Mbreti Zogu I

Mbret, president dhe kryeministër i Shqipërisë
(Përcjellë nga Ahmet Zogu)

Ahmet Muhtar bej Zogolli (Burgajet, 8 tetor 1893[1]/1895[2] - Paris, 9 prill 1961) njohur pas 1922 thjesht Zogu, kurse gjatë viteve 1928-1939 si Nalt Madhnija e Tij Zogu I, Mbreti i Shqiptarëvet[3][4], ka qenë politikan shqiptar që shërbeu në vitin 1920 si ministër i brendshëm, më pas si kryeministër (1922 - 1924), President (1924 - 1928) dhe Mbret (1928 - 1939).

Ahmet Zogu
King Zog.jpg
Mbreti i Shqiptarëve
1 shtator 1928 – 8 prill 1939
Paraardhësi: Vendosja e monarkisë
Pasardhësi: Viktor Emanueli III
Presidenti i Shqipërisë
shkurt 1925 – 30 gusht 1928
Paraardhësi: Vendosja e republikës
Kryeministër i Shqipërisë
2 dhjetor 1922 – 25 shkurt 1924
Paraardhësi: Xhaferr bej Ypi
Pasardhësi: Shefqet bej Vërlaci
Të dhënat personale
Lindi më: 8 tetor 1895
Lindi në: Burgajet, Perandoria Osmane
Vdiq më: 9 prill 1961
Vdiq në: Suresnes, Paris, Francë
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Ushtarak, politikan
Bashkëshortja Mbretëresha Geraldinë
Fëmijë Leka Zogu I

BiografiaRedakto

OrigjinaRedakto

Mbi familjen e Zogut ka pak të dhëna. Eqerem bej Vlora pohon se në Stamboll ka gjetur një dokument në të cilin thuhet se “në vitet 1631-1632 fiset e Matit u nisën për luftë, plaçkitën tregun e Shijakut dhe shkuan deri në Durrës, por aty u ndalën nga muret e qytetit”. Prijësi i sulmit, - shkruan Eqerem Vlora, - quhej Zog. Gjithnjë sipas Eqerem Vlorës, në arkivin e Stambollit ndodhet urdhri i Sulltanit, drejtuar sanxhakbejlerëve të Ohrit, të Shkodrës dhe të Elbasanit, që me ushtritë e tyre të sulmojnë Matin dhe “ta zënë tradhtarin Zog gjallë a vdekur”. Kronistët njoftojnë se më 1633 Zogut dhe dy njerëzve të tij iu pre koka në sheshin e kështjellës së Ohrit, ndrësa familja e tij u konvertua në myslimanë.[5] I biri i Zogut, në turqisht Zog-oglu, për herë të parë përmendet në vitin 1707 në një ferman të sulltanit si kapedan rrogëtarësh të armatosur të ngarkuar për të ruajtur rendin në një trevë të caktuar. Për të luftuar një cub të quajtur Bejtullah që plaçkiste qytetin e Manastirit, sipas fermanit, ishin emëruar tre banda martallozësh nga Mati të drejtuara nga Hyseni biri i Allamanit (Allaman Ogllu Hysejin), i biri i Zogut (Zog-ogllu), i treti Kurti biri i Tanushit (Tanush-ogllu Kurt). Por këta në vend që të shpëtonin Manastirin nga plaçkitësi Bejdullah, u bënë vetë plaçkitës të qyteti dhe të fshatrave. Pasi e plaçkitën Manastirin dy herë dhe para se të ktheheshin për herë të tretë së bashku me rebelë nga Mali i Zi, sulltani ngarkoi sanxhakbejlerët e Ohrit, Vlorës dhe Elbasanit t'i ndëshkonin.[5] Nga trajta Zog-ogllu, u bë trajta shqipe Zogolli. Më pas krerët e familjes së Zogolli, shërbyen si derbej që rekrutonin bashibozukë me pagesë kur i duheshin Perandorisë Osmane. Si i tillë përmendet gjyshi Ahmet Zogolit, Xhelal pashë Zogolli.[5]

Jeta e hershmeRedakto

Ahmet Zogolli u lind në fshatin BurgajetMatit. Si datë e lindjes është dhënë 8 tetori, kurse si vit i lindjes janë dhënë 3 vite të ndryshme: 1891, 1895 ose 1898. Zogu konsideronte të saktë datën 8 tetor 1895.[6] Qe djali i dytë i Xhemal pashë Zogollit, dhe djali i parë nga gruaja e dytë e Xhemalit, Sadije hanëm Toptani. Nga lisi i gjakut rrjedhte nga oxhaku i derebejve të Matit.[7] Nga ana e nënës vinte nga Toptanët e Pishës, degë e Toptanve, bejlerët e plotfuqishëm të Krujës dhe Tiranës.[8]

Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësuesit privatë Hysen efendi Çeka nga Elbasani për gjuhën shqipe dhe nga Hafiz Muharremi nga Dibra për gjuhën turke,[9] deri në moshën 13 vjeçare. Më 1903, u largua për në Stamboll me vetëm një shoqërues,[10] Lalë Krosin,[11] dhe filloi studimet në "Numenu Tereki", e më pas vazhdoi shkollën e oficerëve.[2] Pasi u gradua oficer, ndoqi dhe kreu gjithashtu liceun francez Gallatasaraj në kryeqytetin perandorak.[12][13] Qëndroi në Stamboll deri në fund të pranverës të vitit 1912, kur mësimet shkollore u mbyllën për pushimet verore.[6] Kur u kthye në vendlindje, më 17 gusht 1912, mënjanoi me ngadalë vëllain, Xhelal beun, dhe i siguroi vetes parësinë e krahinës së Matit[1] duke marrë titullin Myhtar.[14]

Lider i oxhakut ZogolliRedakto

Në fillim të Luftës Ballkanike, Ahmet Zogu ishte sipas ditëlindjës së dhënë prej tij, vetëm 17 vjeç, megjithatë për shkak të gjyshit dhe të babait ai respektohej si kreu i familjes Zogolli të Burgajetit të Matit, prandaj ishte njëri ndër 3 përfaqësuesit e Matit që morën ftesë për të përfaqësuar krahinën e tyre në Kuvendin e Vlorës, së bashku me Riza Çelën dhe Kurt Kadinë.[6][1][15] Asnjëri prej tyre nuk arriti në Vlorë. Zogu dhe delegatët e Matit arritën në Elbasan më 1 dhjetor, tri ditë pasi ishte shpallur pavarësia, kurse me 2 dhjetor arritën në Lushnjë. Aty dëgjuan për mizoritë e serbëve në Lumë dhe afrimin e ushtrive serbe në Mat, prandaj e ndërprenë udhëtimin drejt Vlorës dhe u kthyen në Mat. Nga Lushnja, Ahmet Zogu i dërgoi një telegram Ismail Qemalit dhe e porositi të nënshkruante deklaratën e pavarësisë në emër të tij, gjë që Qemali nuk e bëri.[6] Gjatë Luftës së Parë Ballkanike organizoi forcat e tij në Kakarriq kundër forcave serbo-malazeze.[2]

Në vitin 1913, ndërmori një vizitë për në Vlorë për t’u takuar me Ismail Qemalin, kryetarin e qeverisë shqiptare, por mbeti i zhgënjyer nga plani i Qeverisë për reformat administrative moderne që do të zbatoheshin në tërë Shqipërinë, përfshirë dhe Matin. Për Zogun, reforma të tilla nënkuptonin humbjen e pushtetit personal që derebejtë si oxhaku i Zogollëve ushtronin prej shekujsh në krahinat e tyre. Prandaj u bashkua me kushëririn e tij, Esat pashë Toptanin, i cili ishte kundërshtar i rreptë i Ismail Qemalit. Zogu nuk pranoi që autoriteti i Qeverisë së Vlorës të shtrihej në Mat. Me të formuar Esati, Pleqësinë e Durrësit, u solidarizua me të, sepse Pleqësia njihte pushtetet lokale të qeveritarëve krahinorë.[6]

Shtatorin e 1914 ndihmoi kushëririn e tij, Esad pashë Toptanin, me 1500 matjanë, të kryesuar nga i vëllai, Xhelal beu, për të luftuar rebelët në Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme,[16] por pësuan disfatë pranë Krujës dhe u kthyen në Durrës.[17] Më 1916 ndërmori nismën që të organizonte një kongres kombëtar në Elbasan[2] me ndihmën e ushtrisë bullgare të vendosur në qytet me Aqif pashë Elbasanin. Përhapi lajmin në parinë shqiptare, duke synuar të përtërinte punën e Kuvendit të Vlorës, të pohonte besnikërinë ndaj Princ Vidit dhe të rivendoste administratën shqiptare në shpresën që do t'i njihej autonomia nga autoritetet austro-hungareze që ishin vendosur në Shkodër. Nga karantina e vendosur në qytet për shkak të shpërthimit të murtajës, u tërhoq në Mat. Administrata austro-hungareze e bindi të rekrutonte dhe komandonte vullnetarë kundër italianëve me gradën e kolonelit të ushtrisë mbretërore e perandorake. Por Zogu vijoi planet e tij për ndezjen e fuqisë ushtarake dhe administrative për autonominë shqiptare,[nevojitet citimi] autoritetet austro-hungareze kësodore e mërguan në Austri në janarin e 1917. Duke qenë pjesë e delegacionit ceremonial shqiptar, si përfaqësues i Matit, i ofroi nderimet kurorëzimit të perandorit Karli I; delegacioni shqiptar u prit në dëgjesë nga perandori i ri, dhe Zogu u dekorua. Në Vjenë u paraqit edhe si udhëheqës politik që kryesonte një forcë të armatosur prej disa mijëra vetësh. Mashtroi administratën ushtarake të Vjenës duke paraqitur lista sikur paguante rroga për 10.000 ushtarë kur nuk kishte as 5000. Vjena i lidhi rrogën e një koloneli rezervë derisa zbuloi mashtrimin me numrin e ushtarëve me ç'rast Zogu u internua për disa kohë.[18][19][20] Qëndroi deri në dhjetor 1919 në Vjenë, ku fitoi përvojë të veçantë në oborrin perandorak austro-hungarez,[2] dhe u kthye duke zotëruar gjermanishten.[20]

Ministër i brendshëmRedakto

Kongresin e Lushnjës u ftua të merrte pjesë si delegat i Matit.[21] Ndryshe nga delegatët e tjerë të cilët shkuan atje me revolver në brez ose me 2-3 trima të armatosur, Zogu mori me vete në Lushnjë 100 matjanë kurse 200 të tjerë i la në Tiranë.[22] Kongresin e garantoi me matjanët e tij besnikë.[2][23] U caktua Ministër i Brendshëm, për arsye se, e kishte të mundur ta krijonte brenda disa ditëve xhandarmërinë duke rekrutuar "vullnetarët" e tij.[24] Xhandarmëria me të cilën kishte lidhje personale, që nga ky moment, u bë pikënisje e forcimit të pushtetit të tij personal. Ai shtoi radhët e saj me anë të miqve të vet. Pati suksese në vendosjen e rendit publik dhe në organizimin brenda disa javëve të administratës shtetërore në gjithë vendin.[25] Më 20 shkurt 1920 bëri t'i dorëzohen arkivat nga Qeveria e Durrësit dhe marsin vijues, hyri në Shkodër me Hoxha Kadrinë, duke e marrë në dorëzim të qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjes.[26][nevojitet citimi] Si Ministër i Brendshëm dhe komandant i fuqive shtetërore, u angazhua në Luftën e Koplikut.[27]

Më 5 prill 1921 u zgjodh deputet i Partisë Popullore në Këshillin Kombëtar. Më 4 nëntor 1921, u emërua nga qeveria e Pandeli Evangjelit komandant i operacioneve ushtarake për të shtypur rebelimin e Mirditës. Emërimi i tij pa lejen e Këshillit të Lartë shkaktoi krizë politike në dhjetor 1921. Më 14 dhjetor 1921, pas tejkalimit të krizës u kthye në Tiranë. Më 25 dhjetor 1921 u emërua sërish ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e Xhafer bej Ypit.[28]

KryeministërRedakto

2 dhjetor 1922,[29] Zogu u emërua kryeministër duke mbajtur në të njëjtën kohë postin e ministrit të brendshëm.[30] Atë muaj e hoqi prapashtesën osmane "-olli" nga mbiemri, duke e ndryshuar mbiemrin nga Zogolli në Zogu.[31]

Zogu përkrahu orvatjet e Beogradit për të eliminuar Zonën Neutrale të Junikut në Kosovë në fillim të vitit 1923, vend ku ishin strehuar udhëheqësit e rezistencës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës. Më 9 janar 1923, Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë lëshoi urdhrin që Bajram Curri, Hasan Prishtina, Hoxhë Kadri Prishtina, Sadik Rama dhe udhëheqësit e çetave kaçake të vriteshin. Më 30 janar, me udhër të Zogut, u hodhën nga Shqipëria në Zonën Neutrale të Junikut forcat ushtarake shqiptare. Për të shmangur vëllavrasjen, Hasan Prishtina, i këshilloi drejtuesit e çetave kryengritëse shqiptare të tërhiqeshin. Që nga kjo kohë lëvizja kaçake në Kosovë shkoi duke rënë, për shkak se nuk kishte as mbështetje morale nga Tirana, as vend ku të strehoheshin kaçakët.[32]

Gjatë viteve si kryeministër dhe ministër i brendshëm, me anë të lidhjeve që krijoi me krerët e institucioneve administrative të emëruara nga ai, vuri nën kontroll të tij mbarë vendin. Qarqet demokratike e akuzuan se synonte të vendoste pushtetin personal.[30] Zogu i kushtoi rëndësi vendosjes së rendit publik, duke mos kursyer asnjë mjet. Gjithashtu ndërmori edhe një fushatë çarmatimi, e cila u shoqërua me dhunë, gjithashtu shtypi revoltat që shpërthyen në këtë periudhë.[33]

Kriza politike e qeverisë së Zogut u përshkallëzua gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 27 dhjetor 1923, kur Zogu, duke parandier humbjen, përdori falsifikimin e votave, korrupsion dhe terror ndaj zgjedhësve.[34]

Më tej dha dorëheqjen, dhe, pas vrasjes së Rrustemit, gjendja u acarua. Në maj–qershor 1924 opozita organizoi Revolucionin e qershorit. Qeveria Vrioni që u rrëzua më 10 qershor 1924 e kishte emëruar ditët e fundit të saj, komandant për shtypjen e grushtit të shtetit në veri.

Në qershor 1924, Zogu u largua për në Jugosllavi me qindra përkrahës të tij. Gjykata politike e kundërshtarëve të tij politikë e dënoi me vdekje në mungesë më 10 nëntor të po atij viti.[35]

Rikthimi në pushtetRedakto

Zogu me anë të emisarëve të tij u premtoi italianëve se po të rikthehej në pushtet do të ndiqte një politikë të orientimit drejt Italisë. [36] Në gusht bëri marrëveshje me Nikolla Pashiqin sipas së cilës në këmbim të ndihmës ushtarake serbe për tu kthyer në pushtet, do t'i bënte disa lëshime territorial Jugosllavisë.[37] Në fillim të dhjetorit 1924, Zogu erdhi nga Beogradi në afërsi të kufirit me Shqipërinë.[38] Hyri në Shqipëri me përkrahjen e trupave jugosllave, atyre bjellogardiste të gjeneralit Vrangel, të drejtuar nga Sergei Ulagaj[39] dhe me vullnetarë shqiptarë të rekrutuar në viset shqiptare të zonave të ndikimit të Begollajve të Pejës, kunatit Ceno bej Kryeziu dhe pjesën më të madhe të parisë dibrane.[40] Pjesa më e madhe e 4000 trupave që iu vunë në dispozicion ishin serbë, malazezë dhe bjellorusë. Armatimet dhe shpenzimet ushtarake u mbuluan nga Beogradi.[41] Ndërhyrja u krye nga toka jugosllave dhe greke. Në dispozicion të Zogut ishin fillimisht edhe dy batalione të rregullta të ushtrisë jugosllave të pajisura me armë të rënda, topa dhe mitraloza.[38] Me 24 dhjetor Zogu hyri në Tiranë.[42]

Disfata e Revolucionit të qershorit i dha fund përpjekjeve për konsolidimin e demokracisë dhe i hapi rrugën forcave që dëshironin vendosjen e një pushteti autoritar në Shqipëri.[43] Me tu kthyer në Shqipëri, u rivendos qeveria e Iljaz bej Vrionit dhe u shpall "Triumfi i Legalitetit". U vendos gjendja e jashtëzakonshme, u hoq liria e fjalës dhe e shtypit, u shpërndanë organizatat politike, u përndoqën kundërshtarët e qeverisë, u internuan familjet e të arratisurve dhe të atyre që i strehonin. Më 6 janar 1925, Zogu që kishte marrë në duar tërë pushtetin u emërua prapë kryeministër.[44].

