjitha diciplinat. Vlene te permenden Burneta Rama, Arsim Miroci,Taulant Llolluni,Rrustem Pepshi si dhe trajneri Kadri Shala(i cili njeheresh është edhe trajneri me i spikatur ne republiken e kosoves . Si dhe kickboxerat e njohur Burim Gjoci dhe Mergim Gacaferi .

Edukimi

Redakto

Komuna e Junikut i ka dy Objekte shkollore ate të shkollimit fillor dhe të mesem.Objekti mesimor i shkollmit te mesëm është me kushte Evropiane dhe është objekti me i mirë në Kosovë Institucionet shkollore: Shkollat fillore me 1124 nxënës dhe shkollimin e mesëm me 220 nxënës, me numër të mësimdhënësve: profesor 56 personel administrativ 2 dhe personel teknik 7. Ndërsa në shkollimin e mesëm me gjithsejtë 9 profesor dhe 1 koordinator.

Të tjera

Redakto
  • Telekomunikacioni

ne telekomunikacion juniku ka bere perparime te medha pozitive. Tash Juniku ka asfaltuar rrugen junik-dobrosh-rrac-pac-sheremet-gjakovë rrugen Junik-botushë-ponashec-gjakove rrugen Junik-voksh-sllup-dranoc-carrabreg si dhe ka asfaltuar pjeserisht rrugen junik-rastavic. Keto rruge dukshem kane ndikuar ne permiresimin e infrastruktures si dhe ne zhvillimin ekonomik.

  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime
  • Infrastruktura

deri me tani ne junik është punuar ne qender(trogovisht) ne te cilen janë bere punime te mira dhe perparimtare.

Shiko edhe këtu

Redakto

Personalitete të dalluara

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

 
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
 
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj