Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, 2001
Zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 në Shqipëri u mbajtën në Shqipëri më 24 qershor.[1] Rezultati ishte një fitore për Partinë Socialiste, qe ishtë në pushtet, e cila fitoi 73 nga 140 vendet, dhe Ilir Meta mbeti Kryeministër.
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
Sistemi zgjedhor
RedaktoKuvendi i Shqipërisë ka 140 anëtarë nga të cilët 100 zgjidhen me shumicë votash në zonat me një anëtar dhe 40 anëtarë zgjidhen përmes një sistemi përfaqësimi proporcional të listave të partive.[2]
Fushata
RedaktoPresidenti Rexhep Meidani njoftoi më 18 prill 2001 se raundi i parë i zgjedhjeve do të mbahej më 24 qershor, me raundin e dytë më 8 korrik.[3] Partia Socialiste në pushtet kishte si qëllim të fitonte 60% të votave, në mënyrë që të kishte një shumicë të mjaftueshme për të zgjedhur një President të ri në 2002. Ata bënin fushatë për të përmirësuar infrastrukturën, komunikimin dhe transportin dhe më rritjen ekonomike.[4] Ata gjithashtu u forcuan duke arritur hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian për një Marrëveshje Stabilizim Asociimi pak para zgjedhjeve.[5]
Partia kryesore e opozitës, Partia Demokratike e udhëhequr nga ish-Presidenti Sali Berisha, kishte moderuar mesazhin e tyre pasi humbi zgjedhjet lokale e vitit 2000. Ata formuan një koalicion të partive të krahut të djathtë, Koalicioni Bashkimi për Fitoren dhe thanë që ata ishin të hapur për t'u marrë me partitë e tjera nëse fitonin zgjedhjet.[5] Ata shpresuan të fitojnë për shkak të shqetësimit të publikut për korrupsionin dhe varfërisë së vazhdueshme në Shqipëri.[4]
Fushata ishte përgjithësisht paqësore dhe pa sondazhe të besueshme të opinionit, shumica e vëzhguesve prisnin që Socialistët në pushtet të rizgjidheshin me shumicë më të vogël.[6]
Zgjedhjet
RedaktoRaundi i pare
RedaktoTë dy partitë kryesore fillimisht pretenduan fitoren pas raundit të parë të 24 qershorit në të cilën pjesëmarrja arriti rreth 60%. Partia Socialiste në pushtet pretendoi se ata fituan 45 nga 100 vendet.[7] Vëzhguesit nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) përshkroi zgjedhjet si përparim drejt standardeve ndërkombëtare demokratike. Sidoqoftë, partia Demokratike e opozitës pretendoi se kishte frikësime dhe mashtrime elektorale. Rezultatet e raundit të parë treguan se Socialistët fituan 33 vende në krahasim me 17 të fituara nga Demokratët.[8]
Raundi i dyte
RedaktoNjë votim i dytë për të vendosur fituesin në 51 rrethe ku asnjë kandidat nuk fitoi mbi gjysmën e votave në raundin e parë u mbajt në 8 korrik. 40 vende të tjera u vendosën në përpjesëtim me pjesën e votave që fitoi secila parti.[9]
Pasojë
RedaktoGjykata kushtetuese vendosi që votimi duhej të përsëritej në tetë rrethe më 22 korrik dhe dy të tjera më 29 korrik.[10] Vëzhguesit ndërkombëtarë i përshkruan zgjedhjet në tërësi si të lira dhe të ndershme.[11] Sidoqoftë, demokratët e opozitës thanë se nuk do t'i pranonin rezultatet. Ata i përshkruanin zgjedhjet si një farsë dhe filluan një bojkot të Parlamentit. Bojkoti zgjati për gjashtë muaj deri në janar 2002 kur Sali Berisha njoftoi se partia e tij po kthehej në Parlament.[12]
Rezultati
RedaktoPartia | Vota | % | Ulëse | +/– | ||
---|---|---|---|---|---|---|
Mazhoritar | Proporcional | Total | ||||
Partia Socialiste e Shqipërisë | 555,272 | 41.4 | 73 | 0 | 73 | –28 |
Koalicioni Bashkimi për Fitoren (PD) | 494,272 | 36.9 | 25 | 21 | 46 | +21 |
Partia Demokrate e Re | 68,181 | 5.1 | 0 | 6 | 6 | E re |
Partia Social Demokrate e Shqipërisë | 48,911 | 3.7 | 0 | 4 | 4 | –5 |
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut | 34,897 | 2.6 | 0 | 3 | 3 | –1 |
Aleanca Demokratike | 34,262 | 2.6 | 0 | 3 | 3 | +3 |
Partia Agrare e Shqipërisë | 34,247 | 2.6 | 0 | 3 | 3 | +3 |
Partia Demokratike e Shqipërisë | 13,867 | 1.0 | 0 | 0 | 0 | – |
Partia Demokristiane | 12,226 | 0.9 | 0 | 0 | 0 | –2 |
Partia e Krishterë Sociale e Shqipërisë | 9,224 | 0.7 | 0 | 0 | 0 | E re |
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar | 8,123 | 0.6 | 0 | 0 | 0 | E re |
Të pavarur | 2 | 0 | 2 | –11 | ||
Vota të pavlefshme/të zbrazëta | 49,310 | – | – | – | – | – |
Totali | 1,339,987 | 100 | 100 | 40 | 140 | –15 |
Source: Nohlen & Stöver, Adam Carr |
Referime
Redakto- ^ Dieter Nohlen & Philip Stöver (2010) Elections in Europe: A data handbook, p133 ISBN 978-3-8329-5609-7
- ^ "Election Guide". IFES (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2022. Marrë më 23 maj 2020.
- ^ "News from Albania" (në anglisht). Central Europe Review. 2001-04-23. Marrë më 2008-07-27.
- ^ a b "Socialists claim Albania poll victory". BBC Online (në anglisht). 2001-06-25. Marrë më 2008-07-30.
- ^ a b "PARLIAMENTARY ELECTIONS IN ALBANIA: A MISSION POSSIBLE?!" (në anglisht). Alternative Information Network. 2001-06-21. Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2006. Marrë më 2008-07-27.
- ^ "Albania goes to the polls". BBC Online (në anglisht). 2001-06-24. Marrë më 2008-07-30.
- ^ Wood, Nicholas (2001-06-26). "Albanian opposition alleges election fraud". guardian.co.uk (në anglisht). London. Marrë më 2008-07-30.
- ^ "Albania urged to accept vote result". BBC Online (në anglisht). 2001-07-08. Marrë më 2008-07-30.
- ^ "Albanian opposition condemns 'ballot fixing'". BBC Online (në anglisht). 2001-07-08. Marrë më 2008-07-30.
- ^ "Electoral Marathon" (në anglisht). Transitions Online. 2001-07-23. Arkivuar nga origjinali më 2005-08-24. Marrë më 2008-07-30.
- ^ "Albanian opposition attacks election ' farce'". BBC Online (në anglisht). 2001-07-30. Marrë më 2008-07-30.
- ^ "As Split of Albania Socialists Worsens, Prime Minister Quits". The New York Times (në anglisht). 2002-01-30. Marrë më 2008-07-30.