Partia Balli Kombëtar Shqiptar
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Partia e "Ballit Kombëtar" është formacioni politik i pavarur, që bashkon shtetasit shqiptar me qëndrim brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë të Republikës Shqiptare pavarësisht nga seksi, feja dhe gjendja shoqërore. Partia "Balli Kombëtar" vepron në të gjithë shtrirjen tokësore të Republikës së Shqipërisë, në tokat etnikisht shqiptare dhe në vendet e tjera ku jetojnë shqiptarë. Ky statut është në përputhje me Kushtetutën e Republikës dhe me dispozitat ligjore të vendit. Respekton gjithashtu liritë e njohura prej konventash ndërkombëtare, sikurse e drejta e vetvendosjes së popujve dhe e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Partia Balli Kombëtar Shqiptar | |
---|---|
Shkurtesa | PBK |
Udhëheqësi | Adriatik Alimadhi |
Themeluar | 23 dhjetor 1989 |
Selia | Tiranë, Shqipëri Prishtinë, Kosovë Tetovë, Maqedonia e Veriut |
Parimi | Shqiperia Shqipetareve |
Kuvendi | 0 / 140 |
Bashkitë | 0 / 61 |
Detyrat e Partisë "Balli Kombëtar"
RedaktoPartia e "Ballit Kombëtar" i ngarkon vetes këto detyra: Lufton për të krijuar kushtet e bashkimit shpirtëror dhe politik të popullit shqiptar, për lartësimin ekonomik dhe kulturor të tij dhe për barazinë e të drejtave të njeriut. Ajo kërkon të forcojë ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve dhe të hedh bazat e një morali politik kombëtar. Ajo ndihmon për ndriçimin e opinionit shoqëror mbarëkombëtar rreth problemeve të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore. Kërkon të ngrejë lart shkallën e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shkencor të popullit shqiptar, përpiqet për rritjen e rolit politik, shoqëror dhe kulturor të anëtarëve të saj në jetën e vendit tonë. Ndihmon për forcimin dhe përsosmërinë e bazës ligjore të shtetit shqiptar, forcimin e institucioneve, për begatinë e vendit dhe përmirësimin e kushteve lëndore e kulturore të popullit tonë. Mbron idealin e një drejtësie shoqërore. Lufton për një shtet shqiptar të lirë brenda kufijve natyrorë të tij.
Emri, sigla, selia, vula, emblema, flamuri
RedaktoEmri i partisë është Partia "Balli Kombëtar". Sigla është P.B.K
Selia qendrore e partisë ndodhet në Tiranë.
Partia "Balli Kombëtar" ka vulën e vet, e cila ka formën e rrethit. Në qendër të vulës është vendosur shqiponja me dy krerë e flamurit kombëtar. Në unazën e krijuar brenda dy rrathëve është shkruar: Partia BALLI KOMBËTAR Shqiptar KRYESIA.
Partia "Balli Kombëtar" ka emblemën dhe flamurin e saj. Emblema e P.B.K paraqet një rreth, në mesin e së cilit është vendosur shqiponja me dy krerë, ndërsa rreth saj shkruhet: Partia "Balli Kombëtar"-Shqipëria e shqiptarëve. Ndërsa flamuri ka formë katërkëndëshi me ngjyrë të kuqe, në mesin e të cilit qëndron emblema e partisë.
Kryesia e partisë Balli Kombëtar
RedaktoKryetar - Adriatik Alimadhi
Zv.Kryetare - majlinda Toro
Sekretar i Përgjithshëm - Arben Hoxha
Sekretar Organizativ - Kujtim Lamaj
Kryetar i Këshillit Kombëtar - Luan Myftiu
Anëtarsimi në parti
RedaktoPranimi në parti
Anëtarët e Partisë janë shqiptarët me banim brenda ose jashtë atdheut, që pranojnë programin dhe statutin e saj dhe që marrin pjesë në një nga strukturat organizative të saj.
Pranimi i anëtarëve në Parti bëhet në bazë të kërkesës së secilit dhe mbas votimit të hapur ose të fshehtë të anëtarëve të seksionit ku pranohet. Mosha e pranimit është mbi 18 vjeç, pavarësisht nga gjendja shoqërore, raca, feja, seksi.
Anëtarët e P.B.K. kanë dokument të njëjtë anëtarësie, kudo që ndodhen.
