Top Story (përkthyer direkt si "rrëfimi kryesor") është një program analitiko-politik i prodhuar nga Top Channel me nikoqire Grida Duma. Programi, i krijuar dhe atëkohë i drejtuar nga gazetari Sokol Balla, bëri premierën në tetor 2006.[nevojitet citimi]

On air që nga tetori i vitit 2006, Top Story është shndërruar nga sezoni ne sezon, ne teatrin kryesor politik te ekraneve shqiptare, nga ku gjenerohet debat, diskutime, përballje, lajm dhe ide. Top Story ka ofruar gjithmonë thellësinë e analizës dhe te kuptimit te ngjarjes me te forte te javës, qofte nga politika, por edhe kronika, sporti e deri dhe kultura, duke plotësuar kështu nevojën e opinionit publik dhe pse-te e tij te shumta lidhur me zhvillimet e vrullshme pozitive por edhe dramatike te tranzicionit të zgjatur demokratik shqiptar. Top Story nuk ka ngurruar te beje te sajën por edhe te thotë te sajën, për ngjarje te rëndësishme ne vend, ne përpjekje për te siguruar transparencën aq te nevojshme për opinionin publik.

Më 10 tetor 2022, emisioni Top Story mungoi në programacion dhe ishte zëvendësuar me një film.

Top Story ka futur ne kulturën mediatike shqiptare traditën e ndërthurur britanike e amerikane te emisioneve te tipit in depth "situation room", me atë Italiane te debateve te tipit "Matrix", sigurisht ndërthurur me me te mirën e traditës se krijuar nga Top Channel dhe revolucioni mediatik i këtij kanali.

Shiko edhe

Redakto

Top Channel

Referime

Redakto