21 janar 1925 e shpalli Shqipërinë republikë. Dhjetë ditë më vonë, Asambleja e shpalli kryetar të republikës, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kreu i qeverisë. Republika e shpallur nuk ishte as demokratike, as parlamentare, por despotike sepse gjithë fijet e pushtetit i kishte në duar Zogu.[45]

 
Presidenti i parë i Republikës Shqiptare, Ahmet Zogu

PresidentRedakto

Në dhjetor 1924, pasi u rikthye në pushtet me paratë dhe armët e serbëve, i duheshin para dhe krahë të fortë për ta ruajtur dhe për të qëndruar gjatë në pushtet. Midis Italisë dhe Jugosllavisë, zgjodhi Italinë, e cila ishte më e fortë dhe më e pasur se Jugosllavia. Gjatë konsolidimit të pushtetit të Zogut në vitet 1925-1928, kishte shumë pragmatizëm e shumë pak kujdes për të mbrojtur interesin kombëtar. Në këmbim të ndihmave financiare italiane, Zogu i dha Musolinit bazën juridike të kontrollit të ekonomisë shqiptare, të kufizimit të sovranitetit në politikën e jashtme dhe të drejtën për të ruajtur integritetin territorial të Shqipërisë. Traktatet e vitit 1926 dhe vitit 1927 për Aleancën mbrojtëse, shënuan fillimin e proteksionizmit italian. [46]

Mbret i ShqiptarvetRedakto

Shiko edhe: Ushtria Mbretërore Shqiptare; Përshëndetja zogiste; Hymni i Mbretnisë; Monarkia Shqiptare

Për të siguruar vazhdimësinë e sundimit të tij vendosi ta shpallte veten mbret dhe për këtë siguroi përkrahjen e Italisë dhe Britanisë së Madhe.[47] Për të hequr pengesat e brendshme, gjatë viteve 1925-1927 eliminoi kundërshtarët e brendshëm nga kampi i artistokracisë çifligare. Në prag të shpalljes së mbretërisë u sajuan disa rrethana të cilat gjoja e rrezikonin regjimin. Zyrtarët e tij "zbuluan" në disa qytete të Shqipërisë persona të cilët gjoja kishin përgatitur atentate ndaj Zogut, të cilat më pas u ekzekutuan.[48] Më 1 shtator 1928, Asambleja Kushtetuese e mbushur me partizanë zogistë e shpalli Shqipërinë mbretëri dhe Ahmet Zogun mbret.[47] Mbretëria shqiptarë falë ndihmës së dhënë nga Anglia dhe Italia u njoh nga qeveritë e huaja, madje edhe ajo e Jugosllavisë, por qeveria e Turqisë nuk pranoi ta njihte dhe marrëdhëniet mes dy vendeve u ftohën.[49]

Zogu betimin e bëri mbi Kuranin dhe Biblën:

Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hudh kambën mbi Thronin e Mbretnís Shqiptare dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajtë Bashkimin Kombëtar, Independencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjeve që ndodhen në zbatim, duke pas parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë”.

Pas shpalljes së mbretërisë, më 5 shtator u krijua qeveria e parë e Mbretërisë Shqiptare.[49] Gjatë viteve të monarkisë administrata shtetërore u forcua më tepër megjithëse jo me rrugë demokratike, por me mjete autoritare. Pluralizmi politik u asgjësua. Pati përndjekje politike, burgosje dhe internime. Vendi u shoqërua me trazira të brendshme. Në vitin 1932 ndodhi lëvizja e Vlorës, më 1935 Kryengritja e Fierit, më 1937 rebelimi i Delvinës.[50]

Shtypja e kryengritjes së Fierit më 1935 u shoqërua me arrestimin e më shumë se 1000 vetave dhe krijimin e gjyqeve politike. Në gjyqin politik të Fierit, kaluan 533 veta prej të cilëve 51 u dënuan me vdekje, kurse pjesa tjetër me dënime të ndryshme. Të arrestuarit qëndruan të vendosur përballë torturave. Masat e ashpra dhe dënimet me vdekje ndaj pjesëmarrësve në lëvizje shkaktuan protesta në Shqipëri dhe në mërgatë.[51]

Pushtimi i ShqipërisëRedakto

Në vitet e para të mbretërisë, Shqipëria u ndodh në vështirësi financiare të cilat u thelluan për shkak të krizës ekonomike.[52] Në vitet 1931-1935 Zogu u vu në presion për të paguar borxhet dhe për të shlyer kamatat.[53] Në vitin 1931 kur mbaroi afati i kredisë prej 10 milionë franga, Zogu u detyrua të bënte lëshime tjera për të zgjatur afatin e huasë. Musolini u orvat ta shfrytëzonte situatën për të detyruar Zogun të pranonte një varg kërkesash politike, financiare dhe ushtarake të cilat do ta shndërronin Zogun në vartës të Romës por mbreti nuk pranoi.[52] Ai manovroi, bëri diplomaci dhe kërkoi aleanca të reja por nuk pati sukses.[53] Qeveria italiane u bind që për të realizuar interesat e saj duhej të pushtonte ushtarakisht Shqipërinë.[54]

Për të zvogëluar mundësinë e rezistencës së armatosur, ministri i jashtëm italian Galeazzo Ciano, hartoi një plan për të rritur shpejt dhe substancialisht kontrollin mbi çdo aspekt të jetës në Shqipëri. U rrit numri i instruktorëve italianë në ushtrinë shqiptare me qëllim që të krijonin celula pro-italiane brenda ushtrisë. Më tej do të rritej infiltrimi i Italisë në kulturë dhe në ekonomi, personalitetet më të rëndësishme dhe bajraktarët duhej të bliheshin me para. Giovanni Giro, zyrtari fashist i dërguar në Shqipëri, raportonte në qershor 1938 që kishte elementë të konsiderueshëm të shtetit shqiptar nën kontroll.[55] Ushtria shqiptare me pak përjashtime ishte pro-italiane, italianët kryenin trajnimin dhe furnizimin e saj.

