Genc Gjineci është artist i mirënjohur në tregun mediatik shqiptar. Përmes promocioneve dhe përmbajtjeve publicitare që ai krijon është bërë mjaft i njohur dhe i vlerësuar nga shikuesit shqiptarë.

Genc Gjineci
Emri Genc
MbiemriGjineci
Lindur më 27 Prill 1981
Lindur në Çorovodë, Skrapar
Kombësia Shqiptare
Shtetësia Shqiptare
Profesioni Drejtues i Departamentit të Promocionit & Post-produksionit tek DigitAlb dhe drejtues artistik i City Radio Network dhe Triangle Media Group

Genc Gjineci lindi në Çorovodë të Skraparit më 27 Prill 1981. Shkollimin fillor 8-vjeçar e kreu në Skrapar. Pasioni për median ishte ai që e udhëhoqi të riun nga Skrapari fillimisht në kryerjen e Akademisë së Lartë të Arteve për regji por dëshira për përfshirje në botën pas medias dhe televizionit do të spikaste si ''anonim i padukshëm'' i ekranit nëpërmjet fuqisë së zërit përmes spoteve fillimisht në Top Albania Radio dhe më pas duke u bërë zë zyrtar i DigitAlb. Që prej vitit 2004 ai qëndron në krye të departamentit të post-produksionit në DigitAlb,por Genc Gjineci nuk u ndal këtu. Ai është ideator i Triangle Media Group iCity Radio dhe City TV. I pashtershëm në energji, plot kreativitet dhe thuajse gjithnjë i gëzuar duke iu bindur motos 'Gëzoje jetën me 88-ën' ai është padyshim një krenari për familjen, miqtë dhe kolegët.

Pasioni, kreativiteti, energjia e pashtershme dhe gjenialiteti i këtij njeriu i kanë bërë të gjitha punimet dhe realizimet e tij mjaft të njohura nga shqiptarët dhe mjaft të vlerësuara.

Referime

Redakto
  1. https://www.imdb.com/name/nm5584336/
  2. http://www.corovodaonline.com/2017/04/genc-gjineci-zeri-zyrtar-i-digitalb-i.html Arkivuar 28 tetor 2019 tek Wayback Machine
  3. http://top-channel.tv/2015/03/20/kuq-e-zi-je-ti/
  4. http://www.newsbomb.al/zbulohen-6-balerinet-shqiptare-me-fame-boterore-pjese-e-dallendysheve-mes-tyre-vellai-i-ilda-bejlerit-113012 Arkivuar 18 mars 2018 tek Wayback Machine

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto