Jeruzalemi
Jeruzalemi ose Kudus (hebraisht ירושלים Jeruschalajim, arabisht القدس al-Quds, greqisht e lashtë Ierosólyma Ἱεροσόλυμα, latinisht Hierosolyma, turqisht Kudüs) është një qytet i lashtë në Lindjen e Mesme midis Detit Mesdhe dhe Detit të Vdekur në një lartësi prej 650-840 m mbi nivelin e detit. Gjendet në lindje të Tel Avivit, në jug të Ramallahut, në perëndim të Jerikosë dhe veri të Betlehemit. Jeruzalemi është kryeqyteti i Palestinës, megjithëse ky emërtim dhe aneksimi i pjesës lindore te qytetit nga Izraeli janë çështje te grindjeve ndërkombëtare.
Jeruzalemi hebraisht Jeruschalajim ירושלים arabisht al-Quds القدس (″e shenjta″) | |||
---|---|---|---|
Njohur si | ″E Shenjta″, ″Qyteti i Paqesë″ ose ″Qyteti i Shenjtë″ | ||
Pamje e qytetit të vjetër me Kupolën e Shkëmbit (Mesxhidi Aksa) | |||
| |||
Shteti | ![]() | ||
Komuna | Jeruzalem | ||
Distrikti | Jeruzalem | ||
Kryetari i Bashkisë | Nir Barkat (i pavarur) | ||
Sipërfaqja | 125,156 km2 | ||
• aglomerati | 652 km2 | ||
Lartësia | 754 m (m.n.d.) | ||
Popullsia | 890.428 banorë | ||
• aglomerati | 1.029.300 banorë | ||
Vendasit | Jeruzalemase/Jeruzalemas | ||
Zona Kohore | UTC+2 | ||
Verore | UTC+3 | ||
Kodi Postal | 91000-91999 | ||
Prefiksi | (+972) 02 | ||
Aeroporti | Aeroporti Ben Gurion | ||
Faqja Zyrtare www.jerusalem.muni.il |
LagjetRedakto
Në vazhdim janë lagjet e Jeruzalemit të listuara:
|
|
HistoriaRedakto
Historia e Jeruzalemit është shumë e vjetër. Ai është një nga qytetet më të lashtë të botës dhe ndoshta qysh prej 5000 vjetësh i banuar vazhdimisht. Të gjeturat arkeologjike tregojnë ekzistencën e një ngulimi në Jeruzalem në mijëvjeçarin e 3-të p.e.s. Përmendja e parë e qytetit nga burime historike nis në mijëvjeçarin e 2-të p.e.s.
Jeruzalemi u ndërtua dhe u themelua ne fillim nga kananasit (u pushtua nga jebuzasit gjatë Kohës së Bronzit të vonë), dhe u bë kryeqytet i mbretërisë çifute të Izraelit dhe Judesë në periudhat e Tempullit të Parë dhe Tempullit të Dytë. Qyteti quhej para Mbretit David Ievus, e shfaq vetveten si një përzierje fantastike të përmendorëve historike, kulturave dhe popujve me një sasi të panumërt vendesh të denja për t´u parë. Jeruzalemi është Toka e Shenjtë, "qendër e tre feve": Islamit, Jehudizmit dhe Krishterimit.
Nga viti 1948 deri 1967, pjesa perëndimore e Jeruzalemit qeverisej nga Izraeli si kryeqytet i tij, ndërsa Jeruzalemi Lindor qeverisej nga Jordania. Qyteti u ribashkua me fitoren e izraelitëve në Luftën Gjashtëditore, megjithatë statusi i tij mbetet i diskutueshëm. Një ligj i nxjerrë nga izraelitët në vitin 1980 e shpall Jeruzalemin kryeqytetin "e amshuar, të pandashëm" të Izraelit, kurse Jeruzalemi Lindor besohet të jetë menduar kryeqytet i shtetit Palestinez të ardhshëm. Statusi i vendeve të shenjta të Jeruzalemit është poashtu i diskutueshëm.
Jeruzalemi ka një popullsi prej 890.428 banorësh (nga statistikat e vitit 2013).[1] Ai është një qytet i përbërë (heterogjen), dhe përfaqëson shumë kombësi, fe, dhe grupe ekonomiko-shoqërore. Pjesa e quajtur "Qyteti i Vjetër" është i rrethuar nga mure dhe përbehet nga : lagjia myslimane, lagjia armene, lagjia hebreje dhe lagjia e krishterë.
FejaRedakto
Në Jeruzalem, një numër i madh fesh dhe besimesh është i pranishëm. Grupimi më i rëndësishëm i qytetit janë çifutët. Dhe në krahasim me pjesët e tjera izraelite, çifutët ultra-ortodoksë jo-zionistë dhe çifutët ortodoksë zionistë janë në qytet më tepër të përfaqësuar.
Ekziston poashtu një komunitet i vogël i druzëve. Të fesë islame ka synitë, shiitë dhe alevitë. Krishterimit i përkasin disa kisha: Kisha Ortodokse Greke, Kisha Ortodokse Ruse, Kisha Ortodokse Gjeorgjane, Kisha Ortodokse Siriane, Kisha Katolike Greke, Katholikët e Vjetër, Kisha Katolike Romake, Luteranët, Anglikanët, Kisha Ortodokse Armene dhe Kisha Ortodokose Etiopiane.
EdukataRedakto
Jeruealemi është një qendër e rëndësishme arsimore e Izraelit. Në qytet e kanë selinë ndër të tjera Universiteti Hebraik i Jeruealemit (e themeluar më 1918), Akademia Izraelite (e themeluar më 1959), planetari, Arkiva Qendrore Zioniste, Biblioteka Gulbenkian dhe Biblioteka Kombëtare dhe Universitare Çifute.
Lidhje të jashtmeRedakto
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Jeruzalemi. |
- Faqja zyrtare e Komunës së Jerusalemit (në hebraisht, arabisht dhe anglisht)
ReferimetRedakto
- ^ "Censusi i popullsisë" (PDF) (në hebraisht). Ministria e Brendshme e Izraelit. 2013. Marrë më 2015-04-05.