Kryeministri i Shqipërisë
Kryeministri apo Kryetari i Këshillit të Ministrave është kreu i qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Kryeministri i Shqipërisë | |
---|---|
![]() Emblema e Kryeministrit | |
Anëtar/e i | Këshilli i Ministrave i Shqipërisë |
Vendbanimi | Zyra e Kryeministrit të Shqipërisë |
Emërues | Presidenti |
Formacioni | 29 nëntor 1912 |
Mbajtësi i parë | Ismail Qemali |
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare |
Kryeministri është ministri më i lartë i kabinetit në degën ekzekutive të qeverisë në një sistem parlamentar. Pushteti ekzekutiv i takon Këshillit të Ministrave (kabinetit). Kryetari i Këshillit (Kryeministri) emërohet nga Presidenti; Ministrat emërohen nga Presidenti në bazë të rekomandimit të Kryeministrit. Kuvendi duhet të japë miratimin përfundimtar të përbërjes së Këshillit. Këshilli është përgjegjës për kryerjen politikës të brendshme dhe të jashtme. Ai drejton dhe kontrollon veprimtarinë e ministrive dhe organeve të tjera shtetërore.
Kryeministri i parë i Shqipërisë ishte Ismail Qemali. Kryeministri aktual është Edi Rama, që nga 15 shtatori 2013.
HistoriaRedakto
Lista e kryeministrave të ShqipërisëRedakto
- Artikulli kryesor: Lista e Kryeministrave të Shqipërisë.
Ish kryeministrat që jetojnëRedakto
Emri | Mandati | Data e lindjes |
---|---|---|
Fatos Nano | 1991 1997–1998 2002–2005 |
16 Shtator, 1952 |
Ylli Bufi | 1991 | 25 Maj, 1948 |
Vilson Ahmeti | 1991–1992 | 5 Shtator, 1951 |
Aleksandër Meksi | 1992–1997 | 8 Mars, 1939 |
Pandeli Majko | 1998–1999 2002
|
15 Nëntor, 1967 |
Ilir Meta | 1999–2002 | 24 Mars, 1969 |
Sali Berisha | 2005–2013 | 15 Tetor, 1944 |