Mehmet bej Konica (Konicë, 1881 - Romë, 1946) ishte ministër i punëve të jashtme, diplomat karriere dhe veprimtar politik shqiptar.

Mehmet bej Konica
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
25 dhjetor 1918 – 14 nëntor 1920
Paraprirë ngaPreng Bibë Doda më1914
Pasuar ngazv. Mehdi bej Frashëri dhjetor 1919 / Iljaz bej Vrioni
Të dhëna vetjake
U lind më1881
Konicë, Perandoria Osmane)
Vdiq më1946
Romë, Itali
NënshtetësiaShqiptarë
Bashkëshortja/etEdipe hanëm Zavalani
FëmijëtSkënder, Skifter, Merushe, Lavdia
Punësiminëpunës, diplomat

Lindi në Konicë, në oxhakun e bejlerëve të njohur si Zenelbejllinjtë, i biri i Shahin beut dhe Lalia hanëm Delvinës,[1] vëlla i Faik Konicës.[2] Arsimimin e filloi në Janinë në gjimnazin "Zosimea" dhe e përfundoi në liceun perandorak "Gallatasaraj" në Stamboll. Studimet universitare i kreu në Shkollën e Lartë Administrative "Mylkie" të kryeqytetit perandorak.[3]

Më 1903-1908 sekretar diplomatik për shtypin në ministrinë e Punëve të Jashtme Osmane. Më 1908-1913 nënkonsull osman në Trieste, Fiume, Sulina (Rumani), Artë e Korfuz dhe si konsull në VarnaBullgarisë. Në janar 1913 e deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore vihet në shërbim të qeverisë shqiptare.

Është njëri prej parashtruesve të kërkesave të Qeverisë së VlorësKonferencën e AmbasadorëveLondër më 1913 bashkë me Rasih bej Dinon dhe Filip Nogën.[4] Mehmet Konica ishte një ndër të paktët dëshmitarë të tragjedisë shqiptare të kufijve. Ai e ndoqi atë nëpër disa etapa. Që nga viti 1913, deri më 1923, kur më së fundi, një delegacion ndërkombëtar i kryesuar nga gjenerali italian Enrico Tellini, vendosi në Shqipërinë e Jugut gurët që shënonin kufijtë e shqiptaro-greke. Më 1918 është nismëtar dhe kryetar i Kongresit të Durrësit. Më 1918-1919 delegat i Punëve të Jashtme. Në dhjetor të 1920 u dërgua në Londër si përfaqësues i Shqipërisë, ndonëse jo i njohur zyrtarisht nga Britania e Madhe.

Më 1920 emërohet ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë Delvina të dalë nga Kongresi i Lushnjës. Po atë vit ngarkohet nga Këshilli i Ministrave të gjente një organizator të huaj për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në vitet 1922-25 shërbeu si ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Britaninë e Madhe.[3] Pas Lëvizjes së qershorit detyrat e tij u vështirësuan duke qenë se po përpiqej t'i mundësonte përligjje diplomatike një qeverie të dalë nga kryengritja.[5] Në periudhën 1925-1939 ka shërbyer si diplomat në misione të ndryshme të konferencave ballkanike,[3] ku sipas bashkëshoqëruesit të tij Fishtës, mbajti një nga ligjëratat më të mira.[6]

Pas pushtimit të Shqipërisë, emigroi në Jugosllavi, ku qëndroi pak kohë. Shkon më pas në Itali. Më 1943 emërohet ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë Mitrovica, por nuk e pranoi detyrën.

Bëhet nismëtar i krijimit të një komiteti për përkujdesjen dhe menaxhimn e këtij grupi shqiptarësh dhe madje u zgjodh si kryetar i tij.

Jetoi në Itali, derisa ndërroi jetë në Romë më 1946.këshilltar politik pranë kryetarit të shtetit shqiptar.[3]

Shkrime

Redakto
  • Ç'bën Greqia sot?, fletorja "Telegraf" nr. 110, dt. 15 prill 1928, fq. 2-3.[7]

Referime

Redakto
  1. ^ Alibali A., Faik Konica më 1911-1912 Vitet e Harvardit dhe të “Vatrës”, Gazeta shqiptare ("Milosao", suplement). - Nr. 5142, 19 dhjetor, 2010, f. II - V.
  2. ^ Kelmendi R., Konica siç nuk e njohim, të dhënat të reja për prindërit, motrat e vëllezërit, shqiptarja.com, 19 janar 2014.
  3. ^ a b c d Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: "55", 2012. fq. 158. ISBN 978-9943-56-22-5
  4. ^ Pearson O., Albania and King Zog: independence, republic and monarchy 1908-1939. I.B.Tauris. 2004 fq. 37. ISBN 1-84511-013-7.
  5. ^ Austin R., Founding a Balkan State: Albania's Experiment with Democracy, 1920-1925, University of Toronto Press, 2012, fq. 109-110. ISBN 978-1-4426-4435-9
  6. ^ At Gjergj Fishta si mis në Konferencen Nderbalkanike të Athenës, botuar tek Át Gjergj Fishta, O.F.M. 1871-1940, përgatitur B. Demës, Shkodër: Botime Françeskane, 2010, fq. 21-28. ISBN 978-99956-97-03-7
  7. ^ Hoxha, Ibrahim (2000). Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek. Tiranë: Hasan Tahsini. fq. 132. OCLC 52547366. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)