Zija Dibra (Dibra, 1890 - Harizaj, 20 janar 1925) qe ish-oficer e agjitator i xhonturqve[1], ushtarak, ministër i shtetit shqiptar[2][3], dhe revolucionar shqiptar i sovjetikëve[4].

Zija Dibra
Ministër i Punëve Botore
Në detyrë
16 tetor – 30 gusht 1935
Paraprirë ngaMehdi bej Frashëri
Pasuar ngaKoço Tasi
Ministër i Luftës
Në detyrë
6 dhjetor – 12 dhjetor 1921
Paraprirë ngaIsuf Gjinali
Pasuar ngaShefki Kosturi
Të dhëna vetjake
U lind më1890
Dibra, Perandoria Osmane
Vdiq më20 janar 1925
Harizaj, Republika Shqiptare
NënshtetësiaShqiptare
Partia politikegrupi "Lidhja e Shenjtë"
ArsimimiStamboll
Punësimiushtarak

Kreu një shkollë ushtarake në Stamboll, pati karrierë si ushtarak i lartë në ushtrinë osmane. Kthehet në Shqipëri më 28 mars 1921, ku emërohet min. i Punëve Botore në qeverinë Evangjeli. Qe ndër ministrat që provokuan krizën e dhjetorit për rrëzimin e kësaj qeverie[4].

Radhitet në krahun e opozitës, në atë që u quajt "Lidhja e Shenjtë"[1]. Spikati si njëri prej organizatorëve të kryengritjes së marsit 1922, më 5 prill 1922 dënohet me vdekje në mungesë. Sipas një marrëveshjeje u ra dakord të lihej të dilte nga Shqipëria[4]. Më 1923 gjendet në Vienë me Hasan Prishtinën[5] dhe Irfan Ohrin ku qe bërë pjesë e një organizate antizogiste të themeluar nga Aqif pashë Elbasani.[4]

Mbi bazën e një ujdie të bërë, lejohet të kthehet në Shqipëri. Falet më 2 qershor 1924 nga Kuvendi Kushtetues, kthehet në qershor të 1924. Përkrahu Lëvizjen e qershorit dhe qeverinë Noli të dalur pas saj.

Me ardhjen e Zogut në pushtet arratiset për në Jugosllavi, por autoritetet e atjeshme e kthejnë. I akuzuar në atdhe për "çështje bolshevike" më 20 janar 1925 u vendos të internohej prej Durrësit në Berat, i shoqëruar nga një aspirant i vetëm.

Në Harizaj të Kavajës, i iku aspirantit dhe u përpoq të arratisej me kalë. Pas thirrjeve të aspirantit, nuk u bind të kthehej dhe u gjuajt prej tij duke e kapur plumbi në kokë[2].

Referimet

Redakto
  1. ^ a b Vlora E.Kujtime: 1885-1925, Tiranë: IDK, 2008, fq. 476. ISBN 99927-780-6-7
  2. ^ a b Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: 55, 2012, fq. 117, ISBN 978-9943-56-22-5
  3. ^ Golemi Z., 34 ministrat e mbrojtjes së Shqipërisë në 100 vjet Arkivuar 9 janar 2017 tek Wayback Machine, Tiranë: Ushtria, Viti i 66-të i botimit Nr. 46 (8099), 9 dhjetor 2011.
  4. ^ a b c d Dervishi K., Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së, Tiranë: 55, 2016. fq. 27. ISBN 978-9828-106-38-4
  5. ^ Këlcyra A., Shkrime për historinë e Shqipërisë, hulumtuar ndër arkiva prej Tanush Frashërit, Tiranë: Onufri, 2012, fq. 124. ISBN 978-99956-87-81-6