Mehmet Kyçyk Ullagaj ose Kuçuk Ullagaj (rus. Кучук Улагай, sq. Kuçuk Ulagaj;[1] Psebay, 23 janar 1893 - Santiago, 8 prill 1953) ka qenë ushtarak i ushtrisë cariste i kombësisë çerkeze, kozak, Luftën e Parë Botërore, Luftën Civile Ruse si dhe Luftën e Dytë Botërore.

Kuçuk Ullagaj

Biografia

Redakto

U lind në Psebay, i biri i Kaspolet Ulagajt, i ati ishte përfaqësues i kombësisë së tyre çerkeze në njësitë administrative rajonale.[2] Një nga komandantët më të shquar të kalorësisë të Ushtrisë së Bardhë. Ka patur gradat Kolonel (1917), Gjeneral Major (1918), Gjeneral Lejtnant (1919). I nderuar me dekoratën Kalorës i Urdhrit të Shën Gjergjit, shkalla e 4-të.

Ka qenë pjesë e njësive cariste të baronit Vrangel që iu bashkuan Ahmet Zogut për të zhbërë Lëvizjen e qershorit. Pas Triumfit të Legalitetit shërbeu në ushtrinë shqiptare,[3][4] qe nënkoloneli në drejtim të mbrojtjes së sektorit Milot-Shkodër gjatë pushtimit italian. Xhandarmëria e komanduar prej tij u dorëzua vetëm kur u rrethua nga italianët.

Referime

Redakto
  1. ^ Frey, Alex (2011). Biographischer Index Rußlands und der Sowjetunion (në gjermanisht). Walter de Gruyter. fq. 2124. ISBN 9783110933369.
  2. ^ Babich, Irina (2011). "Western Adighes and Cossacks: Together and separately in European emigration (1919-the 1930s)". The Caucasus & Globalization (në anglisht). 5 (3–4): 155.
  3. ^ Bregu, Vladimir (29 janar 2012). "Rusët që rikthyen Zogun në pushtet" (PDF). Shqiptarja.com (22): 10–11.
  4. ^ Vukaj, Shaqir (31 janar 2014). "Bjellogardistët që kthyen Zogun në pushtet". gazetadita.al. Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2021. Marrë më 11 prill 2021.