Personat e pranuar në P.B.K paguajnë kuotat vjetore si dhe detyrimin financiar të pranimit.
Nuk pranohen të hyjnë në P.B.K.: a) Ata që përhapin pikëpamje dhe ide antikushtetuese dhe antikombëtare b) Ish-anëtarët e PPSH e PKSH, ose të shoqatave raciste, komuniste, fashiste dhe antikombëtare, si dhe ish agjentë të Sigurimit të Shtetit komunist. c) Individë me sjellje jo të mira shoqërore e morale dhe të dënuarit ordinerë deri në rehabilitimin ligjor të tyre. d) Ata që bëjnë pjesë në një parti tjetër.
Të drejtat e anëtarëve të P.B.K
RedaktoAnëtari i P.B.K ka këto të drejta: Të marrë pjesë lirisht në diskutimet, në mbledhjet, ose në shtypin e partisë, për të shfaqur mendimin e tij. Të zgjedhë dhe të zgjidhet në të gjitha organet e Partisë. Të marrë pjesë në tërë veprimtaritë e organizuara nga Partia Të propozojë dhe të propozohet kandidatë përfaqësues i partisë në organet e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv. Të njihet me veprimtarinë e organeve drejtuese të partisë si dhe të përfaqësuesve të partisë si dhe të përfaqësuesve në organet e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv. Të bëjë propozime në çdo organ të partisë për probleme që lidhen me veprimtarinë e saj. T`i drejtohet partisë për të mbrojtur të drejtat e tij të ligjshme. Të jetë i pranishëm në mbledhjet e Partisë, në të gjitha nivelet, kur merret një vendim që ka të bëjë personalisht me të. Të mirret në mbrojtje nga partia kur cënohet gjatë ushtrimit të aktivitetit partiak ose për shkak të bindjeve politike. Të informohet rregullisht në mbledhjet partiake dhe nga shtypi mbi vendimet dhe veprimtarinë e organeve të Partisë. Të largohet nga Partia me dëshirën e tij, duke e deklaruar këtë me shkrim. Të gjithë anëtarët e P.B.K janë të barabartë në raport me Partinë, pavarësisht nga funksionet që kanë brenda saj dhe gjendjes ekonomike e pozicionit shoqëror jashtë saj.
Detyrat e anëtarëve të P.B.K
RedaktoAnëtari i P.B.K ka për detyrë: - të mbrojë me ndërgjegje programin, si dhe të zbatojë vendimet e Partisë duke respektuar rregullat e statutit të saj. - të forcojë autoritetin e Partisë, të punojë aktivisht për t`iu dhënë jetë qëllimeve të Partisë dhe për të realizuar vendimet e saj. Megjithëse ka të drejtë të shprehë mendimet e tij, nuk duhet të kalojë në veprime që pengojnë zbatimin e vendimeve të marra nga shumica. - Të marrë pjesë aktivisht në veprimtarinë e degës ku bën pjesë. - Të respektojë ligjet e Republikës së Shqipërisë - Të paguajë detyrimet dhe kuotat anëtarësimit. - Nuk mund të jetë anëtar i asnjë partie tjetër, në një kohë që mund të marrë pjesë në shoqata fetare, kulturore, profesionale, etj., që nuk kanë karakter politik dhe nuk bien në kundërshtim me statutin dhe programin e Partisë.
Humbja e anëtarësisë
Redakto- Anëtari i P.B.K mund të dalë nga Partia me vullnet të vet në çdo kohë. Për këtë njofton me shkrim seksionin ku bën pjesë dhe dorëzon triskën e Partisë. - Gjithashtu bëhet ndërprerja e anëtarësisë kur anëtari i P.B.K punësohet në sektorë ku pjesëmarrja në parti ndalohet me ligj. - Përjashtohet nga Partia, kur shkelen rëndë vendimet e furumeve të saj. - Kur cënohen detyrimet e caktuara në këtë Statut. - Kur i shkakton dëm të rëndësishëm funksionimit të Partisë. - Kur deklarohet fajtor me vendim të formës së prerë të një gjykate për veprimtari kriminale. - Kur me veprimtarinë e tij nuk justifikon qënien në Parti. - Sipas shkallës së përgjegjësisë merren këto masa: a) Anëtarit të partisë i hiqet vërejtja b) Shkarkohet nga posti që ka përfituar nga qënia në Parti c) ç` regjistrohet nga Partia - Vendimi për masat e mësipërme merret në seksionin e Partisë ku ai bën pjesë. Ky vendim hyn në fuqi pasi ai të aprovohet nga kryesia e P.B.K për degën e rrethit përkatës. Anëtari i përjashtuar ka të drejtën e apelit brenda 15 ditëve deri në organin më të lartë, i cili ka të drejtën e ndryshimit ose të anullimit të masës ndëshkimore brenda 30 ditëve Struktura ogranizative e P.B.K
Skema organizative e Partisë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ngrihet mbi bazën e ndarjes administrative shtetërore. Ndërsa jashtë këtij territori, ngrihet në përputhje me kushtet e veçoritë e vendit ku ekzistojnë elementët e P.B.K. Seksioni i Partisë
Njësia bazë e P.B.K është seksioni, i cili krijohet nga jo më pak se 6 (gjashtë) veta. Kur numri i anëtarëve është më shumë se 40 veta, atëherë me dëshirën e vetë seksionit, ai ndahet. Seksioni i Partisë në mbledhjen e parë zgjedh kryetarin dhe sekretarin. Kur numri i anëtarëve është i madh atëherë zgjedh edhe një n/kryetar. Seksioni ngrihet sipas vendbanimit, në bazë fshati, lagjeje.
Seksioni i P.B.K përpunon, zbërthen dhe zbaton politikën e P.B.K, mban lidhje me simpatizantët e P.B.K, zgjeron ndikimin e P.B.K në shtresat e ndryshme të popullsisë, mban lidhje me shoqatat dhe forcat e ndryshme politike në zonën ku vepron, në përputhje me dokumentet bazë të P.B.K, punon për zgjerimin e radhëve të partisë, respekton mendimin e çdo individi brenda dhe jashtë seksionit, si dhe mban qëndrim ndaj secilit që shkel normat dhe vendimet e partisë.
Organi më i lartë i seksionit është mbledhja e seksionit, që mbahet jo më pak se një herë në muaj. Anëtarët që bëjnë pjesë në seksion kanë votë të barabartë, ndërsa mbledhja e seksionit vendos për problemet e aktivitetit dhe të drejtimit. Kryetari i seksionit zgjidhet me votë të fshehtë nga anëtarët e seksionit, me shumicë vote një herë në dy vjet.
Nëndega
RedaktoNën dega krijohet me vendim të Këshillit të Degës dhe me miratim të Kryesisë së Partisë. Nëndega krijohet në bazë komuneje, mbi bazë bashkie kur qyteti është i vogël ose mbi bazë rajoni kur qyteti është i madh. Në çdo rast numri i anëtarëve të nëndegës duhet të jetë jo më pak se 100.
Këshilli i Nëndegës
Drejtimin operativ të seksioneve të partisë e bën Këshilli i nëndegës me vendim të Degës së Partisë. Këshilli i N/degës përbëhet nga përfaqësuesit e zgjedhur të seksioneve të lagjeve apo të fshatrave përkatëse. Drejtohet nga kryesia, e përbërë nga kryetar, n/kryetar, sekretar (anëtar të këshillit të N/degëve) nga të cilët me shumicë votash, zgjidhen nga Këshilli i N/degës në mbledhjen e vetë të parë, me votim të fshehtë. Këshilli i N/degës mban lidhje me seksione dhe Këshillin Drejtues të Degës.Ndjek veprimtarinë e seksioneve, pranimet e reja në parti, organizon e drejton punën e partisë në zonë, duke bashkëpunuar me këshilltarët e P.B.K të zonës, jep mendim për kandidatët e zonës për t`u zgjedhur në organet drejtuese të partisë si dhe për fushatat elektorale.
Dega e Partisë në rreth
RedaktoDega është përfaqësuesja e Partisë në rreth. Ajo vendos për qëndrimin e Partisë në lidhje me problemet lokale. Qëndrimi i saj duhet të jetë në përputhje me Statutin, programin ose platformën e Partisë. Dega e P.B.K-së së rrethit formohet/shkrihet me vendim të kryesisë së P.B.K-së. Organi më lartë i Partisë në rreth është Konferenca e Partisë e Degës, e cila mblidhet një herë në 2 vjet. Konferenca e Partisë së Degës zgjedh kryesinë. Kryesia zgjedh kryetarin, zv/kryetarin dhe sekretarin. Numri i anëtarëve të kryesisë dhe rregullorja e zgjedhjeve caktohet nga kryesia e P.B.K. Kryetari i degës zgjidhet nga kryesia e degës me votim të fshehtë. Kryetari i Rinisë së P.B.K dhe kryetarja e Gruas së P.B.K për rrethin bëhen drejtpërdrejtë anëtarë të Këshillit Drejtues të degës. Konferenca zgjedh delegatët për në Kongresin e Partisë si dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë. Janë delegatë në Konferencën e Partisë së Rrethit, ata që zgjidhen si të tillë nga seksionet, n/degët, koordinatorët e degëve, kryetarët e bashkive e komunave, këshilltarët e çdo niveli si dhe deputetet në parlament kur këta janë anëtar të P.B.K. Kryesia e degës NENI 21
Kryesia e Degës së partisë përcakton ndarjen e punës e të përgjegjësive për kryetarin, nënkryetarin, sekretarin, si dhe për anëtarët e tjerë të Kryesisë. Kryetari, nënkryetari dhe sekretari ndjekin zbatimin e përditshëm të detyrave. Për organizimin përcaktohet një rregullore e brendshme e punës në kryesi dhe në Këshillin Drejtues të Degës. Kryesia organizon me miraton ngritjen e strukturave organizative të Partisë në rreth. Ajo përgjigjet për plotësimin e detyrave të caktuara nga këshilli Drejtues si dhe nga organet drejtuese qëndrore. Bashkëpunon me forcat e tjera politike si dhe raporton për punën e bërë në Konferencën e Partisë rrethit. Përgjigjet për ruajtjen dhe administrimin e materialeve dhe dokumenteve të Partisë.
Këshilli Drejtues i Degës
Këshilli Drejtues mban gjithë përgjigjësitë për mbarëvjatjen e degës mes dy konferencave të rrethit. Ai krijohet nga gjithë anëtarët e kryesisë; nga kryetarët e nëndegëve si dhe kryetarët e bashkisë, deputetët që janë anëtarë të P.B.K. Këshilli Drejtues i Degës, mblidhet jo më rrallë se një herë në muaj me vendim të kryesisë së Degës. Këshilli Drejtues me propozim të 50+1 anëtarëve të tij ka të drejtë të kërkojë votbesim për kryesinë e Partisë së degës dhe të thërras Konferencën e jashtëzakonshme. Këshilli Drejtues kërkon komisione të përheshme pune, të cilat raportojnë para tij një herë në vit. Koordinatorët e Degëve
Kryesia e Partisë me propozim të Kryetarit të Partisë, cakton koordinatorët e Partisë pranë degëve, sipas prefekturave. Koordinatori promovon dhe kontrollon aktivitetin e degëve të prefekturës duke garantuar zbatimin e vijës së partisë, duke referuar në organet eprore drejtuese. Me propozim të tij dhe me miratimin e Kryesisë së partisë, vendoset mbledhja e Konferencës së jashtëzakonshme të Degës, kur ka probleme të mprehta që kërkojnë zgjedhje.
Organet drejtuese qëndrore të P.B.K
RedaktoJanë kongresi, Këshilli Kombëtar, Kryesia dhe Komisoni Qëndror i Kontrollit dhe respektimit të Statutit. Kongresi
Kongresi është organi më i lartë politik i Partisë, i cili përfaqëson të gjithë anëtarët e P.B.K dhe shpreh vullnetin kolektiv të tyre.
Vendimi për thirrjen e tij, për afatet e mbajtjes, për mënyrën e organizmit, për rregullat e përfaqësimit, për mënyrën e zgjedhjes së delegatëve merret nga Këshilli Kombëtar, jo më vonë se tre muaj përpara mbajtjes së Kongresit. Kongresi diskuton dhe vendos vijën politike të P.B.K-së. Ai zgjedh kryetarin e P.B.K-së, Kryesinë e Partisë si dhe ratifikon anëtarët e Këshillit Kombëtar, ato të Komisonit Qëndror të Kontrollit dhe të Respektimit të Statutit. Miraton Statutin e Partisë, Programin Politik, ekonomik e shoqëror. Ka të drejtën e iniciativës ligjore. Miraton raportet për veprimtarinë e Këshillit Kombëtar e të Komisonit të Kontrollit dhe të Respektimit të Statutit.
Kongresi mblidhet një herë në katër vjet. Me vendim të 3/5 të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, me kërkesën e jo më pak se 40% anëtarëve të Partisë mund të mbahet kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë i cili thirret brenda një muaji nga marrja e vendimit.
