Hiqmet bej Delvina
Hyqmet ose Hiqmet bej Delvina (Delvinë, 10 korrik 1888 - Nju Jork, 1957) ka qenë jurist, nëpunës dhe më pas ministër i shtetit shqiptar.
Hiqmet Delvina | |
Ministër i Drejtësisë | |
11 maj, 1928 – 5 mars, 1930 | |
Paraardhësi: | Iljaz Vrioni |
Pasardhësi: | Vasil Avrami |
Të dhënat personale | |
Lindi më: | 1888 |
Lindi në: | Delvinë, Perandoria Osmane |
Vdiq më: | 1957 |
Vdiq në: | Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës |
Kombësia: | shqiptar |
Profesioni: | gjyqtar, avokat |
Shkolla e kryer: | Mekteb-i Hukuk-u Shahname, Stamboll |
Grada shkencore: | jurist |
Feja: | mysliman |
BiografiaRedakto
U lind më 10 korrik 1888 në Delvinë, i biri i Sali beut dhe Xhevrije hanëm Alizotit.[1] Mes viteve 1904-1906 studjoi ndër gjimnazet e Janinës dhe Selanikut. U largua më 1910 drejt Stambollit ku studjoi për Drejtësi.
Më 1912 mori në Bullgari kryetarin e vërhovistëve Sandaski dhe e solli në Vlorë për të përgatitur një kryengritje kundër shteteve ballkanike. Më 1913-1914 qe prokuror në Fier dhe më 1914 përkrahu ardhjen e Princit Vid. Më 1916 punoi si avokat në Delvinë, prej ku më pas iku dhe qëndroi gjer më 1919 në Korfuz.
Më 1920-1924 me detyra të ndryshme në administratën shqiptare, si drejtor i jetëshkrimeve dhe drejtor i seksionit III në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Më 1925-1939 deputet, prej të cilave nga 1928 deri më 1930 qe ministër i Drejtësisë dhe nga 1931 deri më 1939 nënkryetar i Parlamentit. Pas pushtimit fashist u largua nga Shqipëria.[2]
Në mërgimin politik qe pjesë e Komitetit të Fshehtë të Stambollit së bashku me Musa Jukën,[3] Mehmet Konicën dhe Branko Merxhanin.[4] Ndërroi jetë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara në dhjetor të 1957.[2]
ReferimetRedakto
- ^ Stephen Taylor (1935). Who's who in Central and East Europe. Central European Times Publishing Company. f. 378. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Kastriot Dervishi (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. f. 110. ISBN 978-99943-56-22-5. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Jason Tomes (2003). King Zog: self made monarch of Albania. Sutton. f. 256. ISBN 9780750930772. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Dervishi, Kastriot (16 dhjetor 2015). "Margaret Hezllak dhe shërbimi i saj ndaj çështjes shqiptare". 55. 6315: 16–17.