Koha Ditore
Koha Ditore është gazetë e përditshme nga Kosova e themeluar në vitin 1997 në kuadër të Grupit Koha. Botohet në Prishtinë nga kompania Koha, tash pronë e publicistes kosovare Flaka Surroi. Kryeredaktor i gazetës është Agron Bajrami.
![]() | |
![]() Koha Ditore në vitin 2006 | |
Type | Gazetë ditore |
---|---|
Format | Berliner |
Owner(s) | Koha Group |
Founder(s) | Veton Surroi |
Publisher | Flaka Surroi |
Staff writers | 37 |
Founded | 1997 |
Language | shqip |
Headquarters | Prishtinë |
Circulation | 10,665 ditore |
Website | Official website |
Gjatë bombardimeve të NATO-s Koha Ditore u botua në egzil, në Maqedoni.
Koha Ditore është gazeta më e lexuar dhe më e shitur në Kosovë. Botimi ndërkombëtar i Kohës Ditore mund të blihet në vende të caktuara pothuajse në të gjithë Evropën.
Pas inkuadrimit në politikë të Veton Surroit botuese e gazetës është motra e Surroit, Flaka Surroi.
Në të gjitha hulumtimet e lexueshmërisë së gazetave në Kosovë në 11 vitet e fundit, Koha Ditore ka rezultuar si gazeta më e lexuar dhe më e besuar. Sipas një raporti të OSBE-së në 2009, Koha Ditore gëzoi lexueshmërinë e 38% të lexuesve.[1]
Së fundi, Koha Ditore lidhi marrëveshje partneriteti me gazetën e njohur amerikane, The New York Times. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, në Koha Ditore, çdo të martë, botohet një shtojcë me artikujt më interesantë të The New York Times, të seleksionuar posaçërisht për lexuesit e gazetës Koha Ditore.
Lidhje të jashtme
Redakto- Koha Ditore - Faqja zyrtare
Referime
Redakto- ^ "Tirazhi dhe politizimi i mediave të shkruara në Kosovë" (PDF). OSBE. mars 2010. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 2022-01-19. Marrë më 2023-08-05.