Vendimet e Kongresit në lidhje me me organet drejtuese të Partisë merren me votim të fshehtë, ndërsa për probleme të tjera merret me votim të hapur, me shumicën e votave të delegatëve të pranishëm në votim.
Kongresi drejtohet nga një presidium ku bën pjesë kryesia e partisë dhe të tjerë. Puna e Kongresit si dhe vendimet e dala prej tij quhen të ligjshme nëse në Kongres marrin pjesë më shumë se gjysma e delegatëve të mandatuar dhe nëse në votim marrin pjesë më shumë se gjysma e delegatëve të pranishëm.
Quhen delegatë me të drejtë vote: - Delegatët e zgjedhur nga konferenca dhe aktivet e rretheve - Ish anëtarët e Kryesisë së Partisë - Deputetët, ministrat, kryetarët e bashkisë, kryetarët e komunave. - Delegatët e rinisë së P.B.K dhe kryetarja e Gruas së P.B.K-së - Delegatët e Konferencave të Partisë në diasporë.
Këshilli Kombëtar P.B.K
RedaktoPërbëhet nga kryesia e Partisë dhe përfaqësimi i degëve të Partisë së rretheve. Këtë përfaqësim proporcional e përcakton kryesia e Partisë me vendim të veçantë. Brenda këtij numri përfshihen edhe të gjithë kryetarët e partisë së degëve të rretheve. Kryetarët e Partisë së degëve të rretheve janë partjetër anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe çdo zëvendësim i tyre si kryetar i degëve shoqërohet me emërimin direkt edhe si anëtar i Këshillit Kombëtar. Ndërsa vendet që krijohen vakant në Këshillin Kombëtar si rezutat i zhvillimeve të brendshme të partisë, si rezultat i largimeve, përjashtimeve etj., këto zëvendësohen sipas propozimeve të Kryesisë së Partisë në degë me ratifikim nga Këshilli Kombëtar. Janë anëtarë të Këshillit Kombëtar, drejtëpërdrejtë edhe kryetari i RBK dhe Kryetarja e GBK, secili me nga dy vende bosh që i plotëson Kongresi pasues i Rinisë dhe ai i Gruas së P.B.K. Gjithashtu bëjnë pjesë të gjithë deputetët, ministrat, kryetarët e bashkive kur janë anëtarë të P.B.K. Janë anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe përfaqësues nga Diaspora, sipas një propocionali të caktuar me vendim të Kryesisë së Partisë. Lihen dhe dhjetë vende bosh për t`u emëruar më vonë nga Këshilli Kombëtar si anëtarë të Këshillit Kombëtar, nga afrimi, aktivizmi i intelektualëve, të rinjve, politikanëve, gjithnjë me propozim të Kryesisë së Partisë.
Këshilli Kombëtar zbaton vendimet e Kongresit, deri në Kongresin pasardhës. Këshilli Kombëtar mund të përtërijë deri një të tretën e numrit të përgjithshëm të vetë Këshillit Kombëtar të dalë nga Kongresi. Më tej me vendim të Këshillit Kombëtar thirret Aktivi Kombëtar për të plotësuar numrin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Këshilli Kombëtar zgjedh/shkarkon ndërmjet anëtarëve të tij kryetarin e Këshillit Kombëtar, zv/kryetarin e Këshillit Kombëtar dhe sekretarin e Këshillit Kombëtar. Këshilli Kombëtar thirret nga Kryetari i partisë në këshillim me Kryetarin e Këshillit Kombëtar sipas rasteve, por jo me rrallë se një herë në gjashtë muaj. Mbledhjet e Këshillit Kombëtar drejtohen nga Kryetari i Këshillit Kombëtar.
Me votim të fshehtë dhe me shumicë votash Këshilli Kombëtar në mbledhjen e tij të parë zgjedh, zv/kryetarin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë ndërmjet 1 ose më shumë kandidaturash të dala nga Kryesia e Partisë. Për shkelje të rënda të Statutit të Partisë, për qëndrime që bien ndesh me vijën politike ose me programin e partisë, për sjellje të pahijshme morale e shoqërore, me propozim të më shumë se 1/3 e anëtarëve të tij, Këshilli Kombëtar ka të drejtë të kërkojë votëbesim për zv/kryetarin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë. Votimi për shkarkimin e tyre bëhet i fshehtë, me pjesëmarrjen në votim të më shumë se gjysmës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar me shumicë votash edhe është i paapelueshëm. Me të njëjtin mekanizëm votimi bëhet zëvendësimi i tyre (ose i njërit prej tyre) me përzgjedhje ndërmjet 1 ose më shumë kandidaturash.
