TVALB është platformë shqiptare IPTV/OTT e krijuar për transmetimin e kanaleve televizive nga e gjithë bota. Në veçanti, u krijua për komunitetin shqiptar që jeton në SHBA dhe Kanada për tu siguruar atyre përmbajtjen televizive shqiptare si dhe kanale sportive.[1]

TVALB
LlojiTelekomunikacioni
GjiniaPlatformë IPTV/OTT Shqiptare
Themeluar në2006
Zyrat qendrore,
SHBA
Zona e shërbimit
SHBA, Kanada
ProdhimiTelevizor me shumë kanale shqiptare, sportive, aplikacion për çdo paisje televizive
Faqja e internetittvalb.com

TVALB ofron VOD, TV live, Catch-Up TV, 1 abonim në 3 paisje, aplikacion per çdo paisje Smart dhe shumë të tjera. TVALB transmeton mediat dhe platformat shqiptare si DigitAlb, Tring, Artmotion, RTSH, RTK, Klan, Top Channel, Klan Kosova e të tjera. Që nga viti 2021, TVALB është e vetmja IPTV shqiptare e licencuar për transmetimin e kanaleve DigitAlb në SHBA dhe Kanada.[2]

Historia Redakto

TVALB është produkt i kompanisë shqiptaro-amerikane të shërbimit IPTV - FTAmarket. Që nga viti 2002, FTAmarket ofron shërbime mediatike për komunitetin shqiptar që jeton në SHBA dhe Kanada. TVALB u themelua në vitin 2006 për të shfaqur përmbajtje televizive shqiptare për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë me shërbimet e sistemit IPTV. Kjo platformë transmeton qindra kanale televizive nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, si dhe transmeton të gjitha ligat elitare të futbollit.

Në vitin 2021 Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork ka vizituar zyren e TVALB për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj shqiptarëve dhe bizneseve të bashkatdhetarëve.[3] [4]

Që nga viti 2021 TVALB është e vetmja IPTV shqiptare e licencuar për transmetimin e kanaleve DigitAlb në Amerikë.

Në qershor 2022, emisioni i njohur televiziv Big Brother VIP Kosova transmetohet për herë të parë në Kosovë dhe është i disponueshëm në platformën televizive kosovare Artmotion si dhe në TVALB për diasporën shqiptare në SHBA dhe Kanada.[5]

Shërbimet Redakto

TVALB operohet nga një ekip shqiptarësh në New York City. Platforma ofron shërbime IPTV/OTT si VOD, TV live, Catch-Up TV, 1 abonim në 3 paisje, aplikacion për çdo paisje Smart duke përdorur teknologjitë më të fundit botërore.

Kompania bashkëpunon me DigitAlb, Tring, Artmotion RTSH, RTK, Klan, Top Channel, Klan Kosova dhe media të tjera shqiptare. Në total, platforma ka më shumë se 240 kanale shqiptare. Në platformë janë më shumë se 50 kanale DigitAlb, të gjitha kanalet e Tring dhe Artmotion si dhe kanale me liga evropiane të futbollit, filma dhe seriale të ndryshme.

Përpos aplikacionit ne Smart TV, TVALB ofron edhe dekoder (boks) të pajisur me Wi-Fi. Për më tepër, shërbimi funksionon në iOS, Android (sistemi operativ), SmartTV[6], dhe pajisje të tjera.

Referimet Redakto

  1. ^ Setplex ndihmon TVALB të përhapë përmbajtjen shqiptare (Setplex.com), 28.06.2021
  2. ^ TVALB bashkëpunon me DIgitAlb (Albinfo.ch), 21.11.2021
  3. ^ Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës viziton TVALB (Klankosova.tv), 12.12.2021
  4. ^ Përfaqësuesja e Republikës së Kosovës i shpreh mbështetje TVALB (Kallxo.com), 11.12.2021
  5. ^ Big Brother VIP Kosova në TVALB Arkivuar 15 dhjetor 2022 tek Wayback Machine (Bigbrother.tvalb.com), 24.12.2022
  6. ^ TVALB lançon aplikacionin SmartTV (Klankosova.tv), 11.10.2017

Linqe të jashtme Redakto