Për përmasën e rrjedhës së ngjarjeve në histori, shiko
Koha.
Grupi Koha SH.P.K.[1] (stilizuar edhe si Grupi KOHA) është një kompani mediale me seli në Prishtinë, Kosovë. Kompania është e kyçur në industrinë televizive, shtypit, dhe botimit të librave. Ajo u themelua në vitin 2000 nga publicisti Veton Surroi. Pas themelimit të Partisë Reformiste ORA nga Surroi në 2006, pronësia i kaloi motrës së tij Flaka Surroi.[2][3][4]
- Koha Print - shtypshkronja që ofron shërbime të shtypit për gazetën dhe libra të tjerë. Themeluar 1996.
- Koha Ditore - gazetë ditore dhe më e mirënjohura në Kosovë. Themeluar 1997.
- Botimet Koha (Koha Publishing) - shtëpi botuese, që ka botuar më shumë se 800,000 tituj. Themeluar 1998.[4]
- Kohavision - televizioni i dytë privat pas Luftës së Kosovës. Themeluar 2000.
- Koha.net - portali i Kohës Ditore dhe Kohavisionit në internet. Themeluar 2002.
- Arta News (dikur TV Arta) - televizioni i parë kushtuar lajmeve të pandërprera. Themeluar 2009.
- BlinkTV - kompani komerciale e produksionit televiziv. Themeluar 2022.