Ilir Meta
Ilir Rexhep Meta (i lindur më 24 Mars 1969) është një politikan shqiptar i cili po shërben si President i Shqipërisë nga 24 korriku 2017. Më parë ai shërbeu si Kryeministër nga 1999 në 2002. Ai ishte Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë nga 2013 në 2017. Meta gjithashtu mbajti poste si Zëvendës Kryeministër, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë. Para kësaj, ai mbajti Kryesinë e Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian. Meta themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) në 2004.
Ilir Meta | |
---|---|
![]() | |
President i Republikës së Shqipërisë (10-ti) | |
Në detyrë 24 korrik, 2017 – 24 Korrik, 2022 | |
Paraprirë nga | Bujar Nishani |
Pasuar nga | Bajram Begaj |
Kryeministër (41-ti) | |
Në detyrë 28 tetor, 1999 – 29 janar, 2002 | |
Paraprirë nga | Pandeli Majko |
Pasuar nga | Pandeli Majko |
Zv/kryeministër | |
Në detyrë 2 tetor, 1999 – 25 tetor, 1999 | |
Paraprirë nga | Kastriot Islami, Bashkim Fino |
Pasuar nga | Makbule Çeço |
Në detyrë 29 korrik, 2002 – 18 korrik, 2003 | |
Paraprirë nga | Skënder Gjinushi |
Pasuar nga | Namik Dokle |
Në detyrë 9 shtator, 2009 – 9 shtator, 2009 | |
Paraprirë nga | Genc Pollo |
Pasuar nga | Edmond Haxhinasto |
Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë (42-ti) | |
Në detyrë 10 shtator, 2013 – 24 korrik, 2017 | |
Paraprirë nga | Jozefina Topalli |
Pasuar nga | Valentina Leskaj; Gramoz Ruçi |
Ministër i Jashtëm | |
Në detyrë 29 korrik, 2002 – 18 korrik, 2003 (42-ti) | |
Paraprirë nga | Arta Dade |
Pasuar nga | Kastriot Islami |
Në detyrë 9 shtator, 2009 – 16 shtator, 2010 (46-ti) | |
Paraprirë nga | Lulzim Basha |
Pasuar nga | Edmond Haxhinasto |
Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës | |
Në detyrë 16 shtator, 2010 – 17 janar, 2011 | |
Paraprirë nga | Dritan Prifti |
Pasuar nga | Nasip Naço |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Çepan, Rrethi i Skraparit Republika Popullore e Shqipërisë | 24 mars 1969
Bashkëshortja/et | Monika Kryemadhi |
Fëmijët | Bora Era Besar |
Arsimimi | Universiteti i Tiranës |
Meta është që prej 15 viteve deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe një nga figurat kryesore politike shqiptare. Ai konsiderohet nga media dhe publiku si krijuesi dhe drejtuesi i Polit të Tretë në Politikën Shqiptare. Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej vitit 1999 deri në 2002. Meta është Presidenti i parë në historinë e Shqipërisë që është i fajësuar nga Parlamenti i Shqipërisë.
Rinia dhe arsimimi Redakto
U lind në Çepan të Skraparit më 24 mars 1969, ditën e Nevruzit, i biri i Rexhep dhe Fiqrete Metës. Kur ishte tre vjeç, i ati u caktua me punë në Tiranë dhe muar familjen me vete, ku Meta ndoqi dhe kreu mësimet fillore dhe të mesme.[1] Më 1989-1993 ndoqi Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ku u diplomua për ekonomi politike. Meta ka përfunduar Studimet Pasuniversitare në të njëjtën fushë.
Meta është musliman bektashi dhe ka deklaruar afrinë me vlerat tradicionale bektashie.[2] Meta është i martuar me Monika Kryemadhin që nga tetori i 2008.[3] Ata kanë dy vajza dhe një djalë, Bora, Era dhe Besari.
Karriera politike Redakto
Meta është përfshirë në politikë që më 1990 me rënien e komunizmit në Shqipëri si anëtar i lëvizjeve studentore. Që më 1992 u zgjodh deputet i Partisë Socialiste dhe ka qenë anëtar aktiv i disa komisioneve parlamentare. Nga 1996 deri më 1997 ka qenë Nënkryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme.[nevojitet citimi] Ilir Meta është njeri ndër themeluesit e Forumit të Rinisë Eurosocialiste (FRESH), duke dhënë kontributin e tij për anetarësimin e Forumit në Internacionalen e Rinisë Socialiste. Gjatë viteve të anetarësisë së tij në FRESH, Ilir Meta ka mbajtur poste të larta drejtuese si, Nenkryetar (1992-1995) dhe Kryetar (1995-2001).[nevojitet citimi]
Aktiviteti politik i Ilir Metës në strukturat e Partisë Socialiste është i ngjeshur. Ai ka qënë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues nga Kongresi i qershorit 1992 dhe anëtar i Kryesisë së Partisë nga viti 1993, deri në periudhën kur dha dorëheqjen nga kryesia e PS-se (korrik 2003), pas debateve me Kryeministrin dhe Kryetarin e Partisë Socialiste Fatos Nano. Gjatë periudhës 1997-1998, Ilir Meta ka qënë Kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës. Në periudhën 1993 -1996, Meta ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Partisë Socialiste dhe nga 1994 - 1996 edhe atë të Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombeëtare, periudhë gjatë së cilës u vendosën marrëdhënie me shumë parti socialiste dhe socialdemokrate të Evropës, si dhe Partinë Socialiste Evropiane dhe Internacionalen Socialiste.[nevojitet citimi]
Aktiviteti politik i Ilir Metës përfshin edhe një periudhë të drejtimit të qeverisë, ku ka shërbyer si Kryeministër i vendit gjatë periudhës nëntor 1999 - shtator 2001 dhe pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të verës së vitit 2001 u rimandatua si Kryeministër, Shator 2001 - shkurt 2002.[nevojitet citimi] Në shkurt 2002 dha dorëheqjen nga detyra.[nevojitet citimi]
Gjithashtu, Ilir Meta ka shërbyer edhe si Zv.kryeminister dhe Ministër i Punëve të Jashtme gjatë periudhës korrik 2002 - korrik 2003, Zv.kryeministër dhe Ministër i Integrimit gjatë periudhës tetor 1998 - tetor 1999, si dhe Sekretar Shteti për Integrimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme mars - tetor 1998.[nevojitet citimi]
Aktualisht, Ilir Meta është zgjedhur anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin që drejtohet nga ish kryeministri i Italisë, Xhuliano Amato, në përbërje të të cilit janë mjaft personalitete të njohur nga BE, rajoni dhe ShBA.[nevojitet citimi]
Aktivitete të tjera Redakto
Përveç aktivitetit politik, Ilir Meta ka dhënë leksione në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, si dhe në disa akademi dhe universitete në Evrope dhe SHBA, si Akademia Evropiane e Berlinit apo Universiteti i Harvardit.
Referime Redakto
- ^ Aliu, Jonida (12 shtator 2013). "Rexhep Meta: Ju tregoj djalin tim, Ilir Meta". Shqiptarja.com. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2013. Marrë më 15 mars 2018.
- ^ "FOTO/ Familja Meta, feston me entuziazëm festën e Bektashinjve". standard.al. 23 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Martesa sekrete e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit". revistawho.com. 17 maj 2017.
Linqe te jashtme Redakto
- Lëvizja Socialiste për Integrim Arkivuar 18 gusht 2020 tek Wayback Machine
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Category:Ilir Meta. |