Klan Kosova
Klan Kosova është një kanal televiziv privat kabllor me seli në Prishtinë, Kosovë. U themelua më 2 dhjetor 2008 dhe transmetimin e filloi më 17 shkurt 2009 (në përvjetorin e parë të Pavarësisë së Kosovës).[1] Sot ka më shumë se 230 punonjës.[nevojitet citimi] Ai është ndër transmetuesit më të njohur privatë në këtë shtet.
Lloji | Transmetues privat Gjeneralist | ||||
---|---|---|---|---|---|
Shteti | Kosovë | ||||
Zona e transmetimit | Kosova Shqipëria Maqedonia e Veriut Mali i Zi Gjermania Zvicra | ||||
Bashkëpunuesit | TV Klan (dikur) ABC News (dikur) | ||||
Selitë | Rruga "Lidhja e Pejës", Zona Industriale, Prishtinë, Kosovë | ||||
Programimi | |||||
Gjuha/ët | Shqip | ||||
Përmasa e figurës | 1080i (HDTV 16:9) | ||||
Shërbimi i ndërrimit të kohës | Klan Kosova 2 | ||||
Pronësia | |||||
Pronari | Kushtrim Gojani (KGO Media Investments Holding) | ||||
Njerëzit kyç | Arbër Geci (drejtor i përgjithshëm) Blerim Xhemajli (kryeredaktor) | ||||
Kanalet simotra | Klan Kosova FM (radio) | ||||
Historia | |||||
Themeluar | 8 dhjetor 2008 | ||||
Nisur | 17 shkurt 2009 | ||||
Themeluesi | Aleksandër Frangaj Baton Haxhiu | ||||
Lidhjet | |||||
Faqja zyrtare | https://klankosova.tv | ||||
Detajet financiare | |||||
|
Klan Kosova lindi si një nevojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve më të fundit që kanë ndodhur në Kosovë dhe afrimit gjithnjë e më të madh me Shqipërinë. Duke parë interesimin e qytetarëve të Kosovës, duke qenë vazhdimisht i pranishëm në Kosovë në mbulimin e ngjarjeve të mëdha, por edhe të jetës së përditshme, TV Klan i Shqipërisë, pas 11 vite sukses, vendosi që të ketë jo më një degë të tij në Prishtinë, por të themelojë një televizion të ri të Kosovës. Kjo degë u themelua nën mbikëqyrjen e Aleksandër Frangajt.
Vec prodhimeve të veta, Klan Kosova transmeton edhe seriale vendore, si dhe seriale të huaja nga SHBA dhe Turqia.
Drejtor i televizionit që nga viti 2023 është Arbër Geci. Tani është nën pronësinë e KGO Media Investments Holding, një kompani e vendosur në Shkup.[2]
Historiku
RedaktoSeksioni ka nevojë për zgjerim. Ju mund të ndihmoni duke shtuar përmbajtjen. |
Klan Kosova filloi transmetimet në vitin 2009 me simbolikën e shënimit të njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nën pronësinë e Aleksandër Frangajt të TV Klanit. Ishte bashkëpunim mes TV Klanit dhe gazetarit Baton Haxhiu, që u bë drejtor i përgjithshëm. Rrjeti televiziv shqiptar i dhuroi Klan Kosovës pajisjet e vjetra për përdorim në studiot e veta.[3] Duke vepruar nga rruga "Hyzri Talla" në qendër të Prishtinës, transmetuesi shfrytëzoi maksimalisht hapësirat e ngushta 11×6 metra katrorë me kushtet e kufizuara.[4]
Ai u kyç në frekuencat satelitore në muajin nëntor 2009.[5]
Në 2015, Klan Kosova shpërnguli zyret e veta tek ish-Fabrika e Amortizatorëve afër Fushë Kosovës. Shpërngulja erdhi bashkë me fillimin e transmetimit në cilësi të lartë të figurës.
Në 2022, pasi u siguruan të drejtat e transmetimit nga Banijay Rights për reality shown e mirënjohur Big Brother VIP për Kosovën, Klan Kosova njoftoi që Big Brother VIP Kosova do të debutonte në këtë kanal nga 5 dhjetori 2022.[6][7]
Emisionet
RedaktoProgramacioni i Klan Kosovës përfshin një varg të gjërë të emisioneve të drejtpërdrejta dhe të xhiruara më përpara, edicioneve të lajmeve, programeve socio-ekonomike dhe zbavitëse (filma, sporti, etj.).
Ditaret e lajmeve
RedaktoKlan Kosova ka katër edicione të lajmeve - në orën 11:00, 13:00, 15:00 dhe lajmet qendrore në orën 20:00. Cikli informativ poashtu mbaron me Edicioni Special në orën 23:00. Këto përfshijnë lajme të përditshme rreth mjedisit politik, ekonomik, kulturor dhe shoqëror në Kosovë. Programet japin informacione edhe për ngjarjet kryesore në të gjitha pjesët e botës.
Programe të tjera
Redakto- Big Brother VIP Kosova
- Ora 7
- Ora e Pasdites
- Privé
- Minuta e Fundit
- Info Magazine
- Familja ime
- Ju Flet Prishtina
- Sports Show
- Kiks (ose Kiks Kosova)
- Çka ka shpija? (shpërngulur nga RTK)
- Rubikon me Adriatik Kelmendin (shpërngulur nga Kohavision)
- Pasion e Profesion
- Shija e Anës (shpërngulur nga T7)
- Sol me Adelina Hasani
- Kosova Today
Polemikat
RedaktoAkuza anti-konkurrencë
RedaktoTelevizioni ka qenë subjekt i kritikës ndaj vetvetes dhe kompanisë simotër Artmotion në 2021, kur u shkëput nga operatorët e mëdhenj kabllor, dhe të drejtat e transmetimit iu shitën vetëm me kusht që t'i blejnë edhe kanalet e Artmotion-it bashkë me të. Një gjë e tillë e shqetësoi Komisionin e Pavarur për Media mes ankesave nga shikuesit, duke sygjeruar se Klan Kosova po shkelte rregulloren e KPM-së për të shtypur konkurrencën.[8]
Pezullimi i çertifikatës së biznesit dhe pronësia e paqartë
RedaktoPas një hetimi nga portali KosovaNews dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), çertifikata tregtare e Klan Kosovës u pezullua më 14 qershor 2023 nën dyshime të keqpërdorimit të detyrave zyrtare, si dhe keqpërdorimit të autorizimeve ekonomike. U kuptua nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) që mediumi dhe pronari u regjistruan në dokumente si biznes me seli në "Pejë, Serbi" dhe "Gjakovë, Serbi".[9][10][11] Si pasojë, u pezullua eventualisht edhe çertifikata e biznesit për kompaninë Artmotion. Vendimi shkaktoi debat të fortë mes shoqërisë civile të Kosovës si dhe komunitetit ndërkombëtar gazetaresk, duke ia zënë vëmendjen shteteve Quint që shprehën "shqetësim të thellë" rreth këtyre ngjarjeve.
Protestat nisën me një aksion simbolik përgjatë katër transmetuesve privatë (T7, RTV21, TV Dukagjini, dhe Kanal10), si dhe vet Klan Kosovës, që afishuan më 19 qershor 2023 për pesë minuta në orën 20:00 mesazhin "Demokracia vdes në errësirë" (sloganin e gazetës The Washington Post).[12] Presidenti i Kosovës, Albin Kurti, tha për vendimin e MINT-it në X që vendimi nuk cenonte të drejtën e pluralizmit medial, dhe se "demokracia sulmohet edhe kur tregtarë të fuqishëm e shkelin ligjin për përfitim financiar".[13] Punonjësit e Klan Kosovës dhe pjesëtarët e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dolën në protestë ndaj vendimit më 31 korrik 2023.[14]
Gjykata Komerciale e shqyrtoi vendimin në gusht 2023, dhe e shtyu vendimin e MINT-it për pezullimin e çertifikatës, duke thënë se Klan Kosova i ka bërë përmirësimet e nevojshme të dokumenteve.[15] Vendimi u anulua pas një padie ndaj ARBK-së më 13 mars 2024.[16]
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ Sopa, Jeton (2023-07-03). "EKSKLUZIVE: Me gjithë përmirësimet tek kompania që e ka në pronësi Klan Kosovën ende figuron "Serbia", Cila është lidhja e "Euro-lab" (homologimit), "Klan Kosova" me një kompani nga British Virgin Islands?". KosovaNews (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-07-31.
- ^ "Klan Kosova". Media Ownership Monitor Kosovo. Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese. Marrë më 2024-12-01.
- ^ Berisha, Isuf (30 nëntor 2015). "Media integrity report: Media ownership and financing in Kosovo" (PDF). South East European Media Observatory (në anglisht): 6. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 6 qershor 2023.
- ^ Klan Kosova - 7 vjet zhvillim dhe identitet, YouTube, 16 shkurt 2016, marrë më 31 korrik 2023
- ^ "Change Log - KingOfSat". en.kingofsat.net (në anglisht). Marrë më 16 shkurt 2019.
- ^ "Big Brother Reaches 65th Market" [Big Brother Arrin Tregun e 65-të] (në anglisht). Banijay. 30 nëntor 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Ekskluzive – zbuloni datën zyrtare të nisjes së Big Brother VIP Kosova". Klan Kosova. 15 nëntor 2022.
- ^ Halili, Mediana (12 maj 2021). "Nuk votohet Raporti i Komisionit të Pavarur për Media". Kallxo. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2023. Marrë më 4 mars 2023.
- ^ Rexha, Xhemajl (14 qershor 2023). "LAJM I FUNDIT: Qeveria e Kosovës ia pezullon certifikatën e biznesit televizionit Klan Kosova". Twitter. Marrë më 14 qershor 2023.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Kompania që ka në pronësi Klan Kosovën e regjistruar si investim nga Serbia, drejtori jep dorëheqjen". politiko.al. 14 qershor 2023. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2023. Marrë më 14 qershor 2023.
- ^ "MINT-i ia pezullon Klan Kosovës certifikatën e biznesit". Koha.net. 14 qershor 2023. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2023. Marrë më 14 qershor 2023.
- ^ Mukulani, Adhuresa (2023-06-19). ""Demokracia vdes në errësirë"". Sinjali. Marrë më 2024-12-01.
- ^ Kurti, Albin (29 korrik 2023). "Kosova has 468 registered businesses whose primary activity is media & 114 licensed audio or audiovisual companies. Following registration rules is a legal duty, not a "technicality." And enforcing such rules against a single violator does nothing to threaten media pluralism" (cicërimë). Twitter (në anglisht). Marrë më 1 dhjetor 2024.
- ^ Dahsyla, Egzon (31 korrik 2023). "Përfundon protesta e AGK-së, kërkojnë nga gjykata që ta trajtojë rastin në mënyrë të drejtë". Kallxo. Marrë më 31 korrik 2023.
- ^ Rrmoku, Arlinda (2023-08-03). "Gjykata vendos në favor të Klan Kosovës, shtyn vendimin e MINT-it për pezullimin e certifikatës". Sinjali. Marrë më 2024-12-01.
- ^ Salihi, Njomza (2024-03-18). "Klan Kosova e fiton padinë ndaj ARBK-së". Sinjali. Marrë më 2024-12-01.