ArratisjaRedakto

Mëngjesin e 7 prillit 1939 filloi agresioni ushtarak italian kundër Shqipërisë.[56] Një orë e gjysmë para sulmit, mbreti e nisi mbretëreshën me të birin për në Greqi.[57] Mëngjesin e 7 prillit mbreti dhe ministrat e tij kishin braktisur zyrat nga frika e bombardimeve dhe ishin mbyllur në shtëpi. Nga aty i dha udhëzimet e fundit përfaqësuesit që u nis për të biseduar me gjeneralin italian Guxoni në Durrës. Më pas Zogu urdhëroi të hartohej një thirrje drejtuar shqiptarëve e cila u transmetua në Radio Tiranë afër drekës, pasi kishin arritur njoftimet për pushtimin e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit. Thirrja akuzonte Italinë se kishte shkelur traktatet në fuqi, marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe pavarësinë e Shqipërisë. Mbreti ftonte popullin të bashkohej për shpëtimin e atdheut dhe pavarësisë, për tu mbrojtur deri në pikën e fundit të gjakut.[58][56] Ky ishte akti i fundit zyrtar i Zogut. Të gjithë menduan se do të vihej në krye të rezistencës, apo do të dilte në male për ta udhëhequr luftën kundër pushtuesve, siç e kishte deklaruar, mirëpo tri orë pasi u kishte bërë thirrje qytetarëve për të luftuar dhe ishte betuar që qeveria do të luftonte për çdo pëllëmbë tokë, mbreti Zog u largua nga Tirana në krye të një karvani të madh qeveritar. Natën arriti në Zemblak ku qëndroi për të pushuar dhe mesditën e 8 prillit kaloi kufirin në Kapshticë.[59]

Është e dokumentuar zyrtarisht që mëngjesin e 7 prillit para se të largohej nga Tirana mori nga thesari i shtetit një shumë të madhe në ar dhe monedha ari që arrinin në 183kg ar. Mbi shumën e saktë ka pasur gjithnjë debate. Sipas italianëve mori 550 mijë franga ari, të tjerë flasin për 18 arka me flori, ndërsa burime tjera flasin që mori me vete 50 mijë stërlina por kishte depozituar jashtë shtetit edhe 2 milionë dollarë.[60]

Arratisja e Zogut krijoi në Shqipëri vakuum institucional, i cili i dha mundësi Benito Musolinit për të manipuluar statusin politik të Shqipërisë sipas interesave të Italisë fashiste. Më 12 prill një Asamble Kombëtare e përbërë nga kolaboracionistë të rekrutuar nga qarqet monarkiste zogiste dhe qarqet antizogiste në emigracion shpalli se në Shqipëri nuk kishte ndodhur okupacion ushtarak, por vetëm ndërrim i kreut të shtetit.[61] Në mërgim mbajti qëndrim të rezervuar ndaj rezistencës antifashiste shqiptare.[62]

MërgimiRedakto

Sapo kaloi kufirin e shpërndau qeverinë duke e lënë Shqipërinë pa qeveri antifashiste në mërgim.[63] Mbërritën në Follorinë dhe ndenjtën tri javë në mënyrë që Mbretëresha Geraldinë të merrte veten nga lindja. Më 2 maj ia mbajtën për në Stamboll me 115 mërgimtarë, ku qëndruan dy muajt e ardhshëm. Më 15 qershor lajmërohet që i ishte siguruar azil politik në Britaninë e Madhe, për ku u nis më 30 qershor me 19 shoqërues nga Stambolli për në Konstancë. Nga Konstanca për në Varshavë, Gdinja, Rigë, Stokholm, Oslo, Anversë dhe Paris ku mbërritën më 8 gusht. U vendosën në Château de la Maille në Versajë, ku qëndruan deri kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, në shtator dhe më pas u vendosën në Bretanjë. Me avancimin e trupave gjermane, Zogu me tashmë 35 shoqëruesit e tij u larguan me veturë drejt Bordosë, ku u ndihmuan të iknin me anije nga komandanti Ian Fleming, i shërbimit sekret të marinës britanike dhe mbërritën në Britani më 26 qershor 1940.[64] Në mesin e 1940 Mbreti Zog mbërriti në Britaninë e Madhe me eskortën e vet të përbërë nga 35 vetë, u vendos në hotelin "Ritz".[64][65]

Para largimit, Zogu nuk i shpalli luftë Italisë dhe kjo çoi në trajtimin e Zogut në Perëndim si emigrant i zakonshëm dhe jo si kryetar i një shteti demokratik.[63] Në mërgim Zogu u përball me problemin e legjitimitetit. Asnjë qeveri nuk e njihte si lider të një qeverie në ekzil ose lider të shqiptarëve. [66] Njohja e tij si sovran në mërgim kundërshtohej nga Moska dhe Uashingtoni.[62]

Me kalimin e viteve intrigat e Zogut për tu kthyer në pushtet u bënë gjithnjë e më të dëshpëruara. Në një intervistë të dhënë në janar 1944 Shoqërisë Ango-Hebraike, Zogu premtonte që do të sponzorizonte një plan për vendosjen e hebrenjve në Shqipëri në shkëmbim të ndihmës për tu kthyer në fron. [66]

Më 12 shkurt 1946, u nis në Egjipt mbasi merr një ftesë nga ambasadori egjiptian në Mbreti Faruk i Egjiptit. Në qëndrimin e tij nga shkurti i 1946 e deri në verën e 1955, organizoi Lëvizjen e Legalitetit dhe u përpoq të fitonte mbështetjen e shqiptarëve antikomunistë në mërgim. Në këtë hulli më 25 korrik 1951 udhëtoi për në New York me Princ Tatin me ftesë të shërbimeve sekrete amerikane, me çrast edhe bleu një pronë në Long Island, por iu pamundësua nga autoritetet e emigracionit në Amerikë për shkak të shqiptarëve që donte të merrte me vete. Asokohe, i sëmurë nga kanceri në mushkëri, donte të lëvizte nga Egjipti që kishte ardhur duke u bërë i paqëndrueshëm politikisht. Korrikun e 1955 oborri mbretëror i organizuar nga mbretëresha u zhvendos për në Francë, ku u vendosën në Ville St Blaise në Kanë, buzë Rivierës.[64]

Ahmet Zogu ndërroi jetë më 9 prill 1961 në spitalin Foche në Suresnes, pranë Parisit. U shti në dhé në varrezat në Thiais. I biri, Princ Leka, u shpall mbret i shqiptarëve në një ceremoni në mërgim në hotelin Bristol në Paris.[64]

RiatdhesimiRedakto

Për qindvjetorin e pavarësisë, qeveria Berisha e rehabilitoi Mbretin Zog duke riatdhesuar eshtrat e tij në mauzoleumin e ri në Tiranë.[67]

TrashëgimiaRedakto

PolitikeRedakto

Politika autoritare e Zogut (1925-1939) solli njëfarë stabiliteti, duke konsoliduar aparatin shtetëror dhe luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare.[68] Të tjerë e kanë hedhur poshtë argumentin e stablitetit duke vënë në pah se vendi u trondit disa herë nga trazira dhe kryengritje.[50] Qershorin e 1925 organizoi në Namazgjah të Tiranës pritjen e 540 krerëve tradicionalë të bajrakëve e maleve, edhe armiq të betuar të Presidentit të ri, dhe u kërkoi besën që të rronin paqësisht me njëri-tjetrin, të dorëzonin armët, të mos bënin vetëgjyqësi, por t'ia linin shtetit tagret e së drejtës,[69] duke arritur kështu stabilitetin duke u ujdisur me krerët e tjerë vendorë, si bejlerët dhe shehlerët;[70] i përkrahu komunitetet fetare, duke i çmuar edhe si mur mbrojtës kundrejt bolshevizmit.[71] Rikthimi i tij në pushtet dhjetorin e 1924 është konsideruar nga ndonjë historian si "pengesa më serioze për përhapjen e komunizmit në Shqipëri".[72] Zgjedhja President u shoqërua me një amnisti të gjerë për shumë të arratisur dhe të burgosur, duke u përpjekur të pajtonte të kaluarën me të tashmen.[69] Vazhdimi i amnistive më 1927, 1932 qe baza e asaj që Zogu quante "pajtim kombëtar"; me 10-vjetorin e Mbretërisë Shqiptare në shtator 1928, u shpall falja e përgjithshme për të arratisur politikë.[73]

Zogu de facto e shndërroi Shqipërinë në monarki absolute. Ai përqendroi në duart e veta, diku haptazi e diku tërthorazi, pushtetet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.[74] Gjatë sundimit të tij, Shqipëria u bë koloni ekonomike e Italisë dhe kjo e fundit kishte edhe ndikim politik.[75] Në vijë të përgjithshme, historiani amerikan B.Fischer e quan të dështuar misionin historik që Ahmet Zogu pati për ta shndërruar Shqipërinë në një vend evropian dhe perëndimor.[76]

