Top Channel
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Top Channel është një televizion kombëtar privat i pavarur, i krijuar më 30 korrik 2001 me qendër në Shqipëri sinjali i të cilit shtrihet në të gjithë territorin e vendit. Top Channel është i pranishëm me sinjalin e tij në të gjithë Evropën, përmes platformat DigitAlb, NimiTV si edhe në Amerikën Veriore përmes platformat IPTV TVALB, Shqip TV dhe përmes satelitit Intelsat_America 5.
![]() | |
Lloji | Televizion privat kombëtar |
---|---|
Shteti | Shqipëri |
Zona e transmetimit | ![]() ![]() |
Rrjeti | DigitAlb |
Selitë | Kashar, Tiranë, Shqipëri |
Programimi | |
Gjuha/ët | Shqip |
Përmasa e figurës | 576i (SDTV 16:9) 1080i (HDTV 16:9) |
Pronësia | |
Pronari | Top Media |
Kanalet simotra | Top NEWS |
Historia | |
Themeluar | 30 korrik 2001 |
Nisur | 20 dhjetor 2001 |
Themeluesi | Dritan Hoxha |
Lidhjet | |
Faqja zyrtare | www |
Disponueshmëria | |
Tokësore | |
Shqipëri | Analoge/dixhitale |
Historia Redakto
Top Channel u themelua nga Presidenti i ndjerë i Top Media, Dritan Hoxha në 30 korrik 2001, duke pasur që në fillim të tij, një objektiv të qartë, për të qenë televizioni i të gjithë shqiptarëve përmes trekëndëshit: informim, argëtim, edukim. Një synim që Top Channel është përpjekur ta realizojë ditë pas dite, me profesionalizëm dhe cilësi, çka ka bërë që televizioni të konsiderohet nga të gjithë tashmë si media më e madhe, më e rëndësishme dhe me e ndjekur në vend dhe në hapësirën mbarëshqiptare. Nisur nga cilësia e lartë e programeve informative, argëtuese dhe edukuese, shumë shpejt nga data e krijimit të tij Top Channel fitoi betejën me konkurrencën duke thithur audiencën shqiptare. Që në vitin 2003, një anketim serioz e radhiti Top Channel të parin, me shikueshmërinë më të lartë në vend, ndërkohë sipas një kërkimi të agjencisë IPSOS në vitin 2011, Top Channel është ekrani lider në treg.
Top Channel nisi për herë të parë transmetimet në 20 dhjetor 2001 dhe në vetëm pak muaj arriti që përmes stafit të krijuesve e gazetarëve, teknologjisë së re dhe ideve inovative të shndërrohej në ekranin kryesor dhe më të dashur për shqiptarët.
Në 15 shtator të vitit 2003, Top Channel arriti mbulimin e plotë me sinjal të territorit të Shqipërisë, si dhe te gjithë kontinentit të Evropës në satelitin Eutelsat_W2, ndërsa në 15 dhjetor 2004, Top Channel e realizoi këtë mbulim nëpërmjet platformës DigitAlb. Në datë 15 gusht 2005, Top Channel mbuloi me sinjalin e vet Amerikën dhe Kanadanë. Në mars të vitit 2006, Top Channel hapi zyrën e saj në Kosovë dhe në qershor te vitit 2008 hapi zyrën e saj në Shkup.
Në datë 10 maj 2009, Top Channel nisi transmetimet ne teknologjinë HD, me finalen e "Top Fest 6", duke u bërë televizioni i parë në Shqipëri dhe rajon që solli këtë risi.
Që në fillim të transmetimeve të tij, Top Channel zgjeroi shumë shpejt gamën e programeve te te gjitha zhanreve, për te gjitha grupe moshat.
Top Channel është televizioni kryesor në Shqipëri për saktësinë e lajmeve të orës së fundit dhe lidhjeve të drejtpërdrejta të ngjarjeve më të rëndësishme të vendit, me edicione speciale për mbulimin, pasqyrimin dhe analizimin e çdo ngjarjeje apo evenimenti të rëndësishëm në Shqipëri dhe në trevat shqiptare, Kosovë e Maqedoni dhe kudo ku shqiptaret jetojnë ne botë.
Programe ndër vite Redakto
- Shtojzovalle
- Wake Up
- Fiks Fare
- Top Music Awards (dikurTop Fest)
- Top Show
- Hapur
- Top Story
- Të Paekspozuarit
- Portokalli
- Exclusive
- Procesi Sportiv
- Për'puthen
- E Diell
- Shqip
- Pasdite në Top Channel
- Ftesë në 5
- Pop Culture (paraprakisht Top Select)
- Game show 100 milionë
- Game show Tjetri
- Shiko kush luan
- Në Shtëpinë Tonë
- Gjurmë Shqiptare
- VIP Club
- Top Talent
- Top Talk
- Hipokrati
- Soirée
- Top Bloggers
- Pushime On Top
- Sekretet e Portokallisë
- The Top List
- Top Arena
Patenta ndërkombëtare Redakto
- Big Brother
- The Voice of Albania
- Masterchef
- Dua të të bëj të lumtur
- The Voice Kids
- Hell’s Kitchen
- Big Brother VIP
Seriale Redakto
- Rozi Abate
- Baron Noir
- Game of Thrones
- Kandidatja
- Shtëpiake të Dëshpëruara
- Mata Hari
- 100 Vitrinat
- Fuqia e Dashurisë
- Komploti
- Nikita
- Të Humbur
- Tre Trendafilet e Eves
- Avatar
- 24 orë
- Pa kufij 2