Gjocaj

fshat në Kosovë
This is the stable version, checked on 8 nëntor 2021. 12 pending changes await review.

Gjocaj është një vendbanim në komunën e Junik, Kosovë.

Gjocaj
Fshat

Gjeografia

Redakto

Fshat është malor në veri-përendim të Kosovës. Shtrihet rrëz Alpeve shqiptare ku lidhet me Malësin e Gjakovës dhe Tropojen.

Historia

Redakto

Banorët e këtij fshati janë shumë të lashtë. Origjina e fshatit Gjocaj te Junikut vjen nga Gryka e Oroshit. Pikerisht, aty ku Pal Dukagjini i vellai i Leka Dukagjinit u vendos pas pushtimit te Arberis nga Perandoria Osmane 1478. Nga gryka e Oroshittu kemi levizjet për Valbone dhe ne drejtim te Elbasanit ku sote është edhe komuna Gjocaj. Vete emeri Gjocaj vjen nga mesjeta, deshmi për këtë japin varrezat e hershme qe i perkisnin komunitetit katolik, i cili komunitet më vonë, gjatë kohës së Perandorisë otomane u konvertua në fe myslimane, një pjes u vendos ne fshatin Bece ne rrethin e Gjakoves ku edhe mbeti ne ritin fetar katolik. Tregohet edhe për Kishen katolike e cila tashmë dihet përafërisht se ku ka qenë. Gjocajt kan marr emrin nga i pari i tyre qe quhej Gjoc. Nga fshati Gjocaj shprenguljet kan vazhduar gjatë gjithë shekullit të kaluar nga fillimi e deri në fund. Duke krijuar vendbanime te reja në Rashiq, Baballoq, Gjakovë, Pejë dhe Istog.

Gjocajt, gjatë gjithë kohës, kan qenë faktor i rëndësishëm duke filluar që në kuvendet e Odës së Junikut duke dhën Pleqnar me nam, si për shembull Abaz Zenun Gjocaj. Por, edhe në gjysmen e dytë të shekullit të kaluar, kur shkollimi u pa si me i arsyeshem, Gjocajt, ky fshat malor, dha njërëz të letërsisë. Nderë ta mund te ceken Din Mehmeti dhe Zenun Gjocaj. Gjocajt kan qenë çdo herë aktiv ne luftat çlirimtare. Këtë traditë nuk e kan lënë as të tjerët qe u shpërngulen, sidomos në Baballoq, ku në luften e fundit treguan përkushtim të lart. Duke rikujtuar historin dhe fjalën e bacës Din se "Nuk dij se për cilin trim të shkruaj më parë, meqë çdo kohë po nxjerr djem trima dhe të përkushtuar për çeshtje kombëtare nga fshati im". Gjocajt kan dhën luftetar duke filluar nga lufta për mbrojtjen e Hotit dhe Grudës duke ju bashkangjitur malsorve. Ne luften e dytë, duke dhën për Ballin Kombëtar shumë djem për të kundershtuar robërin sllavo-komuniste dhe duke perfunduar në luften e fundit 1998-99, ku ishin bastion i Ushtrisë Çlirimtare, s'bashku me fshatin Jasiq, ku mund te citojm edhe fjalët e Heroit te Kombit Agim Ramadanit:- " Një djal nga këto dy fshatra sa njëzet të tjerë"! Po ashtu, vlen te cekët furnizimi i terë Ushtrisë Çlirimtare me armë dhe armatim, pastaj strehimi dhe sistemimi me çdo gjë te mundshme i çdo luftetari të lirisë qe kaloj për gjatë këtyre maleve në drejtim të Shqipërisë, apo duke hyrë nga Shqipëria.

Lidhje të jashtme

Redakto