Arratisja e Zogut në prill 1939 pas sulmit të Italisë Fashiste është kritikuar ashpër dhe është quajtuar dezertim. Ikja e tij e pazakontë e dëmtoi popullaritetin e tij të mbetur. Sipas historianit Bernd Jurgen Fischer, po të kishte qëndruar mbreti Zog në Shqipëri dhe po të kishte organizuar rezistencë do t'i kishte bashkuar shqiptarët dhe do të kishte lënë përshtypje më të mirë në histori, mirëpo pas zbarkimit të italianëve dhe ikjes së mbretit pothuajse tërë shqiptarët iu dorëzuan fatit të pashmangshëm. Zhdukja e Zogut dhe kolapsi i rezistencës u mundësoi italianëve që me 8 prill ta marrin Tiranën pa u shkrepur asnjë plumb i vetëm.[77] Arratisja e Zogut është dënuar edhe nga liderë të së djathtës shqiptare, të cilët e akuzojnë për prerje në besë të shqiptarëve. Po të kishte qëndruar, thotë Abas Ermenji, forcat e reja do t'ishin mbledhur rreth Zogut, do t'ishte krijuar një tjetër bosht përqendrimi dhe do t'i ishte prerë Udha komunizmit. [78]

Pasditen e 7 prillit i gjithë shteti i Zogut ra si një ndërtesë prej kartoni.[59]

Socio-ekonomikeRedakto

Në vitin 1939, kur mbreti Zog iku në mërgim, Shqipëria mbetej vendi më i varfër, më i izoluar dhe më i prapambetur në Evropë. Mungesa e talentit konstruktiv të Zogut, paaftësia e tij për të kuptuar ekonominë moderne ose për të gjetur këshilltarë që e kuptonin dhe dështimi i tij për të zgjidhur çështjën e bujqëve e lanë Shqipërinë shumë prapa vendeve tjera evropiane. Më shumë se 80% e popullsisë merrej me bujqësi dhe blegtori në një vend ku vetëm 11% e tokave ishin të punueshme. Bujqësia dhe blegtoria ishin në nivel mesjetar. Përpjekjet e pasuksesshme të Zogut për të bërë reforma agrare e lanë pjesën dërrmuese të tokave në duart e feudalëve myslimanë dhe urdhrave fetarë. 60% e tokave të punueshme në Shqipëri ishin në duart e vetëm 150 pronarëve të mëdhenj. Të paktën 40% e fshatarëve ishin pa tokë dhe jetonin në varfëri të skajshme.[79]

Edhe kushtet shoqërore mbetën në nivel primitiv. Në veri ende bënte kërdinë gjakmarrja. Në jug, toskët e varfër trajtoheshin si bujkrobër nga feudalët myslimanë.[79] 15% e popullsisë jetonte në qytete. Vetëm Durrësi, Vlora dhe Tirana dukeshin si qytete evropiane, sidomos kjo e fundit ishte rritur shumë shpejt pasi u caktua kryeqytet i Shqipërisë dhe në vitin 1939 numëronte 30 mijë banorë. Në qendër të Tiranës ishin ngritur nga italianët disa ndërtesa qeveritare dhe Hotel Dajti.[79] Paratë e huave italiane nuk u shpenzuan në mënyrë të duhur; udhët dhe urat e konstruktuara i shërbenin në radhë të parë qëllimeve ushtarake italiane; godinat e ndërtuara nuk ishin të domosdoshme duke përfshirë godina qeveritare fashiste mburravece dhe një pallat për mbretin Zog. Nuk u investua në kanalet e ujitjes dhe në kanalizime, të cilat ishin nevojat kryesore.[75]

Kushtet e jetesës ishin të mjera. Të ushqyerit ishte i dobët, shërbimet e shëndetit publik nuk ekzistonin, njerëzit ishin të rrezikuar nga sëmundjet.[79] Zija e bukës ishte dukuri kronike në Shqipëri. Në vitin 1935 mori përmasa më të mëdha. Me mijëra burra, gra dhe fëmijë të uritur dhe të zhveshur grumbulloheshin para dyerve të prefekturave dhe kërkonin misër. Rrugët mbusheshin me turma fëmijësh të uritur që lypnin bukë.[80] Si pasojë e keqësimit të gjendjes ekonomike të popullit, të mungesës së ushqimit dhe të gjendjes së rëndë sanitare në vend u përhapën tuberkulozi, malarja, skarlatina, fruthi, sifilizi etj. U rrit vdekshmëria e fëmijëve.[81] Edukimi ishte i mangët. Shqipëria kishte shkallën më të lartë të analfabetëve në tërë Evropën, me 85%. Në Shqipëri nuk kishte universtet dhe kishte fare pak shkolla të larta.[79] Për arsimin dhe kulturën shpenzoheshin shuma të vogla të buxhetit të cilat për shkak të krizës ekonomike u shkurtuan edhe më shumë për të mbuluar deficitin buxhetor.[80]

CensuraRedakto

Shtypi ishte nën kontrollin e Ministrisë së Brendshme. Në shtyp mund të kritikoheshin nëpunësit e vegjël por jo Mbreti, Qeveria, parlameni apo gjykatat. Zogu nuk lejoi të krijohen parti politike opozitare.[74]

KorrupsioniRedakto

Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Zogut, Çatin Saraçi shkruan[82]:

«Përveç mitës (ryshfetit) që Zogu kishte marrë nga italianët 700.000 paunde (8.750.000 franga ari) për Traktatin e Tiranës, më 1927 ai i kishte vënë edhe një kusht tjetër Musolinit: që të mbështeste kurorëzimin e tij mbret”.[...] “Ne ishim një Triumvirat (A. Zogu, J. Koçi, Ç. Saraçi). Jak Koçi kishte një fetë prej 20 për qind, duke qenë se ishte më i madhi dhe gjithashtu qe i martuar e me fëmijë, ndërkohë që unë si më i ri kisha 10 për qind, ndërsa gjithë pjesa tjetër i përkiste Zogut”.»

KosovaRedakto

Pasi Komiteti i Çlirimit të Kosovës doli nga Komiteti i Çlirimit Nacional më 1930, krerët e KÇK-së kthehen në atdhe dhe Zogu kërkoi të zgjedhë rrugën e marrëveshjes me ta. Nëpërmjet njerëzve të tij të besuar, si Salih Vuçitërni dhe Dom Gjon Bisaku, Zogu e futi çështjen e Kosovës në tabanin kombëtar, përkrahu përkujtesën "Gjendja e pakicës shqiptare në Jugosllavi" që klerikët katolikë D. Bisaku, D. Shtjefën Kurti dhe D. Luigj Gashi ua nisën sekretarit të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, Erik Drymund. Zogu përkrahu gjithashtu të përkohshmen Kosova me redaktor Gjergj Bubanin, e që shtypej në Rumani, e që shërbente thuajse si organi zyrtar i Komitetit të Kosovës.[83]

Ndonëse e quante veten Mbret i Shqiptarëve, Zogu nuk ndoqi asnjëherë politikë irridentiste ndaj Kosovës. Prijësit kosovarë ishin rivalët më të rrezikshëm të Zogut. Madje sipas historianit Bernd Fisher, në vitin 1924 mund të jetë marrë vesh me jugosllavët që t'ua linte Kosovën atyre, në shkëmbim të mbështetjes që ata i dhanë për t'u kthyer me forcë në krye të Shqipërisë.[84] Figurat politike kosovare si Bajram Curri, Hasan Prishtina dhe Hysni Curri e akuzonin Zogun si filoserb.[31] Në vitin 1933 organizoi vrasjen e rivalit të tij kosovar, Hasan Prishtinës në Selanik. Në një letër sekrete të Musolinit paditet Zogu si organizator i atentatit.[85] Rolin e Zogut në vrasjen e Prishtinës dhe të patriotëve tjerë do ta denonconte edhe i njohuri i Zogut, Catin Saraçi:[82]

«Ti e fillove mbretërimin tënd duke vrarë masivisht atdhetarë dhe duke shitur drejtpërsëdrejti ose tërthorazi atdheun tënd. Alessandro Lessona, atëherë miku im, të ka paguar më shumë se 4 milionë paunde angleze nga gushti 1925 deri më 1931. Ndonëse e kisha të drejtën, unë asnjëherë nuk ta kërkova pjesën time. Ato para, sikurse e di çdokush në Shqipëri dhe jashtë saj, janë larë me gjakun e atdhetarëve më të mirë shqiptarë, si Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina. Dhe qindra të tjerë.»

HebrenjtëRedakto

Nga 1932 u bënë përpjekje diplomatike disapalëshe për nisjen e strehimit të hebrenjve përpjestimisht me territorin dhe popullatën shqiptare. Qindra hebrenj hynë në territorin shqiptar gjatë periudhës 1932-1939 me viza të rregullta të lëshuara prej zyrave konsullore shqiptare. Politika prohebraike e administratës së Zogut vijoi edhe në mërgimin e tij përfundimtar, ku pati premtuar se, po të rikthehej në pushtet, në këmbim të mbështetjes dhe simpatisë britanike "do të mundësonte strehimin e mbi 25 mijë familjeve hebraike në vendin e tij".[86]

MërgimiRedakto

Në Perëndim si emigrant i zakonshëm dhe jo si kryetar i një shteti demokratik. U largua nga Shqipëria pa bërë asnjë deklaratë dhe sapo kaloi kufirin e shpërndau qeverinë duke e lënë Shqipërinë pa qeveri antifashiste në mërgim.[63] Ikja e tij krijoi në Shqipëri vakuum institucional, i cili i dha mundësi Musolinit për të manipuluar statusin politik të Shqipërisë sipas interesave të Italisë fashiste. Më 12 prill një Asamble Kombëtare e përbërë nga kolaboracionistë të rekrutuar nga qarqet monarkiste zogiste dhe qarqet antizogistë në emigracion shpalli se në Shqipëri nuk kishte ndodhur okupacion ushtarak, por vetëm ndërrim i kreut të shtetit.[61] Qe mjaftueshëm aktiv në shtypin perëndimor, në të cilin numëroheshin dhjetëra intervista dhe shkrime për të në gazetat më të njohura britanike. Në një intervistë për gazetën Manchester Guardian më 12 shtator 1942, lakoi mundësinë për një Federatë Ballkanike.[65] Njohja e tij si sovran në mërgim kundërshtohej nga Moska dhe Uashingtoni.[62]

Komiteti i Fshehtë i StambollitRedakto

Në vjeshtën e 1940 disa përkrahës të Zogut në Stamboll formuan Komitetin e Fshehtë, të organizuar nga kol. Stërling me pjesëmarrës Konicën, Merxhanin, H. Delvinën, A. Sylën dhe Dibrën. Detyra e tij ishin të merreshin me çështjet shqiptare si dhe anglezët të kishin një organ informativ. Për komitetin kishte dijeni Musa Juka. Komiteti paguhej nga një zyrë angleze që quhej EAC (Economic Advisory Committee).[87]

 
Monumenti i Mbretit Zog në Burrel - foto nga dhjetori i vitit 2017.

AtentatetRedakto

23 shkurt 1924 për shkak se Zogu me anë të një koalicioni me independentistët siguroi një shumicë të re, iu organizua një atentat brenda Kuvendit Kushtetues, ku gjatë hyrjes i bëri pritë Beqir Valteri. Dorasësi qëlloi tri herë e Zogu mori dy plumba kalimthi, njëri në kofshë dhe tjetri në baqth. Plagët iu lidhën përkohësisht nga dr. Simonidhi.[88] Pasi atentatori mori garancinë personale, doli përzierja e Avni Rustemit në atentat, komplotin e kishin organizuar 15-20 vetë dhe u burgosën ndër organizatorët Sali Hoxhë Elbasani (Hidri), Sejfulla Malëshova, Omer Nishani, etj.[89]

Më 1927 dështon në embrion një atentat i organizuar nga jugosllavët.[90]

Më 20 shkurt 1931 në një vizitë në Vienë, pasi ndoqi operën "Der Bajazzo" ("Pagliacci") i bëhet një atentat nga A. Çami e N. Gjeloshi. Atentatorët qëlluan nëntë herë mbi mbretin dhe suitën e tij, duke vrarë majorin Llesh Topallaj dhe plagosur ministrin e oborrit Eqrem Libohovën, të dy me pasaporta diplomatike jugosllave dhe që ndihmoheshin nga "Bashkimi Kombëtar".[91]

Më 1933 Ibrahim Çelo i bëri atentat Hasan Prishtinës.[92] Mars 1939 dështon plani italian për një atentat kundër tij.[90]

BashkëkohësitRedakto

Kur u kurorëzua, Noli e denoncoi si “një krim i urryeshëm ndaj shqiptarëve” nga Viena. Monarkia zogiste ishte një “një farsë e përgatitur në Romë dhe e vënë në jetë në Tiranë”. Bejlerët e dëbuar në lëvizjen rivale “Bashkimi Kombëtar” ishin po aq të indinjuar.

HistoriografiaRedakto

Duke përfituar nga mungesa e burimeve dokumentare, lajkatarët e mbretit Zog vunë në qarkullim tregime me natyrë folklorike, të cilat e çojnë origjinën familjare të Zogut deri në kohën e Skënderbeut. Dy shkrime apologjetike të miratuara nga vetë mbreti Zog janë: njëri i përfshirë në vëllimin kushtuar dhjetëvjetorit të shpalljes së monarkisë zogiste botuar me titullin “10 vjet mbretni, 1928-1938”, përgatitur nga Dr. Zoi Xoxa, Tiranë shtator 1938. Tjetri përmban jetëshkrimin e A. Zogut diktuar prej tij adjutantit të vet kolonel Hysen Selmanit kur ishte në mërgim, botuar me titull “Nga notimet e Zogut I Mbretit të shqiptarëve”. Këto punime përmbajnë sajesa të lajkatarëve të mbretit Zog pa asnjë bazë dokumentare, sidomos kur flasin për origjinën e familjes Zogolli ose për rininë e Zogut. Pas Kongresit të Lushnjës, lajkatarët e Ahmet Zogut, përhapën tezën se ai ishte pasardhës gjenetik i Skënderbeut, ndërsa familija Toptani, e nënës së tij, pinjolle e familjes mesjetare Topia.[5]

Mërgimi i tij në Vjenë erdhi si pasojë e cilësimit të tij si element i dëmshëm për politikën austro-hungareze në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore.[20][93]

Përkundër pasaktësive të përhapura nga lajkatarët e tij sikur Kongresi i Lushnjës qe fund e krye vepër e tij, Zogu u ftua thjesht si përfaqësues i Matit.[21] Sipas disa historianëve, me 7 prill 1939 grabiti arkën e financës shtetërore.[94] Mbi shumën e saktë ka pasur gjithnjë debate. Sipas disa historianëve, thesari i Shqipërisë gjatë mbretërimit të Zogut ndodhej në Romë, ndërsa sasia e arit e tërhequr ishte e barazvlefshme me rrogën vjetore duke i shtuar përfitimin e shitjes së një pylli në vendlindje.[95] Sipas italianëve mori 550 mijë franga ari, të tjerë flasin për 18 arka me flori, ndërsa burime tjera flasin që mori me vete 50 mijë stërlina por kishte depozituar jashtë shtetit edhe 2 milionë dollarë. Është e dokumentuar zyrtarisht që mëngjesin e 7 prillit para se të largohej nga Tirana mori nga thesari i shtetit një shumë të madhe në ar dhe monedha ari që arrinin në 183kg ar.[60]

