Luan Krasniqi
Luan Krasniqi (i lindur më 10 maj 1971 në Junik) është boksier shqiptaro-gjerman i kategorisë së rëndë, i cili për momentin gjendet në pozitën e 308-të të boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave me 279 pikë nga 35 ndeshje, 30 fitore (14 me nokaut), 4 humbje dhe 1 barazim.[1]
Luan Krasniqi | |
---|---|
Skeda:Luan Krasniqi.jpg | |
Lindi | 10 maj, 1971 |
Kombësia | shqiptar, gjerman |
Profesioni | boksier |
Jeta e hershme dhe karriera
RedaktoFëmijërinë e kaloi në Junik, ku pastaj si 16 vjeçar ai shkoi te babai i tij në Shtutgart të Gjermanisë, ku kishte emigruar familja e tij. Luani, si njëri nga tetë fëmijët e familjes, arriti me sukses të kryejë shkollën e mesme dhe pastaj filloi të punonte si agjent i kontratave për kursim. Që në moshë të re, ai me një shok shkuan në klubin e boksit të qytetit, ku nga ky moment fillon edhe karriera e tij si boksier.
Luani është krenar për kontaktin që pati me idhullin e tij Muhamet Ali dhe motoja e tij është vetë thënja e Muhamet Aliut: "Ju nuk mund të goditni çfarë nuk mund të shihni".
Përndryshe Luani është krenar që ka prejardhe nga Kosova dhe për veten e tij thotë se është "Kosovar-Shvabe" ("Kosovo-Schwabe" - Shvabe, banorët e një republike në federatën gjermane). Banorët e kësaj zone, e sidomos shtutgartasit krenohen me Luanin ndërsa mjetet e informimit gjermane e thërrasin me kënaqësi "Löwe".
Statistikat
RedaktoLuani ka zhvilluar 35 takime nga të cilët 30 i ka fitore (14 me nokaut), 4 humbje dhe 1 barazim. Nga këto takime ka arritur të fitojë titullin: "Kampion Botëror inter-continental në versionin WBO".
Kronikë ndeshjesh
RedaktoGjermani - Boksieri Luan Krasniqi mund amerikanin Lance Whitaker.
Fitore K.o e gjermano-shqiptarit Luan Krasniqi në raundin e gjashtë. Me një goditje të fuqishme si çekiç me të djathtën mbi kokën e Lance Whitaker, boksieri gjermano-shqiptar Luan Krasniqi, që stërvitet nga "Hamburger Universum Boxstall", siguroi ndeshjen kundra kampionit botëror të WBO në peshat e rënda, amerikanit Lamon Brewster. 34-vjeçari mundi më datë 28 maj 2005, para rreth 4000 të pranishmëve në sallën e Hanns-Martin-Schleyer në Stuttgart, amerikanin Lance Whitaker me një Knockout në raundin e gjashtë.
Për Luan Krasniqin kjo ishte fitorja e 28 pas 30 ndeshjeve profesionale, si dhe e 14-ta me K.o. Whitaker pësoi humbjen e 3-të pas 33 ndeshjeve dhe 29 fitoreve.
Luan Krasniqi vs. Lamon Brewster. Fatekeqesisht Luani humbi luftën në roundin e 9-të edhe pse deri në roundin e 8-të dominoi luftën. Luani ishte shumë aktiv dhe fitonte me pikë. Lamon Brewster tha më vonë, se donte ta dorezonte luftën në roundin e 5-të dhe 6-të sepse nuk i qëndronte dot goditjeve të Luanit, mirëpo fati deshi që ai ta ruan titullin e Kampionit botëror në WBO. Shpresohet që të ketë një luftim rikthyes.
Fatkeqësisht Luani përsëri tregoi se nuk është boksier i nivelit të lartë botërorë. Ai dëshproi publikun e tij në Hamburg, duke zhvilluar një luftë shumë të dobët. Që do t'i jap fund karrierës së tij, është më shumë se e pritur. Mosha e tij nuk e lejon më atë që të hyn në rend prapa e të luftoj përpara deri tek kampioni. Gjyqëtari u detyrua ta ndërpresë luftimin pasi që Luani nuk mundej ta mbronte veten, atij iu tërhoq vrejtja disa herë më parë, me fjalët "Mbroju!!!".
Në këtë luftim Luani fitoi më tepër se 1 milion Euro.
Referime
Redakto- ^ Box Records - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. sq.: Rekordet e Boksit
- Intervista e Luan Krasniqit dhënë gazetës Bild Zeitung
Shiko edhe këtë
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull me tematikë në lidhje me volejbollin është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |