Gazeta Shqip, një nga mediat më kryesore në Shqipëri, ka një histori suksesi në rrugëtimin e saj. Shqip ka nisur fillimisht në formatin print, dhe botimi i parë ka qënë në 13 mars të vitit 2006. Po në të njëjtën periudhë kohore, krijohet edhe faqja Online e gazetës.

13 Mars 2006

Pas më shumë se 3000 botimesh, Gazeta Shqip mbyll versionin print në 16 korrik 2016, ndërsa sot, vijon të jetë në formatin Online, me një arkivë 12-vjeçare.

Duke nisur nga muaji prill 2019, Gazeta Shqip Online riformatohet me një design të ri, në versionin Desktop dhe Mobile. Ne vendosëm që tek logo e Gazetës Shqip Online, të ruajmë autenticitetin e saj, duke bërë vetëm disa ndryshime në përmirësimin e imazhit.

Kjo media tradicionale e shqiptarëve, do të investohet për të rritur audiencën, duke u kthyer në portalin më të ndjekur në Shqipëri.

Gazeta Shqip Online synon rritjen e transparencës dhe informimin e plotë të publikut, rreth qasjeve që ndikojnë në jetën dhe mirëqënien e tyre.

Ne jemi një dritare e hapur për të gjithë ju, dhe vlerësojmë maksimalisht kontributin tuaj për një gazetari cilësore dhe të pavarur.

Aktualisht, Gazeta Shqip Online, ka mbi 20 milionë klikime në muaj sipas statistikave zyrtare të Google Analytics, duke u renditur në 5 portalet më të ndjekura në Shqipëri.

Shqip, vetëm për shqiptarët!

www.gazeta-shqip.com

Lidhje të jashtmeRedakto

http://www.gazeta-shqip.com/


Numra të gazetësRedakto




  Ky artikull në lidhje me Shtypi është i cunguar. Mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar.