Dritan Hoxha (gazetar)
Dritan Hoxha (Tiranë, 20 shtator 1968 - Tiranë, 23 maj 2008) ka qenë sipërmarrës shqiptar kryesisht në fushën e medias së shkruar dhe asaj vizive.
Dritan Hoxha | |
---|---|
Lindi | 16 tetor 1968 (56 vjeç) |
Vdiq | 23 maj 2008 (39 vjeç) |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | President i Top Medias, |
Faqja në rrjet | fm-dritanhoxha.al |
Jeta
RedaktoLindi në Tirane, i biri i Fiqiriut dhe Zyrasë. Familja e tij la vendlindjen dhe u vendos në Laprakë, ku biznesmeni kaloi fëmijërinë e tij.
Më 1995 nisi të merrej me biznes, me krijimin e markës së kafesë, Lori Caffe. Por suksesi i biznesit të tij të parë, e ndihmoi të vinte në jetë pasionin e tij për median. Më 14 shkurt 1998 themeloi Top Albania Radio, e cila ishte media që tregoi së pari idetë e tij inovatore.
Më 20 dhjetor 2001 lindi Top Channel. Në fakt Top Channel kishte lindur shumë kohë më parë më mendjen e Dritan Hoxhës, por më 20 dhjetor të vitit 2001, ai u bë i prekshëm për të gjithë shqiptarët. Një investim i madh, i paparë më parë në Shqipëri, në njerëz dhe në teknologji, që falë përkushtimit të punës së përbashkët dhe pasionit të përditshëm të krijuesit të tij u kthye shpejt, brenda pak javësh, në një nga televizionet më të ndjekur dhe më pas në televizionin kryesor në vend për nga audienca. Top Channel ndryshoi krejtësisht panoramën televizive në Shqipëri. Dritan Hoxha nuk ndërtoi një televizion sipas kushteve të kohës, por kërkoi të ndryshonte status quo-në e mediave ende primitive në Shqipëri dhe të ngrinte një shërbim cilësor pranë njerëzve dhe për të gjithë shqiptarët. Prandaj me standardet e reja që ai vendosi në treg, Top Channel u shndërrua në ekranin më të dashur të shqiptarëve për nga shpejtësia dhe cilësia e informimit, programet dhe spektaklet që nuk kishin asgjë më pak se ato të shumë prej televizioneve të njohura në vendet e zhvilluara të Europës. Këtij pasioni dhe mundi njerëzor ai i bashkangjiti edhe investimin teknologjik, që ndihmoi në përcjelljen e sinjalit kudo me një kualitet maksimal.
Suksesi i Top Channel e ndihmoi Dritan Hoxhën të vinte në jetë një tjetër ëndërr, atë të krijimit të një platforme të transmetimeve numerike. Dhe në këtë mënyrë lindi DigitAlb. Më 14 korrik 2004, Shqipëria u rendit zyrtarisht ndër të paktët vende në botë me transmetime dixhitale. Një ide, që disa muaj më parë shumëkush mund ta kishte cilësuar si të pamundur, tashmë ishte kthyer në realitet. Dhe në thatësirën e shërbimeve që i ofroheshin shqiptarëve, të cilën Top Channel nuk mund ta mbushte dot i vetëm, DigitAlb u shndërrua në një sukses të vërtetë. Vetëm pak muaj më vonë, Dritan Hoxha vendosi ta bënte atë të prekshme për të gjithë shqiptarët, edhe për ata që jetonin jashtë Shqipërisë. DigitAlb u kthye edhe në një platforme dixhitale satelitore, duke sjellë atdheun në cdo shtëpi emigrantësh, kudo që ata ndodheshin në Europë. Tani DigitAlb numëron qindra mijë abonentë në Shqipëri dhe jashtë saj. Ndërsa në 20 dhjetor 2006 lançoi teknologjinë DVBH, që do t’u sillte shqiptarëve mrekullinë e televizionit në celuar dhe do ta bënte Shqipërinë një ndër vendet e para në botë që aplikonin këtë teknologji dhe ofronin këtë shërbim. Viti 2007 do të shënonte një tjetër risi: transmetimet HD. Nëpërmjet saj DigitAlb u kthye në platformën lider në tregjet europiane, duke transmetuar në plot 6 kanale HD dhe duke e vendosur Shqipërinë në krye të çdo renditje në këtë fushë, ndoshta për herë të parë për arritje dhe jo fenomene negative.
Pikërisht për të gjitha këto arritje, Dritan Hoxha krahas vlerësimit dhe nderimit të miliona shqiptarëve, është vlerësuar me medalje edhe nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, si dhe është shpallur qytetar nderi i Tiranës dhe Vlorës, nga Këshillat Bashkiak të këtyre qyteteve. Tri rrugë mbajnë emrin e tij, një në Tiranë, një në Prishtinë dhe tjetra në Tetovë si simbole të kontributit që Dritan Hoxha dha për bashkimin kulturor dhe emancipimin e shqiptarëve në të gjitha trojet etnike.
Biznesmeni
RedaktoVitet ‘90 e gjetën Dritan Hoxhën në fillimet e një biznesi që do të njihte më pas vetëm rritje, fuqizim e zgjerim. Që në atë kohë, 40-vjeçari që humbi jetën dje u identifikua si pronari i kompanisë së kafes “Lori Kafe”. Duke qëndruar më pas në të njëjtën fushë të veprimtarisë tregtare, ai e zgjeroi më tej aktivitetin e biznesit, duke futur në treg edhe një markë tjetër të kafes së importuar “Illy Cafe”. Aktiviteti tregtar në këtë fushë dhe karakteri ambicioz i biznesmenit e orientuan atë drejt projekteve më të gjera dhe më të fuqishme. Në shkurt 1998, Dritan Hoxha themelon radion “Top Albania”, e cila hyri në transmetim duke aplikuar standardet më të larta teknologjike krahasuar me vendet më të përparuara të Ballkanit. Pas veprimtarisë së suksesshme në drejtimin e “Top Albania Radio”, biznesmeni Dritan Hoxha në vitin 2001 themelon televizionin privat “Top Channel”. Përmes sinjalit tokësor dhe më pas edhe në satelit, ky televizion gjeti shtrirje gjeografike gradualisht në të gjithë Shqipërinë dhe më pas i kaloi kufijtë e saj. Kompania mediatike “Top Media” nën drejtimin e Dritan Hoxhës u dallua për investimin e teknologjisë bashkëkohore teknike të konsideruar edhe si “revolucioni mediatik” në industrinë televizive në Shqipëri.
Media
RedaktoPas investimeve në krijimin dhe zgjerimin e “Top Albania Radio” dhe “Top Channel” në vitin 2005, Dritan Hoxha bëhet promotor i hyrjes në Shqipëri të platformës së parë të transmetimit televiziv dixhital. Përmes platformës “DigitAlb” filloi transmetimin e një seri kanalesh televizive, fillimisht në sinjal tokësor dhe më pas në atë satelitor. Pas këtyre investimeve në industrinë mediatike, Dritan Hoxha e zgjeroi më tej aktivitetin e tij edhe me një gazetë të përditshme “Shqip”, dhe më pas edhe me prodhimin dhe futjen në qarkullim të telefonit të parë celular në Shqipëri, që njëkohësisht ofronte edhe shërbimin e televizorit të lëvizshëm. Megjithatë në të gjithë veprimtarinë e tij, kulmi i suksesit dhe aktiviteti të cilit biznesmeni i përkushtohej më shumë, ishte televizioni “Top Channel”. Një sigël me të cilën biznesmeni 40-vjeçar që humbi jetën dje në orët e mëngjesit, kishte filluar të identifikohej gjithnjë e më shumë prej vitit 2001, kur për herë të parë ky kanal televiziv filloi transmetimet e tij.
Familja
RedaktoKa qenë i martuar me Vjollcën dhe babai i katër fëmijëve: tri vajza, Lori, Sara e Redia si dhe djali Itan Hoxha.
Aksidenti
RedaktoHoxha ishte duke i dhënë makinës së tij e tipit Ferrari ku udhetonte me te dhe e dashura e tij, rreth orës 1:51, kur makina doli nga rruga dhe u përplasë me një pemë buzë Lanës, duke rezultuar në vdekjen e tij.
Referimet
Redakto- http://fm-dritanhoxha.al/sq/fondacioni/ Arkivuar 26 dhjetor 2017 tek Wayback Machine
- http://top-channel.tv/2017/12/23/lori-hoxha-dritan-hoxha-i-vetmi-qe-i-mungon-top-channel/
- http://top-channel.tv/2017/12/23/lori-hoxha-dritan-hoxha-i-vetmi-qe-i-mungon-top-channel/
- https://www.zeriamerikes.com/a/a-30-2008-05-23-voa08-85726037/440356.html
Shiko edhe
Redakto
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |