Nana Mbretneshë Sadije

nana mbretneshë
(Përcjellë nga Sadije Toptani)

Nana Mbretneshë Sadije[1][2] ose Nana Mbretneshë e Shqiptarëve[3] e lindur Sadije hanëm Toptani (Tirana, 28 gusht 1876 - Durrës, 25 nëntor 1934) ka qenë Nëna Mbretëreshë e shqiptarëve nga shtatori 1928 deri me vdekjen e saj më 1934. Ishte e ëma e Mbretit Zog I.

Nana Mbretneshë e Shqiptarëve Sadije
U lind në28 gusht 1876
Vdiq24 nëntor 1934
KombësiaShqiptar

Biografia

Redakto

Lindi në Tiranë më 28 gusht 1876,[4] e bija e Emin bej Toptanit, pjesëtare e degëzimit të Toptanëve të Pishës të familjes feudale me ndikim në Shqipërinë e Mesme.[1][4][5]

Më 1891 u martua me Xhemal pashë Zogollin dhe nga kjo martesë i lindën 7 fëmijë. Mbreti i mëvonshëm i shqiptarëve, Ahmet Zogolli, ishte fëmija i dytë dhe lindi më 8 tetor të vitit 1895.[4] Pas vdekjes së të shoqit, ajo u bë zonjë konaku, administratore e pronave si dhe edukatore e fëmijëve. Mirëpriti dhe ndihmoi nevojtarët gjatë Luftës së Parë Ballkanike.

Nën kujdesin e saj u themelua më 1928 shoqëria "Gruaja shqiptare" ku kryetare ishte e bija, Princeshë Sanija. Nana Mbretneshë ndihmoi çdo nismë e veprimtari të kësaj shoqërie, moralisht e financiarisht, duke u bërë nismëtare për përparimin e gruas shqiptare jo vetëm në realitetin e kohës.[1]

Gjatë mandatit të birit të saj si president dhe gjatë kohës që ishte mbret, ajo pati një ndikim të madh mbi të.[6]

Ndërroi jetë në Durrës më 24 nëntor të vitit 1934. Ceremonia e varrimit u zhvillua më 26 nëntor 1934 në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. U varros në vendin e quajtur Kodra e Gështenjës, në krah të djathtë të rrugës aktuale automobilistike Tiranë – Elbasan, (në jug të Pallatit Mbretëror).

Mauzoleumi

Redakto

Me porosi të Mbretit Zog, arkitekti Qemal Butka, i frymëzuar nga motivet e arkitekturës islame, por me një konceptim modern, ndërtoi një varr-mauzoleum skulpturor, dyert e të cilit u hapën më 30 dhjetor 1935.

Më 17 nëntor 1944 mauzoleumi u prish nga komunistët.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d Dibra, Zenepe (2009). Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 446–448. ISBN 9789995602673.
  2. ^ Pearson, Owen (2004). Albania and King Zog (në anglisht). Vëll. I. I.B.Tauris. fq. 392. ISBN 9781845110130.
  3. ^ "Almanach de Gotha" (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ a b c Gjergji, Azis (20 korrik 2012). "Dinastia e Zogollëve". pashtriku.org.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  5. ^ Selmani, Hysen (2008). Nga notimet e Zogut I, mbretit të Shqiptarëve. Kristalina-KH. fq. 19–20. ISBN 9995665085.
  6. ^ Elsie, Robert (2012), A biographical dictionary of Albanian history (në anglisht), London: I.B. Tauris, fq. 506, ISBN 978-1-78076-431-3, OCLC 801605743