Monika Kryemadhi është një politikane shqiptare, anëtare e Parlamentit dhe kryetare e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI).[1]

Monika Kryemadhi
Kryetaria e LSI-së
Në detyrë
5 korrik 2017 – aktiv
Paraprirë ngaPetrit Vasili
Të dhëna vetjake
U lind më9 prill 1974
Tirana
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePS (1991–2005)
LSI (2005)
Bashkjetuesja/etIlir Meta
PunësimiPolitikane
Nënshkrimi

Jeta e hershme

Redakto

Kryemadhi është diplomuar në degën Bio-Kimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Gjatë periudhës Gusht 1999 – Dhjetor 1999 ka kryer studime mbi sigurinë rajonale në “George C. Marshall European Center for Security Studies”, Gjermani.

Ndërkohë në vitin 2000–2002 ka kryer Master në “Administrim Biznesi”, në Fakultetin Ekonomik të Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës.

Në prill të vitit 2002 ajo ka marrë “Certificate of Appreciation” nga Qendra George C. Marshall.

Njëkohësisht në prill 2002 ka mbaruar “Leadership for the 21 st Century: Chaos, Conflict and Courage” në Harvard University.

Gjithashtu në vitin 2015 ka përfunduar Doktoraturën për “Analiza e Sistemit të Sigurimeve Shoqërore në Këndvështrimin Ekonomik dhe Juridik”.

Znj. Kryemadhi njeh në nivel shumë të mirë dhe dy gjuhë të huaja, gjuhën angleze dhe atë frengjisht.

Karriera politike

Redakto

Angazhimi i saj politik ka filluar që në vitin 1991, ku ajo ishte një nga themeluesit e FRESSH. Në janar të vitit 1992 u zgjodh anëtare e Kryesisë dhe në maj të po atij viti, ajo u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e FRESSH-it ne Kongresin e I dhe II. Ajo mbajti funksionin Presidente e FRESSH deri në prill të vitit 2002. Nga viti 1995 deri 2000 ajo u zgjodh nënkryetare e Socialist International Youth IUSY. Monika ishte anëtare e Partisë Socialiste nga dhjetori 1991 deri në shtator të vitit 2004. Gjatë kësaj kohe ajo ishte gjithashtu anëtare e Kuvendit të Shqipërisë nga viti 2001 deri 2005, si edhe u zgjodh dy herë për Këshillin Bashkiak të Tiranës për të cilin ajo është zgjedhur Sekretare e Delegacionit të Qeverisë Lokale në Këshillin e Evropës. Në shtator të vitit 2004, ajo ishte një nga themeluesit e Partisë Socialiste për Integrim (LSI). Gjatë periudhës 2005-2013 ka mbajtur pozicionin e Sekretares Organizative në Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Më 5 korrik 2017, Kryemadhi u zgjodh kryetarja e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke zëvëndësuar Petrit Vasilin, i cili dha dorëheqjen.[2]

Televizion

Redakto

Ajo ka bërë një duet me Majlinda Bregu te Kënga Magjike 07. Te Kënga Magjike 07 ajo ishte edhe anëtare e jurisë.

Jeta personale

Redakto

Kryemadhi është e martuar me politikanin tjetër Ilir Meta, me të cilin ka tre fëmijë: Bora, Besar, dhe Era Metaj.[3] Në vitin 2017, kur Meta u zgjodh Presidenti i Shqipërisë, Kryemadhi refuzoi të bëhej Zonja e parë e vendit, duke zgjedhur të vazhdojë të ishte deputete e parlamentit.[4]

Lidhje të jashtme

Redakto

https://www.neweurope.eu/article/albania-must-stay-course-eu-integration-says-nations-influential-woman-politician/ Arkivuar 22 qershor 2018 tek Wayback Machine

https://www.europeaninterest.eu/article/new-politics-new-generation-albania/

https://www.youtube.com/watch?v=_pecSl0X1qs

Referime

Redakto
  1. ^ "Njihuni me znj. Monika Kryemadhi". Lëvizja Socialiste për Integrim. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2019. Marrë më 17 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Monika Kryemadhi zgjidhet kryetare e LSI". Sot.com.al. 5 korrik 2017. Marrë më 17 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Tre fëmijët e presidentit". Tiranapost.al. 30 prill 2017. Marrë më 17 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Monika Kryemadhi: Nuk do të jem Zonjë e Parë, por deputete e LSI". Koha Jonë. 28 prill 2017. Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2018. Marrë më 17 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)