Lufta e Koplikut
Lufta e Koplikut ka qenë një konflikt i armatosur kundër ndërhyrjes ushtarake jugosllave në krahinën e Shkodrës zhvilluar në muajt korrik e gusht të vitit 1920. Forcat e qeverisë shqiptare dhe vullnetarët nën drejtimin e ministrit të Mbrendshëm Ahmet Zogolli, dhe drejtimit në terren të ushtarakëve Hamid Gjylbegu dhe Taip Shkodra bënë të mundur largimin e forcave jugosllave dhe mercenare.[1]
Lufta e Koplikut | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
Republika e Shqipërisë | Mbretëria Jugosllave | ||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Ahmet Zogu Hamid Gjylbegu Taip Shkodra | Peter I | ||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
3,500 ushtar dhe vullnetar | 30,000 ushtar | ||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
153 të vrarë | 2,000+ të vrarë |
Prapavija historike
RedaktoPas zmbrapsjes së austro-hungarezëve më 31 tetor 1918, Shkodrën e kontrollonte forca ushtarake e aleatëve fitues të Luftës së Parë Botërore e komanduar nga gjenerali francez De Fortou.[2] Pas deklaratës së presidentit amerikan Udrou Uillson për moslënien mënjanë të çështjes së kufijve të Shqipërisë. Deklarata shprehte edhe se nuk do te pranohej ndonjë kompensim territorial në Shqipërinë Veriore në favor të jugosllavëve.[3] Me kërkesën e qeverisë së dalur nga kongresi i Lushnjes, më 11 mars 1920 gjenerali francez e la Shkodrën në menaxhimin e përlimtares dhe kryetarit të saj, Musa Juka.[4]
Kjo ndërhyrje synonte të shkëpuste një pjesë tjetër nga trualli shqiptar dhe ta detyronte qeverinë shqiptare të ndiqte një politikë projugosllave. Nga 26 korriku e deri më 21 gusht, forcat jugosllave pushtuan disa zona në malësitë e Shkodrës dhe arritën në Koplik. Nga kundërgoditja e forcave shqiptare agresorët u detyruan të tërhiqen në kufirin 1913-ës. Më 21 gusht forcat jugosllave shpërthyen sulm të ri dhe pushtuan Kelmendin, Kastratin, Shkrelin e Koplikun. Përballë qëndresës së vendosur të forcave shqiptare dhe e izoluar në arenën ndërkombëtare, qeveria jugosllave u detyrua të tërhiqej.[5]
Referime
Redakto- ^ Haklaj, Veli (2009). Kryengritja e Delvinës e vitit 1937. Tiranë: Kristalina-KH. fq. 297. ISBN 9995643103.
- ^ "Shkodra (Shkodër)". worldstatesmen.org (në anglisht).
- ^ Ahmetaj, Lavdosh; Sinani, Arsim (2014). "Wilson and European Policy in Albania (1918-1920)". SEEU Review (në anglisht). 10 (1): 129.
- ^ Nilaj, Marsel (2016). "Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 – 1924 (phd)". fq. 5. Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2023. Marrë më 19 maj 2022.
- ^ Studime historike. Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë. 1990. fq. 225.