Koalicioni Bashkimi për Fitoren ishte një koalicion i partive politike në Shqipëri. Zëdhënësi ishte Gent Strazimiri ndërsa lideri ishtë Sali Berisha. Mori 37.1% të votave dhe 46 deputetë në parlament në zgjedhjet e 2001.[1][2]

Bashkimi për Fitoren
Bashkimi për Fitoren
KryetariSali Berisha
Zëdhënësi]]Gent Strazimiri
Themeluar21 prill 2001
Tretur2005
IdeologjiaKonservatorizëm liberal
Konservatorizëm
Liberalizmi
Socialdemokracia
Monarkizmin
Konservatorizmi Kombëtar
Populizmi i djathtë
Krahu politikQendrës-Qendrës së djathtë Fraksionet: E djathta ekstreme
Kuvendi (2001-2005)
46 / 140

Pas zgjedhjeve të 1997 dhe Luftës Civile. Partia Demokratike e Shqipërisë kishte humbur shumicën në parlament dhe për rrjedhojë duhej të vazhdonte të ishte në parlament si opozitë. Sali Berisha ishte fajësuar për keqpërdorimin e Skemave Piramidale nga qeveria.[3] Në vitin 2001 Berisha dhe partitë më të vogla të qendrës dhe të djathtë formuan koalicionin "Bashkimi për Fitore" Vetë Koalicioni ishte një përpjekje për të ndryshuar imazhin e keq të vitit 1997, Sali Berisha i veshi deputetët me këmisha të bardha dhe formoi Koalicionin "Bashkimi për Fitore". Ndërsa vetë Koalicioni bëri fitime të konsiderueshme. Nuk mjaftoi që Berisha të bëhej kryeministër i Shqipërisë. Sipas Berishës lideri i atëhershëm i opozitës. "Strategjia që synon të sjellë këtë koalicion në pushtet do të zëvendësojë pushtetin e mafias me shtetin ligjor. Ne vijmë në pushtet, tha ai, për të thyer grackën e mjerimit".[4] Berisha kishte paraqitur edhe sloganin “Për një fillim të ri”[5]

Emri i Partisë Akronimi Kreytari
Partia Lëvizja e Legalitetit PLL Ekrem Spahiu
Partia Demokratike e Shqipërisë PDSH Sali Berisha
Partia Balli Kombëtar PBK Adriatik Alimadhi
Partia Republikane Shqiptare PRSH Fatmir Mediu
Bashkimi Liberal Demokrat BLD Arian Starova

Rezultatet e Zgjedhjeve

Redakto
Zgjedhjeve Votat % Vendet +/– Qeveria
2001 494,272 36.9 (#2)
46 / 140
  20 Opozita
  1. ^ Stela (2001-11-11). "Bashkimi për Fitore, gati të hyjë në parlament (11 Nëntor 2001)". Tv Klan (në anglisht). Marrë më 2023-03-23.
  2. ^ Erma (2001-07-19). "Bashkimi për Fitore pritet të dalë me një qëndrim për zgjedhjet - (19 Korrik 2001)". Tv Klan (në anglisht). Marrë më 2023-03-23.
  3. ^ "Dy dekada koalicionesh dhe një klasë politike që s'merret vesh". Albanian Post. 2021-03-19. Marrë më 2023-03-23.
  4. ^ Bashkimi per Fitore miting ne Fier, Berisha premton integrim ne NATO dhe BE - (28 Maj 2001), marrë më 2023-03-23
  5. ^ “Bashkimi për fitore”, do te jete emri i koalicionit opozitar ne zgjedhje - (17 Maj 2001), marrë më 2023-03-23