Këshilli Kombëtar i P.B.K përcakton rrugët e realizmit të vendimeve të Kongresit të partisë dhe kontrollon zbatimin e programit dhe të statutit të Partisë. - Shqyrton çdo vit raportet për veprimtarinë e Kryesisë - Koordinon veprimtarinë e degëve të Partisë. - Krijon seksionet, komisionet e përhershme, përbërë nga anëtarët e Këshillit Kombëtar si nga përfaqësues të opinionit publik për të ndihmuar arritjen e qëllimeve që ka marrë përsëpër Partia. - Miraton buxhetin vjetor të Partisë, planet dhe veprimtaritë kryesore, si dhe programet shumëvjeçare. - Shqyrton dhe vlerëson aktivitetin e Kryesisë së partisë. - Vlerëson punën e deputetëve, ministrave, funksionarëve të lartë të shtetit, të pushtetit lokal dhe të funksionarëve që janë kandiduar nga P.B.K - Miraton kooptimet e propozuara nga Kryetari si dhe nga Kryesia e P.B.K Aktivi Kombëtar i P.B.K NENI 35
Për zgjidhjen e problemeve të një rëndësietë veçantë, gjatë veprimtarisë së Partisë, si dhe për përtëritjen e organeve të saj drejtuese, në periudhën mes dy Kongreseve, mund të thirret Aktivi Kombëtar. Aktivi Kombëtar e thërret Këshilli Kombëtar me shumicë votash. Aktivi thirret jo më vonë se një muaj pas marrjes së vendimit për thirrjen e tij. Rregullar e përfaqësimit në aktivin Kombëtar i përcakton Këshilli Kombëtar.
Kryesia
RedaktoOrgani Ekzekutiv i Partisë është Kryesia që përbëhet nga 21 vetë të dalë nga votimi i fshehtë në Kongres. Anëtarët e kryesisë janë drejtëpërdrejtë anëtarë të Këshillit Kombëtar, e cila në periudhën mes dy mbledhjeve të Këshillit Kombëtar është organ drejtues. Kryesia e Partisë "Balli Kombëtar" mblidhet jo më pak se një herë në muaj. - Drejton zbatimin e vendimeve të Kongresit, të mbledhjeve të Këshillit Kombëtar, të punës së seksioneve dhe të Komisioneve të përhershme. - Drejton punët e përditshme të Partisë dhe veprimtarinë e seksioneve ose këshillave të Krijuara pranë Kryesisë. - Harton projektet e buxheteve vjetore të Partisë, projektet e planeve të veprimtarisë kryesore dhe programeve të tjera. - Miraton rregulloret e seksioneve, të komisioneve të përheshëm dhe të grupeve të krijuara pranë Këshillit Kombëtar. - Thërret mbledhjen e Këshillit Kombëtar. - Përgatit lëndët për diskutim në mbledhjet e Këshillit Kombëtar dhe në veprimet e tjera kombëtare të Partisë. - Vendos për thirrjen e konferencës për zgjedhje të reja në degë si dhe mund të caktojë organe drejtuese të përkohshme të degës - Merr vendim për shpenzimin e mjeteve financiare, si dhe për sigurimin e veprimeve organizative të Partisë. - Në emër të Partisë, përmbyll aktet, bën marrëveshje, jep garanci, hap dhe mbyll llogaritë në degët përkatëse të Bankës së Shtetit dhe administron pasurinë e Partisë brenda kufijve që cakton ligji dhe në lidhje me Statutin e Partisë. - Miraton modelet e vetme të teserës së Partisë dhe vulën për degët e saj. - Vendimet e saj quhen të ligjshme kur në votim (të hapur ose të fshehtë) marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve (Kryesisë).
Kryesia vendos për bashkëpunim me partitë, shoqatat e forumet për çështje të ndryshme. Vetëm për probleme që kanë të bëjnë me vijën politike thërret Këshillin Kombëtar për të vendosur. Harton taktikat elektorale, programet elektorale si dhe listat e kandidaturave. - Miraton apo shkarkon kryeredaktorin si dhe kolegjumin e redaksisë. - Merr vendime për çështje të rëndësishme politike mbi qëndrime ose deklarime të pozicionit të saj.
Kryesia zgjedh me votim të fshehtë dhe me shumicë votash sekretarët e partisë, atë organizativ, atë të marrdhënieve publike, atë të marrdhënieve me jashtë, të problemeve ekonomike, si dhe zëdhënësin e Partisë Me propozim të 1/3 të anëtarëve të tij, me shumicë votash, me votim të fshehtë, me pjesëmarrjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve të kryesisë mund të shkarkojë secilin nga sekretarët e Partisë dhe t`i zëvendësojë ata me të rinj. Komisioni Qëndror i Kontrollit dhe Respektimit të Statutit.
Kontrollon zbatimin e Statutit të Partisë, të vendimeve të Kongresit, të Këshillit Kombëtar, të Kryesisë si dhe të dokumenteve bazë të Partisë. - Kontrollon diskutimin e kërkesave, deklaratave, ankesave që u drejtohen organeve qendrore. - Kontrollon veprimtarinë ekonomiko-financiare dhe zbatimin e drejtë të buxhetit të Partisë.
Komisoni Qëndror i Kontrollit dhe i Respektimit të Statutit është organi qëndror disiplinor i partisë. Ankimet për përjashtimet, masat disiplinore ose edhe për keqinterpretimin e Statutit, apo për veprimet antistatutore në mënyrë përfundimtare realizohet në Komisionet e Kontrollit dhe të respektimit të Statutit. Vendimi i Komisionit Qëndror është i formës së prerë.
Komisioni Qëndror i Kontrollit dhe respektimit të Statutit zgjidhet nga Kongresi i Partisë dhe përbëhet nga Kryetari i tij, zv/kryetari dhe 3 anëtarë. Komisioni i Statutit interpreton Statutin dhe aktet e tjera normative të Partisë, përgatit propozimet për ndryshime, plotësime, saktësime të Statutit, kujdeset për ligjshmërinë e vendimeve të organeve të Partisë. Komisoni i Statutit përgatit ndryshimet e propozuara të Statutit ose projektstatutit dhe ua dërgon për shqyrtim organeve drejtuese të Partisë dhe degëve. Mbi bazën e mendimeve të vjelura mbi propozimet e bëra, Komisioni i Statutit përgatit propozimet përfundimtare për projektstatutin. Ky projekt i paraqitet për miratim Kongresit, Këshillit Kombëtar ose Aktivit Kombëtar, të vetmit organe të partisë që kanë të drejtën për të miratuar ndryshimet në Statutin e Partisë.
Kongresi zgjedh kryetarin me shumicë votash nëpërmjet një apo më shumë kandidaturave që duhet të jenë patjetër anëtarë të Këshillit Kombëtar të P.B.K Shpallen kandidatë për kryetar partie ata që propozohen nga të paktën 40 delegatë të Kongresit, që përfaqësojnë të paktën 5 degë të P.B.KMund të kandidohet i njëjti person vetëm për një post drejtues të partisë, kryetar,zv/kryetar, sekretar të përgjitshëm
Kryetari i Partisë përfaqëson ligjërisht P.B.K-në brenda dhe jashtë vendit dhe vepron në emër të saj. Kryetari i Partisë drejton aksionet politiko-organizative në përputhje me vijën e Kongresit dhe vendimet e Këshillit Kombëtar. Bën pjesë në të gjitha organet qëndrore të Partisë Emëron dhe shkarkon çdo punonjës në qendër të cilët nuk janë të zgjedhur nga forume partiake. Konsituon departamentet, zyrat dhe organizon aktivitetin e tyre në këshillin me Kryesinë e Partisë. Angazhon anëtarët e kryesisë dhe funksionarët e tjerë të aparatit të partisë me punët partiake. Cakton delegacionet për kontaktet me jashtë dhe ndërpartiake brenda vendit. Kryetari i Partisë nuk zgjidhet më shumë se dy herë radhazi. Rinia dhe Gruaja e Ballit Kombëtar
Rinia dhe Gruaja e Ballit Kombëtar janë pjesë integrale e P.B.K. Ato në planin organizativ janë të përfshira në strukturat e P.B.K. Për problemet specifike të tyre ato organizohet dhe funksionojnë sipas statuteve të tyre të aprovuara në organet e tyre.
Programi, Statuti dhe aktet e tjera normative të P.B.K janë të detyrueshme për Rininë dhe për gruan e Ballit Kombëtar.
Rinia dhe Gruaja e P.B.K përfaqësohet në të gjitha organet drejtuese lokale ose qëndrore të P.B.K. Norma e përfaqësimit në këto organe drejtuese përcaktohet nga raporti që ato zënë në efektivin e P.B.K. Deputetët dhe përfaqësuesit në pushtetin lokal
Kryetari i grupit parlamentar të P.B.K është anëtarë me të drejta të plota i Kryesisë së Partisë. - P.B.K bën politikën e vet në organet e pushtetit shtetëror përmes përfaqësuesve të vet të zgjedhur në këto organe. - Deputetët e P.B.K të zgjedhur në Parlamentin Shqiptar përbëjnë grupin parlamentar. - Grupi parlamentar është i detyruar të respektojë politikën e Partisë dhe të zbatojë vendimet e organeve drejtuese të saj. Bashkëpunimi me partitë, Shoqatat e Forumet.
P.B.K bashkëpunon me të gjitha partitë politike, shoqata dhe forumet me orientim politik të njëjtë me P.B.K. P.B.K realizon lidhje ndërkombëtare të qëndrueshme me parti, shoqata politike ose bashkësi politike që janë afër aspiratave, idealeve dhe iniciativave politike të P.B.K Shtypi dhe mjetet e informacionit
Organet e shtypit dhe mjetet e tjera të informimit publik të P.B.K mbështesin punën e tyre në normat e Statutit dhe në programin e partisë. Ato ruajnë të drejtën për të qenë të lirë në dhënien e informacioneve e në shprehjen e lirë të mendimeve. Mjetet financiare të Partisë
Të ardhurat financiare të Partisë përbëhen nga : -Kuotat e partisë -Buxheti i Shtetit, sipas ligjit për financimin e partive politike. -Të ardhura nga shfrytëzimi i pasurisë së tundshme dhe të patundshme të Partisë. -Të ardhura nga ndërmarrjet e Partisë -Të ardhura nga veprimtaria botuese e Partisë -Nga ndihmat e dhuruara nga anëtarët dhe simpatizantët e Partisë. -Mjetet e dhuruara me testament Partisë -Të ardhurat nga veprimtaritë me pagesë. -Të ardhura të tjera në përputhje me ligjet e shtetit. Kontribute vullnetare të qytetarëve, institucioneve, ndërmarrjeve, organizatave, etj.
Rezultatet financiare dhe buxheti vjetor i P.B.K shqyrtohen e miratohen në Këshillin Kombëtar.
Pranë Këshillit Kombëtar vepron Komisioni Ekonomik, i cili administron burimet financiare e materiale të Partisë dhe përgjigjet për përdorimin e tyre. Komisioni ka të drejtë të kërkojë llogari për problemet ekonomike e financiare në të gjitha strukturat e Partisë.
Për kontrollin ekonomik e financiar është i ngarkuar Komisioni i Kontrollit e i respektimit të Statutit në rreth e në Qendër.
Anëtarët e Komisionit të Kontrollit dhe respektimit të Statutit nuk mund të jenë në asnjë pozicion tjetër në organet drejtuese të P.B.K Asnjeri nuk mund të jetë anëtar i përheshëm i Komisionit të Kontrollit dhe respektimit të Statutit.
Partia dhe fondet financiare të saj janë të çliruara nga taksat. Dispozita të ndryshme dhe të fundit.
Programi dhe Statuti i Partisë janë të hapur për çdo ndryshim që e kërkon nevoja në rritjen e forcimit të Partisë.
Partia e Ballit Kombëtar është person juridik.
Veprimtaria e Ballit Kombëtar mund të ndërpritet me miratimin e 2/3 të anëtarëve të partisë të marrë në referendum partiak. Me këtë rast të gjitha mjetet financiare dhe pasuria që mbetet mbas likuidimit të saj t`i kalojnë shtetit shqiptar në bazë të vendimit të Kongresit.
Ky Statut hyn në fuqi mbas miratimit të tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm e Partisë
Me hyrjen në fuqi të këtij Statuti abrogohet Statuti i miratuar në vitin 1998.
Shënim: Ky statut ka hyr në fuqi më 27.12.2003 dhe është regjistruar në Gjykatën e Faktit Tiranë
Ky artikull rreth politikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |