Viktor Emanueli III

mbret i Italisë dhe Shqipërisë

Viktor Emanueli III (italisht: Vittorio Emanuele III; 1869-1947) ishte mbreti i Italisë në vitet 1900-1946. Njihet në historinë e Shqipërisë si sovran i kurorëzuar edhe me kurorën e mbretërisë shqiptare, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia më 1939; regjimi i tij fashist në Shqipëri përfundoi më 1943 me tërheqjen e ushtrisë italiane. Qe gjithashtu në fronin perandorak të Etiopisë mes viteve 1936-1941.

Viktor Emanuel III.

Vizita e tij në Shqipëri, në maj, 1941 shënohet prej atentatit kundër tij nga i riu Vasil Laçi.

Gjatë viteve të para të mbretërimit, Viktor Emanueli III u dëshmua si monark kushtetues, ndonëse u desh të ndërhynte disa herë për të zgjidhur kriza qeveritare të shkaktuara nga dallimet në pikëpamjet e shumta politike.

Viktor Emanueli III i Savojës me Elenën e Malit të Zi

Megjithëse ishte mbret me të drejta sovrani, Viktor Emanueli III mbeti vetëm udhëheqës simbolik i Italisë pas marrjes së pushtetit nga Benito Mussolini1922. Gjatë tërë kësaj kohe i pranoi qoftë në heshtje e qoftë përmes ceremonive politikat hegjemoniste të qeverisë fashiste të Musolinit. Më 1943, kur u bë e qartë se orientimi fashist do të sillte humbjen e Italisë, Viktor Emanueli III e shkarkoi Musolinin nga detyra e kreut të qeverisë dhe e burgosi atë. Megjithë orvatjet e tij për të ruajtur regjimin monarkik dhe abdikimin në favor të të birit më 1946, populli italian vendosi të shpallte republikën. Familja Savoja u shty në mërgim. Vdiq i mërguar në AleksandriEgjiptit.

Viktor Emanuel III me nipin

Titujt Redakto