Në librin e autores angleze Margaret MacMillan Paris 1919: Six Months that Changed the World gjenden pohime të tilla të gabuara si "Esat Pasha ishte dajë i Ahmet Zogut". Në të vërtetë gjyshi i Zogut nga e ëma ishte kushëri i dytë me Esad Pashën.[96] Nëpër librat e historiografisë komuniste do të përmendej vazhdimisht atentati i 23 shkurtit 1924, por pa u përmendur se kush e bëri sepse Valteri qe ndër të dënuarit me vdekje nga Gjyqi Special.[97]

Jeta privateRedakto

Megjithëse kishte lindur si aristokrat dhe bej i trashëgueshëm?, mbreti Zog u injorua disi nga monarkët e tjerë në Evropë sepse ishte një monark i vetëshpallur që nuk kishte lidhje me asnjë familje tjetër mbretërore evropiane. Sidoqoftë, ai kishte lidhje të forta me familjet mbretërore myslimane të botës arabe, sidomos në Egjipt, dinastia mbretërore e të cilit kishte origjinë shqiptare. Si mbret, Zogu u nderua nga qeveritë e Italisë, Luksemburgut, Egjiptit, Jugosllavisë, Francës, Rumanisë, Greqisë, Belgjikës, Bullgarisë, Hungarisë, Polonisë, Çekosllovakisë dhe Austrisë.[4]

Zogu ishte i fejuar me të bijën e Shefqet bej Vërlacit para se të bëhej mbret. Sidoqoftë, pasi u bë mbret ai ndërpreu lidhjen që kishte.

27 prill 1938 martohet me konteshën hungareze Geraldina Appony me martesë civile.[98] Fëmija i tyre i vetëm Princi i Kurorës Leka, lindi në Shqipëri më 5 prill 1939. Lindja u lajmërua me të shtëna topash.[57]

 
Ceremonia martesore

Përgjithësisht nuk merrte pjesë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave.[99]

KarakteriRedakto

Ambasadori i Shqipërisë në Uashington gjatë viteve të monarkisë, Faik Konica gjatë kohës sa Zogu qe gjallë ka lënë një portret të tij:[100]

Unë ndiej përbuzjen më të madhe për karakterin e tij...E përbuz mbretin për këto arsye: e kam ndjekur që kur ishte tetëmbëdhjetëvjeçar, por s’e kam dëgjuar një herë të thotë të vërtetën. S’e ka mbajtur kurrë fjalën e dhënë. Nuk ka kurrfarë ndjenje përgjegjësie. Është i pangopur, egoist, zemërgur, i pandershëm. I urren të gjithë ata që kanë diçka, qoftë kjo kulturë, prejardhje familjare, pasuri, ndonjë aftësi në çfarëdo fushe, ose vetëm e vetëm pse janë atdhetarë të ndershëm. Ai nuk i vlerëson gjërat kryesore, por u jep rëndësi disa punëve boshe. Përpara, Shqipëria është njohur gjithmonë si një komb me njëfarë dinjiteti tragjik, ai e ka ulur Shqipërinë deri në nivelin e një farse muzikore pa vlerë”.E gjithë mbretëria e Zogut nuk qe gjë tjetër veçse një festë e gjatë karnavalesh, me një përfundim tragjik...”.

NderimeRedakto

Gjatë qëndrimit të tij në Vjenë, u dekorua nga perandori Karli I me Kryqin e Komandantit të Urdhrit të Franc Jozefit I.[20]

ReferimetRedakto

  1. ^ a b c Vlora 2003, pp. 452-453
  2. ^ a b c d e f Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. ff. 259–260. ISBN 9789994356225. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Pearson, Owen (2006). Albania in the Twentieth Century: a history. I.B. Tauris. f. 568. ISBN 1-84511-013-7. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b Royal Ark
  5. ^ a b c d Frashëri, Kristo (2013). "Kristo Frashëri: Ju rrëfej Ahmet Zogun e vërtetë". shqiptarja.net. Marrë më 10 gusht 2020. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b c d e Frashëri, Kristo (2013). "Kristo Frashëri: Si emanipuluan historinë biografët e Ahmet Zogut". shqiptarja.net. Marrë më 10 gusht 2020. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Amelie (2010) [1955-56]. Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. II. Tiranë: 55. f. 208. ISBN 978-99943-56-89-8. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Selmani, Hysen (2008). Nga notimet e Zogut I, mbretit të Shqiptarëve. Kristalina-KH. ff. 19–20. ISBN 9995665085. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Ushtelenca, Ilir (1995). Diplomacia e Mbretit Zogu I-rë (1912-1939). Tiranë: Ermir. f. 22. OCLC 654712082. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "King Zog Tells his Story to Herman Bernstein, former United States Minister to Albania". albanianhistory.net. 1933. Marrë më 9 janar 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History. I.B.Tauris. f. 257. ISBN 9781780764313. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Ikonomi, Ilir (2016). Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti. Tiranë: Uet press. ff. 140nb. ISBN 978-9928-190-91-8. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913. London: IB Tauris. f. 34. ISBN 9781845112875. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Nosi, Lef (2007). Dokumente historike 1912-1918. Tiranë: ASH, Instituti i Historisë. ff. 288nb. ISBN 978-99956-10-04-3. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Nosi 2007, p. 185.
  16. ^ Ikonomi 2016, p. 367.
  17. ^ Akademia 2007, p. 68-69.
  18. ^ Frashëri 2014, f. 35, 146. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFFrashëri2014 (Ndihmë!)
  19. ^ Saraçi, Çatin (2006). Zogu i shqiptarëve : një histori e jetuar. Tiranë: 55. f. 155. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ a b c d Hoxha, Donika (shtator 2010). "Foreign Policy of Ahmet Zog: The Independent State of Albania 1920-1926 (PhD)" (PDF). uniroma1.it. ff. 29–30. Arkivuar nga origjinali origjinali (PDF) më 8 janar 2020. Marrë më 9 janar 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ a b Frashëri 2014, f. 35-36. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFFrashëri2014 (Ndihmë!)
  22. ^ Frashëri 2014, f. 36-37. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFFrashëri2014 (Ndihmë!)
  23. ^ Frashëri 2014, f. 37. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFFrashëri2014 (Ndihmë!)
  24. ^ Frashëri 2014, f. 38. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFFrashëri2014 (Ndihmë!)
  25. ^ Frashëri 2014, f. 39. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFFrashëri2014 (Ndihmë!)
  26. ^ Tocci, Terenzio (2018) [1938]. Mbreti i Shqiptarëve. Tiranë: Reklama. ff. 79–80. ISBN 9789928256331. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ Këlcyra 2012, p. 89.
  28. ^ Hoxha 2010, pp. 54-55.
  29. ^ Tocci 2018, p. 95.
  30. ^ a b Frashëri 2014, f. 40. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFFrashëri2014 (Ndihmë!)
  31. ^ a b Akademia 2007, f. 186. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFAkademia2007 (Ndihmë!)
  32. ^ Akademia 2007, f. 465-467. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFAkademia2007 (Ndihmë!)
  33. ^ Frashëri 2014, f. 40-41. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFFrashëri2014 (Ndihmë!)
  34. ^ Frashëri 2014, f. 53. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFFrashëri2014 (Ndihmë!)
  35. ^ Krasniqi, Afrim (26 qershor 2014). "Dokumentet ekskluzive: dekretet e Nolit për gjyqet politike, shtetrrethimin dhe propagandën". Shqiptarja.com. 149: 18–19. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ Akademia 2007, f. 238. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFAkademia2007 (Ndihmë!)
  37. ^ Akademia 2007, f. 240-241. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFAkademia2007 (Ndihmë!)
  38. ^ a b Akademia 2007, f. 242. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFAkademia2007 (Ndihmë!)
  39. ^ Врангелове команде у Врању и Скопљу (shqip. Komanda e Vrangelit në Vranjë dhe Shkup). // Politika, 4 Dhjetor 2017, fq. 19.
  40. ^ Daci, Fatos (5 shtator 2015). "Si e solli Jugosllavia Ahmet Zogun në fron". Koha Jonë. Arkivuar nga origjinali origjinali më 9 janar 2016. Marrë më 8 janar 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ Frashëri 2014, f. 68-69. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFFrashëri2014 (Ndihmë!)
  42. ^ Akademia 2007, f. 244. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFAkademia2007 (Ndihmë!)
  43. ^ Akademia 2007, f. 246. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFAkademia2007 (Ndihmë!)
  44. ^ Akademia 2007, f. 247. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFAkademia2007 (Ndihmë!)
  45. ^ Frashëri 2014, f. 69. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFFrashëri2014 (Ndihmë!)
  46. ^ Milo 2014, f. 20-21. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFMilo2014 (Ndihmë!)
  47. ^ a b Frashëri 2014, f. 112. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFFrashëri2014 (Ndihmë!)
  48. ^ Akademia 2007, f. 286-287. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFAkademia2007 (Ndihmë!)
  49. ^ a b Akademia 2007, f. 289. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFAkademia2007 (Ndihmë!)
  50. ^ a b Frashëri 2014, f. 115. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFFrashëri2014 (Ndihmë!)
  51. ^ Akademia 2007, f. 325. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFAkademia2007 (Ndihmë!)
  52. ^ a b Frashëri 2014, f. 112-113. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFFrashëri2014 (Ndihmë!)
  53. ^ a b Milo 2014, f. 21. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFMilo2014 (Ndihmë!)
  54. ^ Fischer 1999, f. 7. Gabim me sfn - Shënjestrim i shumëfishtë (3×): CITEREFFischer1999 (Ndihmë!)
  55. ^ Fischer 1999, f. 11. Gabim me sfn - Shënjestrim i shumëfishtë (3×): CITEREFFischer1999 (Ndihmë!)
  56. ^ a b Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. ff. 20–21. ISBN 9789928440358. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  57. ^ a b Akademia 2007, f. 363. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFAkademia2007 (Ndihmë!)
  58. ^ Milo 2014, f. 35. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFMilo2014 (Ndihmë!)
  59. ^ a b Milo 2014, f. 36. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFMilo2014 (Ndihmë!)
  60. ^ a b Milo 2014, f. 37. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFMilo2014 (Ndihmë!)
  61. ^ a b Frashëri 2014, f. 125. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFFrashëri2014 (Ndihmë!)
  62. ^ a b c Frashëri 2014, f. 128. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFFrashëri2014 (Ndihmë!)
  63. ^ a b c Frashëri 2014, f. 123-124. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFFrashëri2014 (Ndihmë!)
  64. ^ a b c d Elsie 2013, pp. 508-509.
  65. ^ a b Kapri, Erald (2017). "Sekretet e Luftës: Shqipëria tjetër në dokumentet britanike". Instituti i Studimeve Historike "Lumo Skëndo". ff. 491–498. ISBN 978-9928-4416-3-8. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  66. ^ a b Fischer 1999, f. 241. Gabim me sfn - Shënjestrim i shumëfishtë (3×): CITEREFFischer1999 (Ndihmë!)
  67. ^ Kolstø 2016, p. 204.
  68. ^ Kolstø, Pål (2016). Strategies of Symbolic Nation-building in South Eastern Europe. Routledge. f. 201. ISBN 9781317049357. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  69. ^ a b Vlora 2003, p. 542.
  70. ^ Clayer, Nathalie (2007). "Saints and Sufis in post-Communist Albania". përmbledhur nga Kisaichi, Masatoshi (red.). Popular Movements and Democratization in the Islamic World. London/New York: Routledge. f. 34. ISBN 9781134150618. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  71. ^ Jordan, Peter (2015). "An Exception in the Balkans: Albania's Multiconfessional Identity". përmbledhur nga Brunn, Stanley (red.). The Changing World Religion Map: Sacred Places, Identities, Practices and Politics. 1–5. Springer. f. 1588. ISBN 9789401793766. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  72. ^ Hoxha, Çelo (2013). Fillimet e Diktaturës Komuniste në Shqipëri 1944-1948. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. f. 8. ISBN 9789928168115. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  73. ^ Juka 2018, p. 17.
  74. ^ a b Frashëri 2014, f. 117. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFFrashëri2014 (Ndihmë!)
  75. ^ a b Fischer 1999, f. 6-7. Gabim me sfn - Shënjestrim i shumëfishtë (3×): CITEREFFischer1999 (Ndihmë!)
  76. ^ Frashëri 2014, f. 154. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFFrashëri2014 (Ndihmë!)
  77. ^ Fischer, Bernd Jürgen (1999). Albania at War, 1939-1945. C. Hurst & Co. Publishers. ff. 25–26. ISBN 978-1-85065-531-2. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  78. ^ Abas Ermenji, Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë, 472-473.
  79. ^ a b c d e Fischer, Bernd Jürgen (1999). Albania at War, 1939-1945. C. Hurst & Co. Publishers. ff. 33–34. ISBN 978-1-85065-531-2. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  80. ^ a b Akademia 2007, f. 295. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFAkademia2007 (Ndihmë!)
  81. ^ Akademia 2007, f. 296. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFAkademia2007 (Ndihmë!)
  82. ^ a b Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Frashëri9
  83. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. ff. 62–63. ISBN 978-9928-106-38-4. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  84. ^ Fischer, Bernd Jürgen (1999). Albania at War, 1939-1945. C. Hurst & Co. Publishers. f. 70. ISBN 978-1-85065-531-2. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  85. ^ Frashëri 2014, f. 113. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFFrashëri2014 (Ndihmë!)
  86. ^ Sinani, Shaban (2009). Hebrenjtë në Shqipëri ─ Prania dhe shpëtimi. Tiranë: Naimi. ff. 93, 96–97. ISBN 978-99956-800-2-2. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  87. ^ Dervishi, Kastriot (16 dhjetor 2015). "Margaret Hezllak dhe shërbimi i saj ndaj çështjes shqiptare". 55. 6315: 16–17. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  88. ^ Vlora 2003, pp. 503-504.
  89. ^ Dervishi, Kastriot (2010). Plumba politikës. Tiranë: 55. ff. 222–223. ISBN 978-99943-56-43-0. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  90. ^ a b Dervishi 2010, p. 220.
  91. ^ Pearson, Owen (2004). Albania in the Twentieth Century, A History: Albania and King Zog, 1908-39. I.B.Tauris. f. 331. ISBN 9781845110130. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  92. ^ Dervishi 2010, p. 114.
  93. ^ Blumi, Isa (8 tetor 2014). "Albania". 1914-1918-online. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  94. ^ Frashëri 2014, f. 170. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFFrashëri2014 (Ndihmë!)
  95. ^ Dervishi, Kastriot (2 shkurt 2003). "Si u grabit ari shqiptar: [Në kohën e Mbretit Zog]". 55. 27: 12–13. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  96. ^ Ikonomi 2016, p. 489.
  97. ^ Dervishi 2010, p. 224.
  98. ^ Akademia 2007, f. 353-354. Gabim me sfn - Nuk ka shënjestrim CITEREFAkademia2007 (Ndihmë!)
  99. ^ Dervishi 2012, p. 19.
  100. ^ Frashëri, Kristo (2013). "Konica: E kam njohur Zogun, kurrë s'tha të vërtetën". shqiptarja.net. Marrë më 12 gusht 2020. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

LiteraturaRedakto

AkademikeRedakto

  • Akademia e Shkencave të Shqipërisë (2007). Historia e popullit shqiptar: vëllimi i tretë. Tiranë: Toena.
  • Frashëri, Kristo (2014). Ahmet Zogu: Vështrim historik. Tiranë: M & B.
  • Fischer, Bernd (1996). Mbreti Zog dhe perpjekja per stabilitet ne Shqiperi. Cabej. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Fischer, Bernd Jürgen (1999). Albania at War, 1939-1945. C. Hurst & Co. Publishers. ISBN 978-1-85065-531-2. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Milo, Paskal (2014). Shqiptarët në luftën e dytë botërore. Toena. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Kujtime dhe publicistikëRedakto

Lidhje të jashtmeRedakto