Leku shqiptar
Leku është valuta zyrtare e Shqipërisë (kodi ISO 4217: ALL). Ai ndahet në një 100 (qindarka), megjithëse qindarkat nuk prodhohen më. Inflacioni i Lekut është 2,8 % [1].
Leku shqiptar | |
---|---|
Kodi ISO 4217 | ALL |
Banka qëndrore | Banka e Shqipërisë |
Faqja WEB | www.bankofalbania.org |
Data e hyrjes në qarkullim | 16 gusht 1965 |
Burimi | Dekreti Nr.4028 i Presidiumit të Asamblesë Kombëtare, me datë 14.7.1965 mbi këmbimin valutor |
Përdoruesi(t) | ![]() |
Inflacioni | 2,1 % |
Burimi | The World Factbook, 2009 |
Nënnjësi | |
1/100 | qindarka |
Simboli | L |
qindarka | q |
Shumës | Lekë |
qindarka | qindarka |
Monedhat | |
Përd. i shpeshtë | 5, 10, 20, 50, 50(2003) 100 lekë |
Përd. i rrallë | 1 Lek |
Kartëmonedhat | |
Përd. i shpeshtë | 500, 1000 dhe 2000 lekë |
Përd. i rrallë | 5000 lekë |
EmriRedakto
Leku është emëruar në nderim të Lekës së Madh.[2] Emri qindarkë vjen nga Gjuha shqipe 100, pra (një qind). Kështu që qindarka e ka kuptimin e njëjtë me centime, cent, centesimo, eurocent, etj.
HistorikuRedakto
Përpara LekutRedakto
Deri më 1912, Shqipëria përdorte Lira Turke, valutën Otomane. Pas pavarësisë, një periudhë e kaosit politik vonoi paraqitjen e një valute kombëtare deri më 1926. Gjatë kësaj kohe, shumë valuta të jashtme qarkulluan në vëndin tonë, veçantërisht ato të Unionit Monetar Latin. Disa para në letër u prodhuan gjatë kësaj kohe [3]. Kartëmonedhat u prodhuan për Beratin, Gjirokastër, Korçën, Shkodrën dhe Vlorën. Denominimet përfshinin para dhe grosh (baraz me nën-njësitë e lirës Turke), Lirës Italiane, franga argjent , frankës, qint, qindtar dhe skender. Shihni Franga Korçare, Skender Korçar dhe Franku Vlonjat për më shumë.
Leku shqiptar për herë të parë është futur në përdorim nga mbreti Ahmet Zogu në vitin 1924. Emërtimi vjen për n'der të Aleksandrit të Madh, mbretit Maqedonas, që ndryshe quhet edhe Leka i Madh ndër shqiptarët, por kryesisht emërtimi vjen në n'derim të feudalit Shqiptar Lekë Dukagjini. Leku ka qënë në prerje ari, argjendi dhe bronzi.
1) Shih Peza Luftulla: Pse dobësohet leku ynë. 2) Gazeta Republika 23 tetor 2009.
KartëmonedhatRedakto
Në qarkullim (nga 2012-ta e në vazhdim).Redakto
MonedhatRedakto
Në qarkullim (nga 2007-ta e në vazhdim).Redakto
ReferimetRedakto
- ^ CIA World Factbook
- ^ Sir Harry Luke (1933). In the margin of history. Books for Libraries Press. f. 157.
Albanian hero, Alexander the Great of Macedon, lek being the Shqipetar form of Alexander
Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 29 qershor 2011. Marrë më 2 shtator 2008. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)