Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është person juridik publik, i pavarur, përgjegjës për zbatimin e këtij ligji, lidhur me mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to.[1] Autoriteti i kryen funskionet e tij të përcaktuara në ligj në mënyrë kolegjiale. Autoriteti përbëhet nga pesë anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me një mandat pesë vjeçar.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit
ShkurtesaAIDSSH
LlojiAutoritet shtetëror
Kryetare e Autoritetit
Gentiana Sula
Faqja në internethttp:http://autoritetidosjeve.gov.al/

Autoriteti drejtohet nga Gentiana Sula dhe nisi punën në 2016 (25 vite pas përfundimit të regjimit represiv), duke bërë të mundur për drejtësinë tranzicionale dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, dokumente nga periudha 1944 deri në 1991. Gjatë një intervistë pranë Universitetit Oxford, drejtuesja Sula u shpreh se pavarësisht vonesës në krijimin e arkivit, në një sondazh të zhvilluar nga OSBE rreth 70% të të anketuarve u shprehën se shpresojnë që të aksesojnë dokumentet e arkivit sa më shpejt.[2]

Funksionet e Autoritetit

Redakto
 
Godina e AIDSSH

Autoriteti ka këto funksione:

  • grumbullimin e dokumenteve të ish- Sigurimit të Shtetit për qëllimet dhe sipas procedurave të parashikuara nga ligji me nr. 45/2015;
  • vlerësimin, renditjen, evidentimin, ruajtjen dhe administrimin e dokumenteve, sipas rregullave dhe parimeve të legjislacionit në fuqi për arkivat;
  • bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës me autoritetet publike dhe arkivat për qëllime të zbatimit të këtij ligji;
  • dhënien e informacioneve e të njoftimeve mbi dokumentet, si dhe garantimin e shqyrtimit dhe dorëzimin e tyre për kërkuesit;
  • mbështetjen e kërkimit shkencor gjatë rishqyrtimit historik të veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet garantimit të mundësisë për shqyrtimin e dokumenteve dorëzimin e dublikatave të dokumenteve;
  • informimin e individëve, institucioneve kushtetuese, autoriteteve publike dhe subjekteve të tjera të interesuara, sipas këtij ligji.

Autoriteti raporton për veprimtarinë e tij përpara Kuvendit, një herë në vit, si dhe sa herë i kërkohet nga Kuvendi.[3]

Autoriteti ka funksionin e administrimit të 212.000 dosjeve të ndryshme të ish-Sigurimit, 250.000 kartelave individuale, rreth 15.000 dosje hetimore gjyqësore, 21.000 dosje të personave të përndjekur nga ish-Sigurimi, disa mijëra regjistrave, procesverbalesh e aktesh normative. Kjo masë përbën në total rreth 32 milionë faqe dokumente te hartuara nga ish–Sigurimi i Shtetit në një Shqipëri që asokohe nuk i kalonte 3 milionët. Pra janë këto statistika që flasin vetë për ekzistencën e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, të krijuara në periudhën 29 nëntor 1944 deri më 2 korrik 1991.[4]

Historiku i hapjes së dosjeve në Shqipëri

Redakto

Ligji "Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit të RPSSH-së” është i treti ligj i miratuar me nr. 45/2015, i miratuar pas dy ligjeve të mëparshme:

  • Ligji nr. 8001, datë 22.9.1995, “Për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare
  • Ligji nr. 8043, datë 30.11.1995, “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”.

Autoriteti ka kërkuar dokumentet origjinale nga arkivat me të cilat bashkëpunon të akteve të miratuara sipas këtyre dy ligjeve. [5]

Struktura e Autoritetit

Redakto

Aparati i AIDSSH përbëhet nga dy pjesë kryesore: pjesa vendimmarrëse që është e përbërë nga 5 vetë si dhe pjesa e sekretariatit teknik, e përbërë nga 55 vetë. Kjo e fundit ndahet në 5 grupe, ose pesë departamente.[6]

Departamenti i parë është departamenti i arkivave qëmerret me mbledhjen, grumbullimin, përpunimin, indeksimin dhe dixhitalizimin e arkivës. Departamenti i dytë është departamenti i informacionit që ka si funksion dhënien e informacionit për publikun, personat e prekur ose personat punonjës të këtij shërbimi, për autoritetet publike që kërkojnë informim ose për studiuesit që në bazë të ligjit kanë akses në këtë informacion. Departamenti i tretë është ai i kërkimit shkencor dhe edukimit qytetar. Ky departament koordinohet me institucione të studimit të historisë në vend.

Departamenti i katërt është departamenti që merret me financën, prokurorimet, pjesët gjenerike. Departamenti i pestë është ai i sigurisë. Ky departament bën të mundur që informacioni të trajtohet me sigurinë maskimale si dhe garantimin e kushteve të deklasifikimit dhe hapjes për publikun në mënyrën më të përshtatshme.

Arkivi i Autoritetit

Redakto

Autoriteti krijon arkivin e tij për mbledhjen, ruajtjen, administrimin dhe përdorimin e dokumenteve. Arkivi organizohet dhe funksionon në përputhje me dispozitat e këtij ligji, rregulloren e Autoritetit dhe legjislacionin në fuqi për arkivat. Pas kalimit të afatit të ruajtjes, dokumentet e krijuara nga Autoriteti duhet t’i dorëzohen arkivit, nga i cili janë marrë në dorëzim, apo që rrjedhin dokumentet e prodhuara.[7]

Arkivimi i dokumenteve

Redakto

Autoriteti arkivon të gjitha dokumentet, kopjet dhe dublikatat e mbledhura, sipas parashikimeve të këtij ligji. Në arkivin e tij, Autoriteti:

a. dokumenton kohën, individin, institucionin apo kërkuesin, të cilëve u janë dorëzuar apo përcjellë, pas përfundimit të përpunimit, dokumente apo informacione nga dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit;

b. përcakton informacionet që janë futur në sistemet e përpunimit të të dhënave dhe kohën kur janë futur;

c.ndalon hyrjet e paautorizuara;

ç. ndalon marrjen e aksesit të personave të paautorizuar në dokumentet e ish-Sigurimit dhe sistemet e përpunimit të të dhënave, me të cilët përpunohen informacione prej dokumenteve;

d. garanton se dokumentet nuk lexohen, kopjohen, ndryshohen, asgjësohen apo largohen pa autorizim;

dh. garanton se transporti i dokumenteve shoqërohet nga të paktën dy anëtarë të Autoritetit, apo persona të autorizuar nga Autoriteti;

e. parashikon modele organizimi të tilla, që t’u përgjigjen kërkesave specifike për ruajtjen e të dhënave.

Marrëveshja me AQSH

Redakto

Në 6 maj 2017 AQSH nënshkroi një marrëveshje me AIDSSH për e fondit të ish sigurimit të Shtetit nën administrimin e Autoritetit, bazuar në kërkesën e ligjit nr.45/2015 dhe të VKM-së Nr. 98/2017.[8] Të dyja instucionet, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje angazhohen për bashkëpunim ndërmjet tyre vecanërisht në:

  • Zbatimin dhe ndjekjen e programit të përbashkët të grupit të punës
  • Hartimin e inventarëve të fondeve arkivore të AQSH-së dhe të fondeve të ish Arkivit të PPSH-së
  • Caktimin e ambienteve , mjediseve të punës gjatë procesit të marrjes në dorëzim të dokumementacionit arkivor
  • Hyrja në ambjentet e fondrruajtjes së arkivës dhe marrjen në dorëzim të dokumentacionit arkivor.

Bashkëpunimi me Federatën Vatra

Redakto

AIDSSH zhvilloi një vizitë pune në SHBA në datat 28 nëntor-3 dhjetor, i ftuar nga Federata Panshqiptare Vatra, në vijim të bashkëpunimeve me komunitetet brenda dhe jashtë vendit. Vizita kishte në fokus kujtesën kolektive, duke e zgjeruar ndjeshëm hartëzimin me dëshmi të të mbijetuarve të diktaturës që sot jetojnë në SHBA.

Në simpoziumin që u organizua nga Federata Vatra, veç prezantimit nga AIDSSH të projektit të dëshmive gojore dhe punës për muzealizimin e kampit të Tepelenës, të konkretizuar në botimin e parë të librit të dëshmive dhe në mbjelljen e pemëve të Memorialit të fëmijëve që humbën jetën atje, Autoriteti dhe Vatra institucionalizuan bashkëpunimin mes tyre me firmosjen e një marrëveshjeje të zgjeruar bashkëpunimi.

Ky bashkëpunim ka në fokus krijimin e kuadrit të plotë historik, social e politik të periudhës së komunizmit të Shqipëri, duke thelluar kërkimin shkencor dhe zgjeruar mundësitë e studimit në arkivat përkatëse të kësaj periudhe, brenda dhe jashtë vendit.[9]

Gjithashtu pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët mund të jenë të interesuar për procedurat e aplikimit, për zbardhjen e dosjeve të tyre.[10]

Raporti vjetor

Redakto

Drejtuesja e AIDSSH, Gentiana Sula prezantoi raportin vjetor të Autoritetit në Parlament.[11] Gjatë fjalës prezantuese, Sula ka kërkuar që në kuadër të reformës zgjedhore kandidatët të kalojnë në filtrin institucional në lidhje me të kaluarën në Sigurimin e Shtetit, si dhe skanimi për zyrtarët të jetë automatik. Një kërkesë tjetër e institucionit që e ka diskutuar edhe në Komisionin e Ligjeve dhe të Drejtave të Njeriut është të mbështetet iniciativa për përmirësime ligjore dhe procedurale. Gjithashtu Sula u shpreh se në filtrat e institucionit që ajo drejton do të kalojnë 12 mijë efektivë policie në kuadër të vetingut që Ministria e Brendshme ka ndërmarrë.

Hapja e dosjeve të figurave publike

Redakto

Autoriteti ka përgatitur vitin që shkoi dosjet e intelektualëve të dënuar dhe të pushkatuar nga diktatura, siç janë Dosja e Musine Kokalarit, Sabiha Kasimatit si dhe dosja Kadare. Dosja e shkrimtares Musine Kokalari ishte e para dosje e lëshuar nga AIDSSH, që përkoi edhe me 100-vjetorin e lindjes së Kokalarit.[12]

Referime

Redakto
  1. ^ http://autoritetidosjeve.gov.al/detyrat/
  2. ^ https://www.law.ox.ac.uk/role-archives-transitional-justice/gentiana-sula
  3. ^ "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 29 korrik 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ https://www.voal.ch/gentiana-sula-sigurimi-shtetit-32-milione-faqe-perndjekje/
  5. ^ https://sot.com.al/politike/aidssh-mbledh-dosjet-e-sigurimit-t%C3%AB-shtetit-nga-t%C3%AB-gjitha-arkivat-zbardhet-p%C3%ABrmbajtja-e-t%C3%AB
  6. ^ http://www.panorama.com.al/gentiana-sula-kur-do-hapen-dosjet-dhe-cili-do-jete-fati-i-ish-sigurimsave/
  7. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2018. Marrë më 15 gusht 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. ^ https://www.voal.ch/arkivi-shtetit-dhe-autoriteti-dosjeve-marreveshje-per-zbardhjen-e-historise-se-sigurimit-te-shtetit/
  9. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 5 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  10. ^ https://www.botasot.info/amerika-diaspora/986700/marreveshje-midis-autoritetit-te-dosjeve-me-zerin-e-amerikes-dhe-federaten-pan-shqiptare-vatra/
  11. ^ https://sot.com.al/politike/gentiana-sula-kandidatet-ne-zgjedhje-te-kalojne-ne-filtrin-e-autoritetit-te-dosjeve-te-ish
  12. ^ http://shqiptarja.com/lajm/gentiana-sula-p-euml-rgatitet-39-dosja-br-kadare-39-do-t-rsquo-i-jepet-ekskluzivisht-br

Lidhje të jashtme

Redakto